07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

me të mbaruar studimet universitare, të jetë në

gjendje të diagnostikojë dhe të mjekojë pacientin

në mënyrë të pavarur. Aktualisht, kjo nuk ndodh

për këto arsye: për shkak të mënyrës se si

zhvillohet mësimdhënia; për shkak të mungesës së

praktikës së mjaftueshme të studentit në shërbimet

përkatëse, si dhe për shkak të mospërfshirjes së tij

në punën kërkimore - shkencore. 86 | P a g e

A.1.3.7. Për këtë arsye, ne sugjerojmë që

departamentet, në rast nevoje, mund të aktivizojnë

në këtë proces mësimdhënieje edhe klinicistët

e Qendrës Spitalore, nëpërmjet detyrimesh

kontraktuare, që të përfshihen në procesin

mësimor, kryesisht në atë praktik me të sëmuret.

Natyrisht që kjo duhet të realizohet sipas disa

kritereve te përcaktuara nga departamenti përkatës,

si: nota mesatare, doktoratura apo kompetencat

individuale. Ky proces do të kushtëzojë që të gjithë

mjekët që do të punësohen në QSUT si ordinatorë,

t`u nënshtrohen kritereve të ngjashme si për një

pedagog.

Për më tepër, këtij procesi do t`i shërbejë edhe

legalizimi i vullnetarizmit të studentëve të shkëlqyer

të dy viteve te fundit në klinikat universitare, i cili

ndihmon ne identifikimin e elementit potencial për

konkurset si pedagog apo ordinator.

A.1.3.8. Mbarimi i studimeve universitare nuk

përkthehet në të drejtë licensimi të mjekut të ri.

Në këto kushte, deri në marrjen e një license

përfundimtare që vjen pas një stazhi 2-vjeçar,

sugjerojmë dhënien e licensave të përkohshme me

afat të kufizuar kohor.

A.1.3.9. Veprimtaria shkencore e UMT-së duhet të

jetë pjesë integrale e jetës shkencore të klinikave

universitare, gjë që do ta bënte studentin tonë

të mjekësisë, si kudo në botë, pjesë integrale të

studimeve të mirëfillta shkencore në nivel kombëtar

dhe ndërkombëtar. Me përfundimin e studimeve

universitare, përvoja e studentit të mjekësisë në

lidhje me kërkimin shkencor është e tillë që nuk i

lejon të japë një gjykim shkencor mbi një artikull për

botim. Kjo është shumë e rëndësishme për ta bërë

mjekun tonë të ardhshëm pjesë të debatit shkencor

të komunitetit mjekësor kombëtar e ndërkombëtar.

Performanca e pedagogut duhet matur edhe

në lidhje me përfshirjen e studentit në kërkimin

shkencor.

A.1.3.10. Nga pikëpamja organizative dhe

strukturore, edhe pse në përgjithësi është në

harmoni të plotë me IAL-të e tjera të vendit,

UMT, në nivel departamenti ofron një specifikë

të rëndësishme, për shkak të lidhjes së

domosdoshme organike me veprimtarinë e

QSUT-së dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila

kushtëzon një autonomi me te madhe organizative.

Pikërisht në ketë nivel profilizohet statusi specifik i

UMT-së. Departamentet dhe sidomos shërbimet,

njësitë përbërëse të departamenteve, veprimtarinë

e tyre mësimore e realizojnë pjesërisht në universitet

dhe kryesisht në QSUT dhe ISHP. Këto njësi janë

praktikisht bërthama shumë të rëndësishme, jo

vetëm akademike dhe shkencore, por edhe të

punës me të sëmurët.

A.1.3.11. Sugjerojmë që përzgjedhja e shefave

të departamentit të bëhet me votim të të gjithë

personelit me kohë të plotë te departamentit, duke

respektuar gjithmonë nivelet me të larta akademike,

mësimdhënëse dhe profesionale.

Sugjerojmë që kriteret e hyrjes në konkurrim të

shefave të departamenteve të jenë sipas renditjes

së mëposhme: titulli më i lartë; vjetërsia e titullit;

vjetërsia pedagogjike (të paktën 15-vjeçare si

pedagog i brendshëm); përvojë e suksesshme në

drejtim të njësive arsimore dhe klinike mjekësore;

botime jashtë dhe brenda vendit; aftësi organizative;

organizim i veprimtarive shkencore; pjesëmarrje

në projekte ndërkombëtare; mosha, e cila një të

zgjedhuri të ri duhet t’i lejojë të mbyllë mandatin

4-vjeçar.

A.1.3.12. Përzgjedhja e shefave të shërbimeve

universitare bëhet me konkurrim me dosje

personale të kandidatit.

Kriteret për zgjedhjen e shefave të shërbimit të

renditura sipas rëndësisë sugjerohet të jenë:

Titulli më i lartë shkencor; përvoja klinike prej të

paktën 15 vjetëve në njësinë spitalore universitare;

vjetërsia pedagogjike (të paktën 15 vjet si pedagog

i brendshëm); botimet jashtë dhe brenda vendit;

aftësitë organizative; organizimi i veprimtarive

shkencore; pjesëmarrja në projekte ndërkombëtare;

mosha, e cila një të zgjedhuri të ri duhet t’i lejojë të

mbyllë mandatin 4-vjeçar. Një shef shërbimi ka të

drejtë të konkurrojë edhe për shef departamenti.

Përzgjedhja fillestare e dosjeve (jo më shumë se dy

dosje) bëhet mbi kriteret e lartpërmendura nga një

komision ‘ad-hoc’ prej pesë profesorësh të emëruar

nga Senati i Universitetit. Përzgjedhja përfundimtare

e kandidaturës më të mirë (nga dy kandidatët e

sugjeruar nga komisioni) bëhet nga Bordi i QSUsë.

Në vendimin e bordit merret parasysh edhe

mendimi i Shefit të Departamentit.

64

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!