07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ii. Studime të ciklit të dytë, Master i Shkencave

2-vjeçar 120 kredite, i cili përgatit mësues

për arsimin e mesëm të ulët dhe atë të lartë.

Kurrikulat e programeve të studimit të ciklit të

dytë për përgatitjen e mësuesve duhet të ruajnë

një ngjashmëri në nivel kombëtar sipas fushës së

shkencës përkatëse në masën 80%.

iii. Kurrikulat e programeve të ciklit të dytë të

studimeve për formimin e mësuesve duhet të kenë

përbërës të rëndësishëm të formimit pedagogjik

dhe psikologjik, si edhe të formimit praktik pranë

institucioneve të arsimit të mesëm.

iv. Kjo reformë propozon që viti i praktikës në

shkollë, pas diplomimit të studentëve me diplomën

e ciklit të dytë, pranë Institucioneve të Arsimit

të Mesëm, të bëhet me ½ e rrogës së mësuesit

(sikundër ndodh edhe me stazhierët e mjekësisë).

v. Formimi i mësuesve duhet të jetë i vazhduar.

IAL-të duhet të krijojnë kushte për trajnimin dhe

formimin e vazhduar të mësuesve në bashkëpunim

me Institucionet e Arsimit të Mesëm.

7.10. Sugjerime - Struktura për

organizimin e programeve të studimit

në IAL

7.10.1. Programet e studimeve të ciklit të parë

zgjasin 3 vite/180 kredite (Bachelor); programet e

studimeve të ciklit të dytë zgjasin 1 vit/60 kredite

(Master Profesional), 2 vite/120 kredite (Master

i Shkencave) ose të integruara 5 ose 6 vite/300

ose 360 kredite (Master i Shkencave) i integruar.

Programet e studimeve të ciklit të tretë zgjasin 1

ose 2 vite/60 ose 120 kredite (Master Ekzekutiv),

3-5 vite (programet e doktoratës), ose së paku 2

vite/120 kredite (specializime afatgjata).

7.10.2. Në kuadrin e rishikimit të kurrikulave do të

vlerësohet me përparësi mundësia e përfshirjes

në programet e studimit të IAL-ve, të kurrikulave

të shkurtra profesionale, mbështetur në nevojat

e zhvillimit social-ekonomik të rajonit, si dhe në

përvojën e zhvillimit të arsimit profesional në vend

dhe në rajon. Pas Maturës Shtetërore, në kuadrin e

kësaj reforme, IAL-të mund të propozojnë cikle të

formimit profesional me kohëzgjatje 1 ose 2 vite (60

ose 120 kredite), pas të cilave studentët pajisen me

diploma profesionale dhe dalin në tregun e punës.

7.10.3. Studentët, që pajisen me diplomë Bachelor

të ciklit të parë të studimeve, kanë tri mundësi:

i. Të dalin në tregun e punës (për këtë, detyra e

IAL-së është që të bashkëpunojnë me strukturat e

Ministrisë së Punës për përshkrimin e vendeve të

punës së këtyre diplomave).

ii. Të ndjekin programet Master Profesional 1-vjeçar

me 60 kredite.

iii. Të ndjekin programet Master i Shkencave

2-vjeçar me 120 kredite.

7.10.4. Studentët, që pajisen me diplomë të ciklit të

dytë të studimeve, Master i Shkencave, kanë këto

mundësi:

i. Të dalin në tregun e punës.

ii. Të ndjekin programet Master Ekzekutiv 1 ose

2-vjeçar me 60 ose120 kredite.

iii. Të ndjekin studimet e doktoratës.

iv. Të ndjekin specializimet universitare afatgjata

sipas profileve.

7.10.5. Studentët, që pajisen me diplomë të ciklit

të dytë të studimeve, Master Profesional, dalin

drejtpërdrejt në tregun e punës.

48

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!