07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dhe asaj financiare-administrative (bord

administrativ, administrator i IAL-së, administrator i

fakultetit, administrator departamentesh). Për anën

organizative, shih skemën 5.1. Këto dy funksione

koordinohen përkatësisht nga Senati dhe Bordi

Administrativ.

5.4.4. Skema e zgjedhjeve propozohet të

ndryshojë. Parimi kryesor i zgjedhjeve është që

drejtuesit të zgjidhen nga grupe që kanë njohuri të

drejtpërdrejta mbi kompetencat dhe rolin e tyre. Në

rastin e senatit apo të rektorit, në zgjedhje duhet të

marrë pjesë vetëm personeli akademik me kohë të

plotë i IAL-së. Studentët do të kenë një përfaqësim

më të gjërë në vendimmarrjen e IAL-së, i cili

detajohet në seksionin e organizimit studentor në

këtë kapitull.

5.4.5. Në qendër të vendimmarrjes akademike

është Asambleja e Personelit Akademik (i gjithë

personeli akademik me kohë të plotë i njësisë

kryesore). Ky organizëm është shumë i rëndësishëm

për mbarëvajtjen e vendimmarrjes demokratike

dhe meritokratike në njësinë kryesore. Asambleja e

Personelit Akademik merr përgjegjësitë e Këshillit

të Fakultetit (në rastin e fakultetit) dhe një pjesë të

tyre i delegon në disa komisione të përhershme,

të ngritura në nivel fakulteti. Komisioni sugjeron

që Këshilli të Fakultetit nuk duhet të funksionojë

më. Kjo formulë synon të rrisë efikasitetin e

punës së çdo njësie të IAL-së dhe të zgjerojë

bazën e vendimmarrjes nga personeli akademik.

Ky organizëm është përgjegjësi kryesor për

vendimmarrjen akademike të universitetit, që nga

zgjedhja e anëtarëve të komisioneve të përhershme

deri te zgjedhja e senatit dhe e dekanit. Asnjë vendim

i rëndësishëm akademik në IAL nuk mund të merret

jashtë këtij forumi (shih skemën 5.1).

Departamenti

5.4.6. Departamenti merr më shumë kompetenca

që lidhen me procesin e pranimit të studentëve,

procesin e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor,

por edhe në drejtim të karrierës për fitimin e gradës

shkencore “Doktor i shkencave”. Departamenti

krijon strukturat e brendshme të tij për menaxhimin

e këtij procesi. Në fushën e pranimit të studentëve

në programet e doktoratës dhe të mbrojtjes

së gradës shkencore, departamenti merr disa

nga kompetencat e Këshillit të Profesorëve, i cili

sugjerohet të mos funksionojë më.

5.4.7. Si njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies

dhe e punës kërkimore-shkencore, departamenti

është përgjegjësi kryesor për llojet e studimeve që

organizon në të gjitha ciklet e studimit, për kurrikulat

e studimeve, si dhe propozon numrin e programeve

që duhet të organizojë dhe numrin e studentëve

për çdo program. Në rastet e programeve të

përbashkëta duhet të caktohet departamenti

kryesor përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit.

5.4.8. Departamenti mundet të ndërtohet edhe në

bazën e grupeve të kërkimit dhe të mësimdhënies

në përputhje me fokusin dhe misionin që ai i ka

vendosur vetes. Departamenti nuk mund të jetë

i tillë pa program studimi mësimor dhe kërkim

shkencor. Të dy këto procese akademike, të

mishëruara te çdo akademik, organizohen në nivel

departamenti.

5.4.8. Departamenti duhet të menaxhojë fondet

bazë të kërkimit shkencor, që shkojnë në

departament nga burime të tjera. Departamenti

duhet të ketë lirinë për të zhvilluar veprimtari për

dhënien e shërbimeve për të tretë, sipas rregullave

të përcaktuara, dhe të krijojë të ardhura nga kjo

veprimtari, të cilat të riinvestohen në të mirë të

veprimtarisë akademike të institucionit.

5.4.9. Departamenti përcakton kriteret dhe numrin e

pranimeve në IAL për të gjitha ciklet dhe programet

e studimit që mbulon.

5.4.10. Departamenti/Qendra ka në përbërje të

paktën 7 anëtarë të personelit akademik me kohë

të plotë. Të punësuarit në departament mund të

angazhohen edhe në qendra studimore e kërkimore

të IAL-së, por nuk mund të llogariten më shumë se

një herë brenda IAL-së.

5.4.11. Departamenti zgjedh drejtuesin e

departamentit nga radhët e tij. Ky i fundit duhet

të mbajë titullin “Profesor” ose “Profesor i

asociuar” dhe gradën “Doktor”, në qoftë se nuk ka

konkurrencë. Drejtuesi i departamentit zgjidhet me

mandat 4-vjeçar dhe nuk duhet të shërbejë në më

shumë se dy mandate.

5.4.12. Sugjerojmë krijimin e postit të administratorit

të departamentit, i cili do të merret me nevojat

administrative dhe menaxheriale të departamentit,

duke lehtësuar punën e drejtuesit akademik të

departamentit. Ai mund të ketë nën varësi (sipas

nevojave) një numër anëtarësh të personelit

administrativ. Një administrator mund të mbulojë

më shumë se një departament. IAL-të vendosin,

në varësi të madhësisë dhe të financave të tyre,

numrin e administratorëve të departamenteve, si

dhe përcaktojnë rolin dhe detyrat e administratorit

të departamentit sipas nevojave të tyre.

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!