07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

akademik drejtues të IAL-ve;

• mungesa e autonomisë së plotë;

• mungesa e fleksibilitetit për të sjellë studentë dhe

fonde në IAL;

• ngurtësimi i funksionimit të IAL-ve si rezultat i

mungesës së menaxhimit të mirë të burimeve dhe

të mundësive të veta, e të tjera.

5.3.2. Një tjetër problem që haset në institucionet

e arsimit të lartë, është mënyra dhe formula e

organizimit të zgjedhjeve në këto institucione.

Zgjedhjet përfshijnë jo vetëm personelin akademik,

por edhe atë joakademik, si edhe komunitetin

studentor, mbi bazën e një përqindjeje të caktuar.

Drejtuesit akademikë të institucionit nuk ka pse të

zgjidhen nga një komunitet kaq i gjerë individësh,

ku jo të gjithë kanë interesin dhe njohjen e duhur

akademike.

5.3.3. Një tjetër problem është mungesa e ekuilibrit

mes autonomisë së IAL-ve dhe mekanizmave efektivë

të kontrollit, në këtë rast nga Ministria e Arsimit dhe

e Sportit, për zbatimin e ligjit dhe përdorimin e kësaj

autonomie. Në disa raste vërehet një mungesë

transparence dhe llogoridhënieje në IAL.

5.3.4. Në kuadër të kësaj autonomie nuk është

shumë e qartë se cili është organi përgjegjës për

mosfunksionimin e institucionit të arsimit të lartë. Futja

e Këshillave të Administrimit është një risi, por detyrat

dhe përgjegjësitë e tyre duhet të jenë më të qarta dhe

më përfshirëse në drejtim të funksionimit të IAL-së.

5.3.5. Personeli akademik, si rrjedhojë e

mosmbështetjes financiare nga IAL-të publike,

ka synuar burime alternative financiare nëpërmjet

shumëpunësimit. Kjo praktikë, në disa raste,

rezulton problematike dhe ka efekt të drejtëpërdrejtë

në cilësinë e veprimtarisë akademike pranë IALsë

ku ai punon me kohë të plotë. Gjithashtu, ka

krijuar një gjendje të ngurtësuar në drejtim të punës

kërkimore-shkencore, që pasqyrohet në rënien e

cilësisë së mësimdhënies.

5.3.6. Problem i hasur gjatë analizave dhe i

shprehur nga shumë anëtarë të personelit akademik

është mënyra dhe kriteret e promovimit të personelit

akademik. Në radhë të parë, miratimi për titujt

akademikë vazhdon të bëhet nga një organizëm

rudimentar i centralizuar pranë Ministrisë. Kjo

sjell probleme, qoftë në drejtim të administrimit

të procesit, por edhe në drejtim të kritereve të

promovimeve.

5.3.7. Organizimit strukturor të IAL-ve i mungojnë

edhe instrumentet për kryerjen dhe nxitjen e punës

kërkimore-shkencore në çdo nivel, në departament,

në fakultet apo në IAL. Kësaj i shtohet edhe

mungesa e instituteve apo qendrave të kërkimit

shkencor brenda fakulteteve apo universiteteve,

të cilat, ose janë të pakta në numër, ose, në të

shumtën e rasteve, nuk ekzistojnë.

5.4. Sugjerimet

Autonomia Universitare

5.4.1. Një nga drejtimet më të rëndësishme të

zhvillimit të arsimit të lartë në Evropë e më gjërë

është rritja e autonomisë universitare. Kjo është

theksuar në të gjitha deklaratat e organizmave

evropianë për arsimin e lartë, nga Deklarata e

Salamankës (2001), ajo e Gracit (2003) e deri tek

ajo e Lisbonës (2007), në të cilën u përcaktuan

qartë edhe fushat e kësaj autonomie. Në

organizimin e institucioneve të arsimit të lartë në

vend, si edhe të të gjitha hallkave të arsimit të lartë

është synuar forcimi i autonomisë së IAL-ve në të

gjitha drejtimet.

• Autonomia akademike, IAL-të të vendosin

vetë për kurrikulat, fushat e kërkimit, metodat

e mësimdhënies, si dhe për programet e

mësimdhënies;

• Autonomia financiare, të diversifikohet mënyra e

financimit të IAL-ve; autonomi në administrimin e

të ardhurave, si dhe një autonomi e kontrolluar në

vendosjen e tarifave të studimit, brenda një tarife

tavan;

• Autonomia organizative, në organizimin e

strukturave të IAL-ve dhe statutit të tyre,

zgjedhjen e organeve dhe autoriteteve drejtuese

të IAL-ve, në hartimin e kontratave financiare nga

vetë IAL-të;

• Autonomia e personelit, IAL-të janë përgjegjëse

për zgjedhjen dhe punësimin e personelit të tyre,

promovimin akademik të personelit dhe caktimin

e pagave.

Dispozita të Përgjithshme

5.4.2 Në institucionet e arsimit të lartë duhet

të ndahet qartë përgjegjësia financiare nga ajo

akademike, të cilat të kontrollohen në mënyrë të

koordinuar. Kështu, drejtuesit akademikë nuk duhet

të kenë përgjegjësi financiare dhe organizmat

akademikë të universitetit nuk merren me

menaxhimin financiar të tij.

5.4.3. Për këtë është e domosdoshme që çdo

IAL të ketë një sistem qeverisjeve që bazohet në

parimet e kontrollit dhe të ekuilibrit mes qeverisjes

akademike (senat, rektor, dekan dhe departament)

28

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!