07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3.4.3. Në IAL-të vihen re dallime të mëdha në

numër studentësh apo programesh të ofruara

midis vetë institucioneve. Sot ka institucione dhe

programe që kanë numër minimal studentësh.

Kjo sjell pamundësi financiare për mbulimin e

kostove dhe sigurimin e standardeve minimale të

mësimdhënies, pa folur për kërkim shkencor apo

veprimtari të tjera.

3.4.4. Sistemi jopublik i arsimit të lartë paraqitet

i fragmentuar, me IAL jopublike të copëzuara pa

një profil të vetin, me shumë programe studimi

në të gjitha ciklet, por që kanë një numër të vogël

studentësh. Sot, 44 IAL jopublike mbajnë afërsisht

20% të numrit të përgjithshëm të studentëve

në rang vendi. Në shumicën e këtyre IAL-ve,

cilësia është e ulët dhe kontrolli i saj nga organet

kompetente nuk është as i plotë dhe as i thellë.

3.4.5. Edhe akordimi i statusit të universitetit nuk

është bërë gjithmonë në përputhje me plotësimin e

standardeve akademike dhe institucionale për këtë

status. Kjo vihet re në të dy sektorët, privat dhe

publik. Ndërkohë, institucionet e arsimit të lartë me

statusin akademi, shkolla të larta e kolegje janë të

kufizuara në numër.

3.4.6. Ka filiale të hapura pa kriter dhe jashtë

logjikës ekonomike e institucionale që krijojnë

konkurrencë të padobishme, madje brenda vetë

IAL-ve publike.

3.4.7. Cilësia e IAL-ve dhe e programeve të studimit

në sistemin publik nuk i është nënshtruar ende

procesit të vlerësimit të jashtëm dhe të akreditimit,

duke ndikuar edhe në sistemin e IAL-ve jopublike.

3.4.8. Në sistemin e arsimit të lartë, sot ka një

shumëllojshmëri të madhe të ofertës akademike, pa

kritere dhe politika strategjike planifikimi, si dhe e

papërligjur për madhësinë e sektorit, popullatën dhe

kërkesën e tregut shqiptar.

3.4.9. Në llojin e ofertës akademike, mbizotëron

dukshëm arsimimi i lartë universitar mbi atë

profesional. Arsimimi profesional jouniversitar zë

një peshë thuajse të papërfillshme në shkallë vendi,

si përsa i përket numrit e llojeve të programeve të

studimit të ofruara (as 1% të programeve gjithsej),

ashtu dhe të numrit të studentëve në këtë sistem

(rreth 0.1%).

3.4.10. Pranimi në IAL karakterizohet nga politika

dhe skema të kontrolluara nga MAS-i në sistemin

publik (të paktën për programet e preferuara), por

thuajse pa kritere në sektorin jopublik, madje edhe

për fushat e veçanta të rregulluara (BE) dhe sipas

niveleve e cikleve të studimit (Master Profesional,

Master i Shkencave dhe Doktoratë).

3.4.11. Kurrikulat e studimeve të larta janë të

paharmonizuara në nivel kombëtar për të njëjtat

programe sipas emërtimit, llojit dhe niveleve apo titujve

të studimit. Kjo është e vërtetë edhe për programet që

testohen pas diplomimit me Provimin e Shtetit.

3.4.12. Sistemi me kohë të pjesshme (“part–time”)

është zgjeruar pa kritere të mirëpërcaktuara, duke

zënë një peshë të rëndësishme në sistemin e

arsimit (nga dytësor që ka qenë në të kaluarën dhe

siç vazhdon të jetë në vendet e zhvilluara) dhe në

mospërputhje me qëllimin për të cilin ekziston, si

mundësi alternative për ata që janë në marrëdhënie

pune.

3.4.13. Zgjerimi i paarsyeshëm i sistemit të

studimeve me kohë të pjesshme si në sitemin

publik ashtu edhe në atë privat të arsimit të lartë,

ka prekur edhe programet specifike të studimit, me

përbërës të rëndësishëm teknik, kërkimor, praktik,

profesional, madje dhe ato të profesioneve të

rregulluara.

3.4.14. Kërkimi shkencor, si përbërës kyç i

rëndësishëm për institucionet e arsimit të lartë

me statusin universitet, është në nivel më të

ulët, krahasuar me universitetet evropiane. Kjo

problematikë është më e theksuar në universitetet

jashtë Tiranës dhe në shumicën e IAL-ve jopublike.

Për pasojë, sot IAL-të shqiptare kanë një fizionomi

kryesisht mësimdhënëse dhe pak kërkimore.

3.4.15. Sistemi i Brendshëm dhe i Jashtëm i

Sigurimit të Cilësisë është karakterizuar nga

probleme dhe vështirësi që lidhen si me shkallën

e ulët të njohjes dhe interesimit të vetë IAL-ve për

cilësinë e brendshme, ashtu edhe me mungesën e

kontrollit të jashtëm. Ky proces nuk u ndihmua as

nga ndryshimet e vazhdueshme ligjore, kriteret e

standardet (shpeshherë të paqarta e vështirësisht

të lexueshme), të cilat kërkonin adoptime të

shpeshta të IAL-ve dhe vetë institucioneve të

sigurimit të cilësisë jashtë tyre. Këtyre faktorëve

u shtohet dhe mungesa e ndarjes së qartë të

fushës së veprimtarisë dhe kompetencave për

sigurimin e cilësisë midis vetë IAL-ve, institucioneve

të vlerësimit të cilësisë dhe akreditimit dhe atyre

vendimmarrëse, si MAS-i dhe KM-ja.

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!