07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

5.4.13. Dekani është drejtuesi i njësisë kryesore

akademike, i cili koordinon veprimtarinë e njësisë.

Kopetencat e dekanit përfaqësohen në ligj dhe në

aktet nënligjore të IAL-ve.

Senati

5.4.14. Organi akademik vendimmarrës më i

lartë është Senati, i cili zgjidhet nga Asambleja e

Personelit Akademik e njësive kryesore me votim

të përgjithshëm. Anëtarët e Senatit vetëkandidojnë

për zgjedhje dhe duhet të jenë pedagogë me titull

“Profesor” ose “Profesor i asociuar”. Ata shërbejnë

për një periudhë 4-vjeçare. Përfaqësimi në Senat

do të vazhdojë të bëhet në bazë fakulteti, sipas

praktikës së deritanishme. Numri i anëtarëve të

Senatit mund të përcaktohet edhe në raport me

numrin e personelit akademik të IAL-së.

5.4.15. Senati mbulon dhe miraton të gjitha çështjet

akademike të IAL-së. Ai drejtohet nga rektori, i cili

raporton në senat në mënyrë periodike.

5.4.16. Rektori është autoriteti më i lartë akademik

i një IAL-je. Detyrat dhe kompetencat e tij

përcaktohen me ligj dhe me aktet e brendshme të

çdo IAL-je.

5.4.17. Rektori zgjidhet nga Asambletë e Personelit

Akademik të njësive kryesore dhe duhet të jetë

anëtar i personelit akademik të IAL-së. Rektori dhe

zëvendësrektorët duhet të jenë pedagogë me titull

“Profesor” për rektorin dhe “Profesor” ose “Profesor

i asociuar” për zevendësrektorin. Rektori nuk mund

të shërbejë në më shumë se dy mandate.

5.4.18. I njëjti sistem zgjedhjeje zbatohet për

zgjedhjen e dekanëve, të cilët zgjidhen nga

Asambleja e Personelit Akademik e fakultetit

përkatës.

Bordi Administrativ

5.4.19. Organi përgjegjës për performancën

financiare të çdo IAL-je është Bordi Administrativ

(aktualisht Këshilli i Administrimit). Për të rritur

përgjegjshmërinë dhe mirëmenaxhimin e IAL-ve

publike dhe financimin publik në këto institucione

propozohet krijimi i kompetencave të qarta të Bordit

Administrativ.

Në drejtim të aspektit menaxherial, komisioni

sugjeron:

• Në përbërjen e Bordit Administrativ të çdo IAL-je

të jenë shtatë anëtarë.

• Nëse IAL-ja siguron vetë më shumë se 50% të të

ardhurave, atëherë formula e përbërjes së Bordit

do të jetë: katër nga shtatë anëtarët propozohen

nga vetë IAL-ja; dy propozohen nga Ministria e

Arsimit dhe e Sportit dhe një propozohet nga

autoriteti lokal.

• Nëse IAL-ja siguron vetë më pak se 50% të të

ardhurave, atëherë formula ndryshon: dy anëtarë

propozohen nga vetë IAL-ja, katër propozohen

nga MAS-i dhe një propozohet nga autoriteti lokal.

• Në të dy rastet e mësipërme, zgjedhja e anëtarëve

të Bordit bëhet nga Senati, sipas propozimeve

të IAL-së për anëtarët e tij, MAS-it dhe autoritetit

lokal për anëtarët e tyre.

• Individët që propozohen për anëtarë të Bordit

nga tre organizmat e sipërpërmendur, nuk

janë domosdoshmërisht punonjës të tyre. Ata

përzgjidhen për kontributin e tyre të shquar në

shoqëri. Anëtarët e Bordit mund të zgjidhen nga

fusha të ndryshme të jetës.

• Rektori, dekanët dhe administratori i IAL-së nuk

mund të jenë anëtarë me të drejta të plota të

Bordit, por marrin pjesë në mbledhjet e tij pa të

drejtë vote.

• Bordi është organ mbikqyrës, por jo drejtues. Ka

të drejtë firme dhe mbikëqyr dhe miraton

strategjinë e zhvillimit dhe anën financiare të IALsë.

• Anëtarët e Bordit janë të punësuar me kohë të

pjesshme. Bordi duhet të mblidhet të paktën një

herë në muaj. Mbledhjet, takimet dhe pagesat e

anëtarëve duhet të jenë të qartësuara në statutet

e vetë IAL-ve.

• Anëtarët e Bordit shkarkohen vetëm për arsye

objektive. Propozimi për shkarkim bëhet nga vetë

Bordi dhe miratohet nga Senati. Një shembull

i këtij funksionimi është dhe Bordi i Bankës së

Shqipërisë.

• Auditimi financiar vjetor i IAL-ve, në funksion të

rritjes së transparencës dhe të përgjegjshmërisë

ndaj publikut, propozohet të kryhet nga kompani

të mëdha audituese ndërkombëtare.

• Bordi zgjedh administratorin e IAL-së pas një

procesi përzgjedhës nga Senati. Ky i fundit krijon

një komision që shqyrton përputhshmërinë

e kualifikimeve dhe përvojave të kandidatëve

me kriteret e vendosura nga Bordi. Senati i

propozon Bordit Administrativ një listë të shkurtër

me kandidatët e përzgjedhur, mbi bazën e së

cilës Bordi organizon intervistat dhe procedurat

të lidhura me zgjedhjen dhe emërimin e

administratorit.

• Kriteret që duhet të përmbushë administratori

hartohen nga Bordi i IAL-së. Kriteret bazë të

përzgjedhjes së administratorit janë si më poshtë:

• Formimi akademik: të paktën të ketë diplomën

“Master i Shkencave”;

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!