07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KREU 5

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I

INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË

PJESA II –

NDRYSHIMET E

REKOMANDUARA

5.1. Organizimi aktual i IAL-ve

Problemet e hasuara në sistemin e arsimit të

lartë në Shqipëri, sipas raporteve të ndryshme

të hartuara nga specialistë kombëtarë dhe

ndërkombëtarë, janë të natyrave të ndryshme, të

cilat janë adresuar edhe nga politika qeverisëse

të mëparshme, duke pasur si pikësynim rritjen e

autonomisë institucionale të IAL-ve në Shqipëri.

Fillimisht, në këtë kre paraqitet shkurtimisht

struktura e përgjithshme e IAL-ve dhe vendimmarrja

në to, më pas analizohen problemet që vihen

re në organizimin e brendshëm të IAL-ve, për

të përfunduar me sugjerimet dhe ndryshimet e

rekomanduara nga komisioni.

5.2. Organizimi strukturor dhe

vendimmarrja në IAL

IAL-ja është e organizuar në këto njësi përbërëse

organizative:

• Njësi kryesore (fakultetet, institutet e kërkimit dhe

të zhvillimit, kolegjet profesionale dhe filialet),

• Njësi bazë (departamentet dhe qendrat e kërkimit

dhe të zhvillimit)

• Njësi ndihmëse (laboratorët, stacionet

eksperimentale, njësitë didaktike, bibliotekat dhe

njësi të tjera, që realizojnë studime, projektime

dhe shërbime).

IAL-ja drejtohet nga organe vendimmarrëse

kolegjiale, si: Senati, Këshilli i Administrimit, Këshilli

i Fakultetit dhe autoritete drejtuese ekzekutive,

si: Rektori, Dekani, Përgjegjësi i departamentit.

Anëtarët e Senatit dhe të Këshillit të Fakultetit

zgjidhen nga i gjithë stafi. Në këto organe, personeli

joakademik (që nënkupton personelin ndihmës

akademik dhe atë administrativ) dhe studentët

përfaqësohen përkatësisht me 5% dhe 15%. Po

ashtu, dhe autoritetet drejtuese zgjidhen nga i gjithë

personeli përkatës, ku votat e personelit joakademik

dhe të studentëve vlejnë përkatësisht 5% dhe 20%

të numrit të përgjithshëm të votave.

Në rastet e qendrave ndëruniversitare, autoritetet

drejtuese përzgjidhen me konkurs të hapur. Senati

kryesohet nga rektori, ndërsa Këshilli i Fakultetit

nga dekani. Këshilli i Administrimit përbëhet nga

përfaqësues të zgjedhur nga personeli akademik

i fakulteteve, të cilët kanë të paktën gradën

shkencore “Doktor”, nga përfaqësues të Ministrisë

së Arsimit dhe të Sportit dhe nga një përfaqësues

i studentëve. Këshilli i Administrimit kryesohet

nga kryetari, i cili zgjidhet nga anëtarët e tij me dy

të tretat e votave. Ai ka detyrë mbikëqyrjen dhe

kontrollin e veprimtarive të IAL-së, që lidhen me

menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik dhe

të pronave të tij. Organet dhe autoritetet drejtuese

në IAL zgjidhen për një mandat 4-vjeçar dhe nuk

mund të rizgjidhen për më shumë se dy mandate

radhazi në të njëjtin funksion.

Drejtuesi më i lartë i një institucioni të arsimit të lartë

është Rektori, i cili është autoriteti drejtues dhe

përfaqësues i këtij institucioni. Emërimi i rektorit të

zgjedhur/drejtorit të qendrës ndëruniversitare nuk

është kompetencë e Ministrit, por e Presidentit

të vendit. Shkarkimi propozohet nga Ministri i

Arsimit dhe i Sportit dhe miratohet nga Presidenti.

Emërimi i dekanit të zgjedhur bëhet nga rektori dhe

shkarkimi i tij nga Ministri i Arsimit dhe i Sportit,

me propozim të rektorit të IAL-së. Kancelari

i institucionit është përgjegjës për drejtimin e

përditshëm të institucionit, për zbatimin e buxhetit,

për kontrollin dhe zbatimin e veprimtarisë financiare,

si dhe për zbatimin e ligjshmërisë. Kandidatura e

kancelarit përzgjidhet nga Këshilli i Administrimit

dhe i paraqitet për miratim ministrit nga rektori.

Në IAL janë parashikuar dhe autoritete të tjera

drejtuese, si: zv.rektorët, zv.dekanët dhe kancelarët

e njësive kryesore.

5.3. Problematika

5.3.1 Një nga problemet kryesore të hasura në

menaxhimin e IAL-ve në Shqipëri është mungesa

e ndërveprimit, në nivelin e duhur, të strukturës

akademike me atë menaxheriale. Ky organizim

i brendshëm ka sjellë pasoja jopozitive për

funksionimin institucional të IAL-ve, siç janë:

• mungesa e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për

suksesin dhe dështimin e një IAL-je;

• rritja e ngarkesës akademike në krahasim me

IAL-të e rajonit dhe të kontinentit, dhe ngarkesa

me detyra të vështira menaxheriale e personelit

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!