07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

8.5.3. Në shpërndarjen e tij në nivel institucioni të

arsimit të lartë do të mbahen parasysh një sërë

treguesish, si:

• cilësia e produktit shkencor të prodhuar e të

publikuar nga departamentet e këtyre

institucioneve në një periudhë të caktuar

(sugjerohet 3 deri në 4-vjeçare në kushtet

aktuale), duke marrë parasysh edhe numrin e

personelit akademik. Këto botime janë baza e

renditjes institucionale të këtyre IAL-ve;

• tipologjia e fushës së kërkimit shkencor ku vepron

departamenti. Për fakultete/institute/qendra dhe

departamente të shkencave teknike, mjekësore,

bujqësore e natyrore, masa e financimit strukturor

do të jetë më e madhe sesa e atyre që veprojnë

në fushën e shkencave humane;

• projektet kërkimore ndërkombëtare e kombëtare

ku merr pjesë departamenti apo pedagogu.

8.5.4. Ky financim do të menaxhohet në mënyrë

transparente nga vetë departamenti. Ndarja e këtij

financimi brenda departamentit midis grupeve

kërkimore apo individëve do të bëhet me vendim të

Asamblesë së Personelit të Departamentit, duke u

mbështetur mbi parimin e meritokracisë, në varësi

të cilësisë dhe të vëllimit të kërkimit që ata kryejnë,

pra, nuk do të shpërndahet në mënyrë të barabartë

për të gjithë anëtarët e departamentit pa dallim.

8.5.5. Një financim i veçantë strukturor do të

jepet nga AKF-ja për institutet dhe qendrat

ndëruniversitare, ndërsa financimi i institucioneve

të kërkimit të zbatuar do të bëhet nga ministritë

përkatëse.

8.5.6. Financimi programor do të jetë 2 llojesh:

• i pari, për Programet Kombëtare të Kërkim-

Zhvillimit, i ofruar nga AKKSh-ja dhe që do të jetë i

hapur për të gjitha institucionet publike e jopublike

të kërkimit shkencor;

• i dyti, për programet e kërkimit universitar, i ofruar

nga AKF-ja për IAL-të publike dhe jopublike që

zhvillojnë kërkim shkencor (kategoritë e përfshira

në pikën 1).

8.5.7. Këto financime do të jepen gjithmonë mbi

bazë aplikimesh dhe do të jenë të pavarura.

Figura 8.1. Organizimi strukturor institucional i kërkimit shkencor.

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!