07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

e rekrutimit duhet të jenë transparente dhe të

pasqyrohen në statutet e çdo IAL-je në vend.

5.4.30. Për personelin ndihmës akademik (si për

shembull, laborantët) ndiqen të njëjtat procedura si

për personelin akademik.

5.4.31. IAL-ve publike duhet t’u jepet e drejta që

për një pjesë të produktit të tyre kërkimor-shkencor

të kryejnë veprimtari ekonomike, pra të kenë të

drejtë të sigurojnë të ardhura për institucionin e

tyre nga puna kërkimore-shkencore e personelit

akademik, patentat etj., ose shërbimet që mund të

ofrojë institucioni. Në këtë kuadër, çdo IAL mban një

përqindje të projekteve (si “overheads” p.sh. 10%)

dhe pjesa tjetër i shpërndahet personelit akademik

në fjalë, të cilët mund ta marrin këtë shumë si të

ardhur të drejtpërdrejtë mbi rrogën.

Për të njëjtat veprimtari, edhe IAL-të jopublike

me status sh.p.k. inkurajohen të përafrohen me

misionin publik për shërbimet dytësore.

Organizimi studentor

5.4.32. Organizimi studentor duhet të marrë

një rëndësi të veçantë për çdo IAL. IAL-ja është

përgjegjës për krijimin e kushteve të nevojshme

logjistike dhe financiare për organzimin e

studentëve.

5.4.33. Studentët duhet të përfaqësohen në një

numër të caktuar Komisionesh të Përhershme

brenda IAL-së që merren me çështjet e tyre

të drejtpërdrejta. Sipas natyrës së komisionit,

studentët mund të kenë deri në një të tretën e

anëtarësisë.

5.4.34. Komisioni sugjeron futjen e mbledhjes

së përbashkët të personelit akademik dhe të

studentëve në nivel departamenti. Në këto mbledhje

trajtohen çështjet e studentëve për çdo program.

Çdo program përfaqësohet me dy studentë.

5.4.35. Rekomandohet që çdo program studimi

të zhvillojë në fund të vitit pyetësorin studentor

për cilësinë e mësimdhënies. Ky pyetësor

është një tregues i rëndësishëm i cilësisë së

mësimdhënies dhe shërben si referencë për matjen

e performancës së departamentit.

5.4.36. Komisioni, gjithashtu, sugjeron që ASCAL-i

të organizojë çdo tre vjet vrojtimin studentor për

çdo IAL/Departament, i cili bëhet publik dhe merret

parasysh në vlerësimin e cilësisë së mësimdhënies

së çdo IAL-je.

Titujt dhe gradat e personelit akademik

5.4.37. Vlerësimi dhe promovimi i personelit

akademik duhet të kalojë në kompetencë të plotë

të vetë IAL-ve. Për këtë është e domosdoshme

të përcaktohen drejt kriteret kombëtare të

promovimit të personelit akademik dhe Këshilli i

Ministrave ka për detyrë të hartojë, dhe MAS të

mbikëqyrë zbatimin e këtyre kritereve, si dhe të

bëjë regjistrimin e titujve dhe të gradave. Senati,

me anë të Komisionit të Përhershëm të Promovimit,

menaxhon procesin e dhënies së titujve akademikë.

Senati përzgjedh nga personeli akademik me titull

“Profesor” i IAL-së anëtarët e këtij komisioni që

ka mandat dyvjeçar, ndryshe nga komisionet e

tjera të përhershme. Në dhënien e titujve, Senati

merr përsipër disa nga kompetencat e Këshillit

të Profesorëve. MAS ka për detyrë të hartojë dhe

menaxhojë regjistrin kombëtar të titujve.

5.4.38. Kriteret që duhet të përmbushë një IAL për

të pasur të drejtën e dhënies së titujve janë:

• të ketë ushtruar veprimtarinë e tij akademik pa

ndërprerje, për jo më pak se 10 vjet nga krijimi;

• të jetë domosdoshmërisht i akredituar nga

ASCAL-i;

• të ketë jo më pak se 18 profesorë të punësuar me

kohë të plotë;

• të ofrojë programe studimi të doktoratës në fushat

e studimit ku mund të japë tituj akademikë.

5.4.38. Personeli akademik i punësuar në IAL-të që

nuk përmbushin kriteret e mësipërme, i drejtohen

një IAL- je tjetër që i plotëson kriteret.

5.4.39. Personi që do të promovohet, paraqet

kërkesën pranë dekanit, i cili ia kalon dosjen

departamentit. Ky i fundit, me mekanizmat e

tij vlerësues, vendos mbështetjen apo jo të

promovimit. Dosja me vlerësimin e departamentit i

përcillet dekanit i cili, pasi ka verifikuar procedurat,

ia përcjell senatit. Ky i fundit ia kalon dosjen

Komisionit të Përhershëm të Promovimit të Titujve

Akademikë. Ky komision, sipas përvojës aktuale,

krijon jurinë, e cila merr vendimin profesional dhe

ia kalon komisionit. Vendimi i kalohet Senatit për

miratim përfundimtar.

5.4.40. Së pari, është e rëndësishme të

rikonceptohet struktura e titujve akademikë në

Shqipëri. Struktura e titujve dhe e kategorive të

personelit akademik sot përmban disa hallka të

përziera nga sisteme të ndryshme. Komisioni

sugjeron thjeshtëzimin e titujve dhe kategorive të

personelit akademik.

32

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!