07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pak më shumë nga IAL-të jopublike. Të ndara

sipas nivelit të studimit, janë: rreth 650 programe

Bachelor, rreth 250 Master Profesional, rreth 350

Master Shkencor dhe rreth 100 programe të ciklit të

tretë, Doktoratë dhe specializime afatgjata.

Figura 3.1. Numri i IAL-ve për një milionë banorë

në 2014-ën – Shqipëria dhe një grup vendesh

evropiane

Burimi: Të dhënat për IAL-të janë grumbulluar nga Banka

Botërore dhe UNESCO-ja, ndërsa ato të popullsisë nga UN

“Population Prospetcs.”

Por, nga pikëpamja e numrit të studentëve sipas

standardeve ndërkombëtare /1000 banorë, edhe

pse ka shumë IAL, sipas treguesve të UNESCO-s

dhe të Bankës Botërore, Shqipëria mbetet ende

pas vendeve të tjera për numrin e të rinjve të

moshës përkatëse që hyjnë në arsimin e lartë dhe

për numrin e plotë të studentëve në raport me

numrin e përgjithshëm të popullsisë. (shto tabelë

për numrin e studentëve për 1000 banorë)

Siç tregojnë edhe të dhënat ndërkombëtare,

Shqipëria ka një numër shumë të madh të IAL-ve

për 1000 banorë (shiko figurën 3.1) në krahasim me

vende të tjera të zhvilluara. Në Shqipëri ka rreth 20

IAL për një milion banorë, gati tetë herë më shumë

se vende si Britania e Madhe, që e ka arsimin e

lartë të ndërkombëtarizuar dhe ka një përqindje

shumë të madhe të studentëve të huaj. Në kushtet

e një vendi me 2.8 milionë banorë dhe të një

ekonomie që investon, deri më sot, jo më shumë

se 40 milionë euro ose 0.5% (0.4-0.6%) të PBBsë

së saj në arsimin e lartë, numri i IAL-ve në nivel

kombëtar mbetet, krahasimisht, mjaft i lartë.

Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, por në veçanti

nga viti 2005 deri sot, është vënë re një rritje dhe

zgjerim i shpejtë eksponencial i sistemit të arsimit

të lartë në të gjithë përbërësit e tij, si në sistemin

publik dhe në atë jopublik (shiko tabelën 3.1.). Kësaj

rritjeje i shërbeu ndjeshëm edhe hapja e riaktivizimi

i sistemit të studimeve me kohë të pjesshme (i

pezulluar në vitin 2001), madje dhe në fushat e

studimeve të zbatuara, teknike, mjekësore etj., që

përfshihen në profesionet e rregulluara.

Tabela 3.1. Numri i studentëve sipas statusit të universitetit dhe kohës së studimit

(Numër Absolut)

Institucionet e arsimit të lartë 2004-5 2005-6 2006-7 2007-8 2008-9 2009-10 2010-11 2011-12

IAL publik dhe jopublik 63257 74747 86863 90606 93139 122326 134877 160839

IAL publik 62274 73031 81102 81100 79795 98917 107523 126257

Me kohë të plotë 42202 50567 58916 62289 61343 79615 88439 99241

Me kohë të pjesshme 19616 21898 21820 18119 17772 18218 18441 26655

Edukim në distancë 456 566 366 692 680 1084 643 361

IAL privat 983 1716 5761 9506 13344 23409 27354 34582

Me kohë të plotë 983 1716 5761 9506 13344 22894 26784 34219

Me kohë të pjesshme 0 0 0 0 0 515 570 363

(në %)

Institucionet e arsimit të lartë 2004-5 2005-6 2006-7 2007-8 2008-9 2009-10 2010-11 2011-12

IAL publik dhe jopublik 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0

IAL publik 98.4 97.7 93.4 89.5 85.7 80.9 79.7 78.5

Me kohë të plotë 67.8 69.2 72.6 76.8 76.9 80.5 82.3 78.6

Me kohë të pjesshme 31.5 30.0 26.9 22.3 22.3 18.4 17.2 21.1

Edukim në distancë 0.7 0.8 0.5 0.9 0.9 1.1 0.6 0.3

IAL privat 1.6 2.3 6.6 10.5 14.3 19.1 20.3 21.5

Me kohë të plotë 100.0 100.0 100.0 100.0 100.0 97.8 97.9 99.0

Me kohë të pjesshme 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 2.2 2.1 1.0

3

Të dhënat për IAL-të janë grumbulluar nga Banka Botërore dhe UNESCO-ja, ndërsa ato

të popullsisë nga UN Population Prospects.

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!