07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

9.3. Sugjerime për IAL-të me status të

veçantë – Pranimi i studentëve

9.3.1. Pranimi i studentëve në IAL-të me status të

veçantë duhet të konsiderohet investim kombëtar

me ndikim në jetën e shoqërisë shqiptare dhe, si

i tillë, pavarësisht nga zhvillimet e tregut të punës,

programet e studimit në programet e IAL-ve me

status të veçantë duhet të kenë vazhdimësi.

9.3.2. Pranimi i studentëve në IAL-të me status

të veçantë duhet të realizohet me konkurs sipas

specifikave të fushës.

9.3.3. Nota mesatare për pranimin e studentëve

në disa IAL me status të veçantë mund të jetë e

ndryshme nga nota mesatare që mund të vihet

si kriter për të fituar të drejtën e aplikimit për të

ndjekur studimet në programet e tjera.

9.3.4. AKAU duhet të peshojë çdo element të

procedurës së konkursit të pranimit në disa IAL

me status të veçantë. Pesha e çdo elementi të

konkurrimit në këto IAL duhet të propozohet nga

vetë IAL-të me status të veçantë, sepse janë më të

specializuara për ta bërë këtë.

9.3.5. Përcaktimi i kuotave të studentëve fitues

duhet të jetë kompetencë e vetë IAL-së me status

të veçantë.

9.4. Sugjerime për IAL-të me status të

veçantë – Mësimdhënia

9.4.1. IAL-të me status të veçantë duhet të

kenë të drejtë që të rregullojnë vetë procesin e

mësimdhënies. Ato duhet të kenë të drejtë që

të rregullojnë veprimtarinë e departamenteve në

lidhje me përcaktimin e numrit të stafit, ngarkesën

mësimore të stafit, llogaritjen e normës mësimore,

rekrutimin e stafit, kontrollimin e praktikave

profesionale, punën kërkimore e shkencore,

hartimin e programeve të studimit, programet

lëndore, analizën e mësimdhënies etj.

9.4.2. Format e organizimit të procesit të

mësimdhënies në IAL-të me status të veçantë

të përcaktohen nga specifikat që shpreh secili

profil brenda IAL-së në procesin e realizimit të

mësimdhënies me studentët.

9.5. Sugjerime për IAL-të me status

të veçantë – Kërkimi shkencor/

Veprimtaritë profesionale

9.5.2. Të hartohen instrumente që do të bëjnë të

mundur që veprimtaritë specifike profesionale që

zhvillohen nga stafi akademik i IAL-së me status të

veçantë, të konvertohen në parametra mbi kërkimin

shkencor.

9.5.3. Veprimtaritë profesionale apo krijimet artistike

që realizohen nga personeli akademik i IAL-ve me

status të veçantë të konvertohen në prodhimtari

shkencore dhe të shërbejnë për të vlerësuar

performancën e tyre në këto fusha.

9.6. Sugjerime për IAL-të me status të

veçantë – Financimi

9.6.1. IAL-të me status të veçantë duhet të kenë

të drejtë të bëjnë një shpërndarje më fleksibël të

fondeve në dispozicion. Departamentet duhet të

kenë mekanizmat që të jenë hallka kryesore për

planifikimin, administrimin dhe vënien në jetë të

buxhetit financiar.

9.6.2. IAL-të me status të veçantë kanë një numër

të vogël studentësh dhe kosto të lartë të përgatitjes

për student, prandaj për këtë duhet të vendosin

tarifa të diferencuara mbi pagesat e shkollimit të

studentëve.

9.6.3. Tarifat e shkollimit të studentëve në IAL-të

me status të veçantë, duke qenë më të larta se

tarifat në degë të tjera, të rimbursohen pjesërisht

edhe nga shteti për të ulur barrën ekonomike të

studentëve.

9.6.4. Financimi i IAL-ve me status të veçantë duhet

të marrë parasysh numrin e vogët të studentëve në

këto institucione, si dhe koston e lartë për student.

Për këtë arsye, koeficientët e financimit për student

për IAL-të me status të veçantë duhet të jenë më të

larta se koeficientët për student në degë të tjera.

9.6.5. IAL-të me status të veçantë duhet të

përfitojnë edhe nga granti për mbulimin e

shpenzimeve që duhen për sigurimin dhe rinovimin

e bazës materiale dhe teknologjike në ndihmë

të mësimdhënies e kërkimit shkencor. Ky grant

financimi mund të planifikohet nga granti për

zhvillim.

55

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!