07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nga të dhënat e tabelës 3.1 duket qartë se pjesa

më e madhe e studentëve në vend studiojnë në

universitetet publike (78.5%). Vlen të veçojmë dy të

dhëna të rëndësishme. E para, numri i studentëve

në IAL-të jopublike ka pësuar një rritje shumë të

shpejtë, veçanërisht në 3-4 vitet e fundit. Më e

rëndësishmja është se ka pasur një zgjerim të

rëndësishëm të studimeve me kohë të pjesshme në

universitetet publike, ku sot studiojnë rreth 21.5%

e gjithë numrit të studentëve në IAL-të publike.

Këto dy zgjerime të papërputhura me standardet

e cilësisë të publikuara nga APAAL-i, kanë sjellë

masivizim, deri diku të shoqëruar me rënien e

cilësisë së formimit.

Zhvillimi shumë i shpejtë i sistemit nuk u shoqërua

paralelisht me zgjerimin dhe ngritjen e mekanizmave

të kontrollit dhe plotësimin e kuadrit normativ, duke

ndikuar negativisht në cilësinë e sistemit. Në këto

vite, programet e profilizuara dhe ato profesionale

humbën peshën e tyre specifike në larminë e

programeve të fushave, si: Infermieria, Ekonomia

e Menaxhimi, Drejtësia, Shkencat Sociale etj. Po

ashtu u ul niveli i kontrollit dhe rregullimit edhe mbi

fushat e profesioneve të rregulluara, si: Mjekësia,

Stomatologjia, Farmacia etj.

Shqipëria investon në arsimin e lartë disa herë më

pak edhe se fqinjët e saj. Ky investim është edhe

më i pabashkëmatshëm, kur krahasimet bëhen me

vendet më të zhvilluara të Evropës. Buxheti i shtetit

sot jep rreth 38 milionë euro për të mbështetur mbi

126 000 studentë në IAL-të publike. Kësaj shume

mund t’i shtohen afërsisht edhe 20 milionë euro të

tjera nga të ardhurat dytësore, të siguruara nga vetë

IAL-të, gjë që e çon shifrën në rreth 460 euro për

student në sektorin publik.

Këtij investimi mund t’i shtohen edhe rreth 35-45

milionë euro nga pagesat e studentëve në sistemin

jopublik (rreth 34,500 studentë me një pagesë

mesatare 1000-1250 euro).

Buxheti për arsimin nuk ka qenë kurrë më i lartë se 3%

e PBB-së, duke u lëkundur në intervalet 2.2-2.8%/

PBB. Ndërkohë, objektivi i domosdoshëm, i sugjeruar

nga UNESCO-ja, UNDP-ja, Objektivat e Mijëvjeçarit,

OECD-ja, BE-ja etj., është të paktën niveli 5% i PBB-së

(çka nënkupton dyfishin e asaj që Shqipëria akordon

aktualisht). Vendet e zhvilluara perëndimore, në kuadrin

e OECD-së, e financojnë arsimin e tyre universitar

në nivelet 5-8% të PBB-së, nga i cili 1-3% e PBB-së

shkon drejtpërsëdrejti për arsimin e lartë dhe kërkimin

shkencor. Aktualisht, Shqipëria shpenzon për arsimin e

lartë 0.4 – 0.6%% të PBB-së, si shumë e përbashkët e

IAL-ve publike dhe atyre jopublike.

Shqipëria shpenzon sot rreth 500-600 euro/

student, ndërkohë që asaj i duhen të paktën 4-5

herë më shumë për t’u barazuar me Rumaninë dhe

Bullgarinë, ose 8-10 herë më shumë për t’u afruar

me vende, si Portugalia e Spanja. Duke marrë

parasysh kushtet dhe mundësitë tona aktuale,

Shqipëria duhet të synojë të paktën shifrat 1500-

2000 euro/student ose, e thënë ndryshe, një buxhet

prej 250-350 milionë euro për 161 500 studentët

e saj. Për buxhetin e shtetit, një shumë e tillë është

sfida e madhe e viteve në vijim.

3.3. Ndryshimet ligjore në arsimin e lartë

Qysh prej vitit 1990, arsimi i lartë ka kaluar në disa

faza domethënëse ndryshimi që kanë pasur ndikim

si pozitiv, ashtu edhe negativ në zhvillimin e tij.

Periudha: 1990-1994, karakterizohet nga

vitet e hapjes së universiteteve, pas viteve të

ndryshimit, ku shteti mbizotëronte dhe autonomia

universitare nuk ishte në një stad domethënës.

Statusin “universitet” e gëzonin fillimisht vetëm

dy universitete, të cilat i pasoi edhe Universiteti

Politeknik, pas ndarjes nga Universiteti i Tiranës.

Po ashtu, në Tiranë ekzistonin tri akademi (e

Arteve, e Sporteve dhe ajo Ushtarake). Në tri

rajone (në Shkodër, në Elbasan dhe në Gjirokastër)

funksiononin ende Institutet Pedagogjike që

formonin mësues, ndërkohë që në Korçë

funksiononte prej vitesh Instituti i Lartë Bujqësor.

Gjatë kësaj periudhe, kërkimi shkencor realizohej

pjesërisht në universitete apo në institutet e sistemit

të Akademisë së Shkencave dhe në institute në

varësi të instituteve qendrorë me vendndodhje në

Tiranë dhe në rrethe të tjera.

Në vitet 1992-’93, me Vendim të Ministrisë së

Arsimit, Institucionet e Arsimit të Lartë jashtë

Tiranës, përkatësisht të Elbasanit, të Shkodrës,

të Gjirokastrës dhe të Korçës, u shndërruan në

universitete. Më tej, në vitin 1994, u hap edhe

Universiteti Teknologjik në Vlorë. Ndryshimi i

statusit të këtyre institucioneve në universitete

ishte një vendim politik, që nuk iu nënshtrua

asnjë procesi të vërtetë vlerësimi, mbështetur mbi

standarde akademike. Ky vendim ishte hapi i parë

drejt fashitjes së identitetit dhe traditës së këtyre

institucioneve dhe drejt zgjerimit që pasoi më tej në

profilet e tyre programore.

Që nga ky çast, këto IAL zgjeruan ofertën e tyre

akademike me programe në fusha të ndryshme

akademike, pa ndonjë dallim të dukshëm. Kjo

shënon dhe fazën e parë drejt largimit nga

profilizimi, i domosdoshëm në kushtet e një

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!