07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

5. Prof. Dr. Adrian Civici

Universiteti Europian i Tiranës

6. Prof. As.Dr. Ervin Demo

Universiteti i Tiranës

7. Prof. Dr. Edmond Hajdëri

Universiteti Katolik ”Zoja e Këshillit të Mirë”

8. Prof. As. Dr. Artan Hoxha

Unitersiteti i Tiranës

9. Prof. Dr. Anila Paparisto

Universiteti i Tiranës

10. Dr. Elida Rapti

Universiteti i Arteve

11. Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani

Universiteti Politeknik i Tiranës

1.3. Procedura e punës së komisionit

Faza përgatitore për krijimin e komisionit

Puna për krijimin dhe funksionimin e Komisionit

për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin

Shkencor ka filluar që në nëntor të 2013-ës,

pas diskutimeve mes qeverisë, kryeministrit të

Shqipërisë dhe kryetarit të këtij komisioni, të cilit iu

ngarkua detyra e ngritjes së komisionit. Gjatë kësaj

periudhe, pas diskutimeve me të gjithë aktorët

politikë, u ra dakort që komisioni i krijuar të kryente

një proces të plotë politikbërjeje me të gjitha fazat

dhe elementet e politikbërjes moderne.

Gjatë kësaj faze, në bashkëpunim me Ministrinë

e Arsimit dhe të Sportit, u mblodh e gjithë baza

e nevojshme materiale dhe statistikore për fillimin

e punës së komisionit. Po gjatë kësaj periudhe u

përcaktuan edhe termat e referencës të punës së

komisionit. Komisioni u plotësua me akademikë të

spikatur në fushat përkatëse në janar të 2014-ës,

kur mbajti dhe mbledhjen e tij të parë.

Faza e punës për hartimin e Raportit të Parë

Komisioni për Reformën në Arsim e Lartë dhe

Kërkim Shkencor është mbledhur 58 herë, gjatë

periudhës janar-korrik 2014. Në punën e tij në

këta muaj, komisioni ka marrë me qindra komente

dhe materiale ndihmëse nga shumë institucione të

arsimit të lartë në Shqipëri dhe departamente të

ndryshme. Midis të tjerave, komisioni ka marrë një

numër të madh mesazhesh elektronike nga individë

dhe institucione të arsimit të lartë.

Gjatë periudhës së hartimit të këtij raporti, komisioni

ka komunikuar me drejtoritë e Ministrisë së Arsimit

dhe të Sportit, me Institutin e Statistikës (INSTAT),

si dhe me departamente të ndryshme të qeverisë.

Komisioni ka shfletuar një dokumentacion të gjerë

ku përfshihen të gjitha ndryshimet legjislative në

vite, studimet e bëra nga qeveritë e mëparshme,

si dhe studimet e realizuara nga institucione të

ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në këtë fazë, komisioni ka krijuar një pasqyrë të

plotë të gjendjes së arsimit të lartë në Shqipëri

dhe problematikës së saj. Aspekt tjetër i punës së

komisionit ka qenë prurja e përvojave të ndryshme

ndërkombëtare. Komisioni, përveç përvojës

individuale të anëtarëve të tij, ka studiuar dhe ka

diskutuar sisteme të ndryshme të arsimit të lartë në

rajon, në Evropë dhe në vende të tjera.

Komisioni e ndërtoi punën e tij mbi bazën e grupeve

të punës, të drejtuara nga anëtarët e tij, sipas

ekspertizës së tyre përkatëse, të cilët kanë kryer

dhe analiza të ndryshme të sistemit të arsimit të

lartë, sipas detyrave. Çdo grup pune u mbështet

nga një numër ekspertësh. Pas punës në grupe,

materiali i punuar u diskutua në komision dhe më

pas u miratua nga anëtarët e tij.

Faza e diskutimit me grupet e interesit

Pas përgatitjes së Raportit të Parë, Komisioni

vendosi që të ketë një periudhë dy deri tre-mujore

për diskutimin e Raportit të Parë me grupet e

interesit. Raporti i Parë i Reformës për Arsmin

e Lartë dhe Kërkimin Shkencor iu shpërnda të

gjithë pedagogëve të IAL-ve në vend nëpërmjet

komunikimt elektronik. U krijua një faqe interneti

në emër të komisionit, ku janë marrë me qindra

mesazhe elektronike nga kolegë dhe studentë në

mbarë vendin. Dokumentacioni dhe takimet janë

bërë publike në të mirë të transparencës së punës

së komisionit.

Gjatë kësaj faze, komisioni organizoi takime me

drejtues të IAL-ve, me personelin akademik të

departamenteve të ndryshme dhe me studentë

në të gjitha IAL-të në vend. Komisioni organizoi

edhe takime të tjera me grupe interesi, si: shoqatat

e biznesit dhe autoritetet lokale. Midis të tjerave,

komisioni ka organizuar takime me Komsionin

për Shkencën, i drejtuar nga prof. Paskal Milo, si

dhe me anëtarët e ish- KALSH-it dhe KRUSH-

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!