07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

in. Gjithashtu, është organizuar një numër i

madh intervistash me individë të shquar të jetës

akademike në vend. Komisioni ka kërkuar edhe një

oponencë zyrtare nga një numër akademikësh të

shquar në vend.

Përpos këtyre takimeve, komisioni ka sqaruar

opinionin publik nëpërmjet diskutimeve publike

mediatike, si ato të medias së shkruar, ashtu edhe

ato të medias elektronike dhe televizive. Gjatë kësaj

periudhe, nga të gjithë anëtarët e komisionit janë

mbajtur me dhjetëra debate televizive, janë shkruar

artikuj, si dhe janë zhvilluar diskutime publike.

Periudha e diskutimit ishte nga 20 prill deri 6

qershor 2014. Kontributet e mbledhura u përfshinë

në diskutimet e komisionit. Propozimet për të cilat

u ra dakord, u përfshinë në Raportin Përfundimtar

(White Paper). Një pjesë e sistemuar e këtyre

vërejtjeve dhe sugjerimeve jepen edhe në një nga

matricat në Aneksin III të këtij raporti.

Puna e komisionit është organizuar si vijon:

Fillimisht u ra dakord për parimet bazë që do të

drejtonin punën e komisionit. Në vazhdimësi u

diskutuan dhe u miratuan qëllimet e kësaj reforme.

Si të gjitha reformat, edhe kjo u përqendrua te

mënyra e organizimit të arsimit të lartë në Shqipëri

dhe të IAL-ve të tij. Pasi u analizuan problemet,

duke marrë parasysh përvojat e vendeve të tjera,

u bënë sugjerimet e nevojshme. Më tej, puna e

komisionit u përqendrua te format dhe madhësia

e financimit të arsimit të lartë. Për këtë pjesë të

raportit janë bërë analiza dhe krahasime të shumta.

Vëmendje e veçantë iu kushtua dy aspekteve

të rëndësishme të arsimit të lartë: procesit të

mësimdhënies dhe punës kërkimore-shkencore.

Sugjerimet e menduara dhe të diskutuara janë

përfshirë në krerët VII dhe VIII të këtij raporti.

Gjatë procesit u diskutua edhe nëse është e

domosdoshme që Shqipëria të ketë një sistem të

njësuar dhe të standardizuar të arsimit të lartë. Ky

objektiv u la si qëllim afatgjatë i reformimit të arsimit

të lartë në Shqipëri dhe idetë kryesore për të janë

hartuar në kreun XI.

Minutat e takimeve janë arkivuar dhe do të bëhen

publike me daljen e raportit përfundimtar: “White

Paper”.

1.4. Metodologjia e punës së komisionit

Në punën për hartimin e këtij raporti, komisioni ka

ndjekur metodologji të ndryshme, të njohura në

hartimin e politikave sociale.

Së pari, komisioni u bazua në analizën arkivore të

dokumentacionit ekzistues për arsimin e lartë në

Shqipëri. Për këtë u përdorën të gjitha burimet e

mundshme të informacionit, nga arkivat e Ministrisë

së Arsimit dhe të qeverisë, bibliotekat e ndryshme në

vend dhe jashtë tij, si edhe burime të tjera arkivore

elektronike. Kjo analizë kishte si qëllim dy aspekte:

vlerësimin e situatës së arsimit të lartë në vend dhe

problemet me zbatimin e ligjit për arsimin e lartë.

Së dyti, komisioni ka kryer intervista dhe biseda

në grupe me aktorë të arsimit të lartë në vend, që

nga vendimmarrësit e deri te studentët. Analiza e

këtyre bisedave dhe intervistave është pasqyruar në

hartimin e draftit përfundimtar të reformës dhe në

Raportin e Detajuar të Zbatimit të Reformës.

Së treti, komisioni ka kryer analiza statistikore të

të dhënave dytësore të arsimit të lartë në vend,

të grumbulluara nga burime të ndryshme, si nga

INSTAT-i, Banka Botërore, MAS-i dhe institucione

vendëse dhe ndërkombëtare, që kanë prodhuar të

dhëna për arsimin e lartë në Shqipëri. Këto analiza

janë bërë kryesisht për të kuptuar gjendjen e arsimit

të lartë në vend, si dhe për të kuptuar dhe për të

projektuar gjendjen financiare të arsimit të lartë në

Shqipëri.

Së katërti, komisioni ka bërë një analizë të literaturës

bashkëkohore ndërkombëtare, kryesisht të asaj që

lidhet me arsimin e lartë në Evropë dhe veçanërisht

në Britaninë e Madhe. Kjo analizë e literaturës ka

pasur për qëllim të identifikojë praktikat e mira, të

cilat mund të zbatohen në Shqipëri, për t’i dhënë

zgjidhje problematikës së evidentuar. Rezultatet e

kësaj analize janë pasqyruar në të gjithë krerët e

Raportit Përfundimtar, si dhe në Raportin e Detajuar

për Zbatimin e Reformës.

Puna e komisionit u krye në grupe pune, të

drejtuara nga anëtarët e komisionit, me ndihmën

e ekipeve teknike që janë marrë me një pjesë

të grumbullimit, të analizës dhe të hartimit të të

dhënave të raporteve.

1.5. Shpjegimi i termave kryesorë:

1.5.1 Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) janë

persona juridikë, publikë ose privatë, që gëzojnë

pavarësi ligjore nga shteti, të drejtat dhe detyrimet e

të cilëve përcaktohen në aktin e krijimit të tyre, dhe

ofrojnë arsimim, kualifikim profesional dhe kërkim

shkencor, pas maturës shtetërore, organizimi dhe

funksionimi i të cilave bëhet në pajtim me ligjin për

arsimin e lartë dhe legjislacionin në fuqi;

7

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!