07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PJESA II –

NDRYSHIMET E

REKOMANDUARA

KREU 9

IAL ME STATUS TË VEÇANTË, ME PROGRAME STUDIMI ME

NATYRË TË VEÇANTË DHE ME PËRPARËSI KOMBËTARE

9.1. Përshkrimi

9.1.1. Ky grup i IAL-ve ndahet në tri nëngrupe që

janë:

9.1.1.1. IAL me status të veçantë në bazë të

specifikave të pranimit të studentëve, specifikave

të procesit të mësimdhënies, punës kërkimore,

financimit apo edhe vetë organizimit, si: UART,

UMT, UST, Akademia Ushtarake, Akademia e

Policisë, etj.

9.1.1.2. IAL që kanë programe studimi me natyrë

të veçantë që zhvillohen brenda vetë IAL-së dhe që

kanë specifika të ndryshme nga programet e tjera,

si: Veterinaria në UBT, Arkitektura në UPT, sporti

në Universitetin e Elbasanit dhe në Universitetin e

Shkodrës.

9.1.1.3. IAL me programe studimi me përparësi

kombëtare, bazuar në politikat shtetërore për

përgatitjen e specialiteteve të ndryshme, si: në

fushën e bujqësisë, të mësuesisë, të gjeologjiminierave,

të mjedisit, të energjisë etj.

9.1.4. Këto IAL, pavarësisht nga specifikat e

fushës së tyre të studimeve, funksionojnë brenda

sistemit universitar. Ato janë kryesisht IAL publike

dhe funksionojnë sipas Ligjit të Arsimit të Lartë të

Republikës së Shqipërisë.

9.1.5. Organet drejtuese e kolegjiale në këto IAL i

nënshtrohen procesit të zgjedhjeve si në të gjitha

IAL-të.

9.1.6. Struktura e organizimit të procesit mësimor

realizohet sipas Procesit të Bolonjës.

9.1.7. Kuotat e pranimit të studentëve në këto IAL

ose programe studimi përcaktohen nga MAS-i.

Pranimi i studentëve realizohet në dy mënyra.

Mënyra e parë është pranimi i studentëve me

konkurs. Ky model pranimi është ndërthurja e

rezultateve akademike të shkollës së mesme

me rezultatet e arritura në konkursin për fushën

specifike të studimit. Mënyra e dytë është pranimi

thjesht në bazë të rezultateve të maturës shtetërore,

sipas preferencave të zgjedhura nga vetë aplikantët.

9.1.8. Procesi i mësimdhënies në disa nga këto

IAL realizohet në kushte specifike. Ky proces

kushtëzohet nga natyra e veçantë, ku mësimdhënia

mund të zhvillohet edhe në formë individuale ose

me grupe prej disa studentësh.

9.1.9. Financimi i këtij grupi të IAL-ve publike

bazohet te skema e financimit që është e njëjtë për

të gjitha universitetet publike në Shqipëri. Financimi

i tyre realizohet nga granti i pakushtëzuar që

financohet nga MAS-i.

9.1.10. Në këtë kapitull jepen vetëm dispozitat e

përgjithshme për këto IAL. Specifikat e tyre janë

detajuar në ANEKSIN I të këtij raporti.

9.2. Sugjerime për IAL me status të

veçantë - Organizimi

9.2.1 Veprimtaria mësimore e shkencore e i IAL-ve

me status të veçantë është dhe duhet të mbetet

në varësinë e MAS-it, institucion që ka të gjitha

mekanizmat e kontrollit të cilësisë dhe që është

përgjegjës për arsimin e lartë në Shqipëri.

9.2.2. Komisioni sugjeron që statusi që

përfaqësojnë këto institucione në arsimin e lartë

shqiptar, të mbetet i njëjtë me atë që ato kanë në

stadin aktual.

9.2.3. Për disa IAL me status të veçantë, si UMT

apo UART, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me

ministritë përkatëse, sugjerohet që NJË nga

anëtarët e Bordit të Administrimit ta ketë nga

këto ministri dhe jo nga Ministria e Arsimit dhe e

Sporteve.

9.2.4. Disa IAL me status të veçantë, si UMT,

ofrojnë, nga pikwpamja organizative dhe

strukturore, një specifikë të rëndësishme, për

shkak të lidhjes së domosdoshme organike me

veprimtarinë e QSUT-së. Elementet kyçe që i japin

UMT-së këtë status specifik, janë shërbimet dhe

njësitë përbërëse të departamenteve, të cilat e

realizojnë veprimtarinë e tyre praktike në universitet

dhe në QSUT. Drejtimi i këtyre shërbimeve është

i një rëndësie shumë të madhe dhe përzgjedhja e

drejtueseve duhet të pasqyrojë këtë specifikë në

krahasim me universitetet e tjera jo të veçanta.

54

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!