07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

7.7. Sugjerime - Rishikimi i aksesit në

arsimin e lartë

7.7.1. Të ndalohet ndjekja e njëkohshme dhe

regjistrimi i çdo studenti në më shumë se një

program studimi, duke iu referuar të gjitha

cikleve dhe sistemeve të studimit, përmes akteve

normative dhe sistemit të matrikullimit.

7.7.2. Të vendoset një notë mesatare dysheme,

(fillimisht 6. Ky kriter mund të rishikohet me kalimin

e kohës gjatë zbatimit të reformës, me qëllim

rritjen e këtij pragu brenda 3 viteve pasardhëse,

në 7), si kriter kombëtar për hyrjen në testim në

programet Bachelor. Ky kriter është shumë i lidhur

me reformimin e arsimit të mesëm dhe vlerësimin e

ardhshëm të nxënësve në arsimin e mesëm.

7.7.3. IAL-të duhet të bëjnë transparente listën

e studentëve të pranuar dhe ta depozitojnë këtë

informacion pranë AKAU-t, në afatin e caktuar.

7.7.4. Hyrja në ciklin e tretë të shoqërohet me

testin ose dokumentin që vërteton njohjen në nivel

universitar të një gjuhe të huaj (një nga 5 gjuhët

kryesore të BE-së).

7.7.5. IAL-të mund të vendosin kritere shtesë

për pranimet në ciklet e studimit, krahas atyre të

vendosura nga MAS-i. Kriteret duhet të shpallen

paraprakisht, të paktën një vit përpara datës së

testimit, dhe në çastin e publikimit të tyre, të vihen

në dijeni edhe strukturat përkatëse të MAS-it.

7.7.6. Për transferimet e studimeve brenda të

njëjtit cikël studimi, çdo i interesuar ka të drejtën

të transferojë kreditet e përftuara nga programi i

mëparshëm i të njëjtit cikël, vetëm nëse shpallet

fitues për programin e studimit në fjalë, pas një

vlerësimi të kryer nga departamenti përkatës.

7.7.8. Transferimet lejohen vetëm në vitet e

ndërmjetme, brenda të njëjtit cikël dhe fushe

studimi, të njëjtë ose të përafërt, gjithmonë midis

institucioneve të të njëjtit profil, kur kane kritere të

përafërta në hyrje. Në përgjithësi, kjo nuk duhet të

nxitet.

7.7.9. Modalitetet dhe procedurat e transferimeve

brenda IAL-ve përcaktohen nga IAL-ja përkatëse në

rregulloret e tyre.

7.7.10. Kohëzgjatja e regjistrimit në një program

studimi nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i

kohëzgjatjes sipas planit mësimor të atij programi.

7.7.11. Studentët përsëritës në IAL-të publike, për

vitet jashtë planit mësimor, të paguajnë për çdo vit

shtesë një tarifë të barabartë me ½ e tarifës vjetore

të studimit.

7.8. Sugjerime- Rishikimi i ngarkesës

mësimore

7.8.1. Duhet rishikuar, sipas përvojave

ndërkombëtare, norma e punës së pedagogëve

për mësimdhënien (në vlerë dhe në strukturë) në

favor të krijimit të mundësive për kërkim shkencor,

udhëheqje të studentëve në tema diplome apo në

ndihmë të studentëve që kanë nevojë.

7.8.2. Në emërtesat e stafit akademik të futen

kategoritë:

i. Personel akademik me orientim mësimor;

ii. Personel akademik me orientim kërkimorshkencor;

iii. Personel akademik me kontratë jo të

përhershme, që mund të jetë një nga dy kategoritë

e sipërme.

7.9. Sugjerime - Rishikimi i programeve

të mësuesisë

7.9.1. Programet e mësuesisë duhet të organizohen

në dy cikle studimi. Cikli i parë (diplomë Bachelor)

me 3 vite dhe 180 kredite, i ndjekur nga studimet e

ciklit të dytë me 1-2 vite, me 60-120 kredite (Master

Profesional; Master i Shkencave).

7.9.2. Mësuesit e arsimit parashkollor dhe të atij

fillor duhet të formohen nga studime Bachelor

3-vjeçare me 180 kredite, me kurrikula të ndërtuara

për këtë cikël. Pas këtyre studimeve, studentët

mund të kalojnë në tregun e punës si mësues

ndihmës, pasi kanë marrë të drejtën e ushtrimit të

profesionit (pas provimit të licensimit).

7.9.3. Programi i ciklit të dytë të studimeve Master

Profesional 1-vjeçar, me 60 kredite, duhet të

dallohet në MP që përgatit mësues për arsimin

parashkollor, ose në MP për arsimin fillor. Pas

fitimit të diplomës së ciklit të dytë, të diplomuarit,

sipas titullit përkatës të diplomës, mund të kalojnë

në tregun e punës si mësues, pasi kanë marrë të

drejtën e ushtrimit të profesionit (pas provimit të

licensimit).

7.9.4. Mësuesit e arsimit të mesëm duhet të

përgatiten duke ndjekur këtë rrugë:

i. Diplomim në fushën përkatëse të shkencës (cikli i

parë: diplomë Bachelor 3-vjeçare, 180 kredite).

47

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!