07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

5.4.41. Komisioni sugjeron që sistemi të

thjeshtëzohet në tre tituj, Lektor, Profesor i Asociuar

dhe Profesor.

• Çdo pedagog mund të punësohet me kontratë të

përhershme vetëm si lektor.

• Çdo lektor i punësuar me kontratë të përhershme

duhet të ketë fituar gradën “Doktor i Shkencave”

përpara punësimit.

• Duhet të hiqet titulli “Docent” për prurjet e reja.

• Promovimi nga “Lektor” në “Profesor i Asociuar”

duhet të bëhet pas një periudhe jo më pak se

5-vjeçare dhe sipas rregullave të brendshme

të çdo IAL-je. Periudha është e njëjtë edhe për

promovimin nga titulli “Profesor i Asociuar” në

titullin “Profesor”.

• Kriteret bazë për çdo shkallë promovimi duhet të

mbështeten në cilësinë e:

• Punës kërkimore shkencore (të paktën 3 artikuj

me faktor impakti për titullin “Prof. As., dhe të

paktën 4 për titullin “Profesor”)

• Mësimdhënies (cilësia e mësimdhënies)

• Kontributit institucional

5.4.42. IAL-të aplikojnë edhe forma të tjera

punësimi si ato të kërkuesit shkencor në disa nivele,

asistentlektorit dhe të tjera. Këto pozicione janë me

kontrata të përkohshme.

Sugjerime - Struktura e propozuar për institucionet

e arsimit të lartë

5.4.43. Duke pasur parasysh organizimin ekzistues

të IAL-ve në vend, traditën ekzistuese, si dhe

përvojat më të mira ndërkombëtare, komisioni

sugjeron këta tipa të institucioneve të arsimit të lartë

në Shqipëri:

I. Universiteti – i strukturuar me të paktën 3 njësi

kryesore (3 fakultete ose 2 fakultete dhe 1 institut).

Instituti ka të njëjtën strukturë si fakulteti. Në rastin

kur IAL-ja ka institut, ky i fundit duhet të ketë

personelin e tij me kohë të plotë. Çdo fakultet

duhet të ketë të paktën 3 njësi bazë/departamente

(ose 2 departamente dhe 1 qendër kërkimore).

Çdo departament/qendër kërkimore duhet të këtë

të paktën 7 anëtarë me kohë të plotë, midis të

cilëve 3 me grada e tituj. Universiteti ka të drejtë të

organizojnë studimet në të tri diklet e studimit dhe

studime profesionale 1- ose 2-vjeçare (studime

postsekondare, 60-120 kredite), cikli i parë, diplomë

“Bachelor” (të paktën 3 vjet, 180 kredite); cikli i dytë

i studimeve, diplomë Master Profesional 1-vjeçar

60 kredite, Master i Shkencave 2-vjeçar 120 kredite

dhe Master i Shkencave i Integruar, me kohëzgjatje

5-6-vjeçare dhe 300-360 kredite; cikli i tretë,

studimet e doktoratës 3-5-vjeçare, specializime

afatgjata me kohëzgjatje të paktën 2-vjeçare dhe të

paktën 120 kredite dhe Master Ekzekutiv 1-2 vjeçar,

60-120 kredite.

II. Kolegji Universitar – i strukturuar me të paktën 2

fakultete me të njëjtën strukturë. Këto IAL ofrojnë

programe studimi në ciklin e parë dhe në ciklin e

dytë, si dhe në formimin profesional.

III. Akademia – e strukturuar me 1 fakultet me të

njëjtën strukturë si ajo e fakulteteve në përbërje të

universiteteve. Këto IAL mund të ofrojnë programe

studimi në të tri ciklet e studimit, në fushën

përkatëse të kompetencës.

IV. Kolegji Profesional – i strukturuar me të paktën

dy departamente ofron shkollim profesional

1-2-vjeçar me të drejtën e lëshimit të një Diplome

Profesionale.

5.4.44. Standardet akademike të IAL-ve janë

të njëjta si për ato jopublike edhe ato publike.

Sugjerohet që edhe struktura e organizimit të jetë

e ngjashme, me përjashtim të rasteve kur këto

institucione janë në partneritet me institucione të

mirënjohura ndërkombëtare dhe ligji parashikon

dispozita të veçanta. Procedurat e emërimit, të

menaxhimit dhe të financimit përcaktohen nga vetë

institucioni, sipas natyrës së tij.

33

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!