07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

PJESA III – E

ARDHMJA E

SISTEMIT TË

ARSIMIT TË LARTË

KREU 11

E ardhmja e sistemit të arsimit të lartë të

standardizuar në Shqipëri

11.1. Arsimi i lartë në Shqipëri është shërbim publik

dhe, si i tillë, shteti duhet t`i kushtojë vëmendje

të posaçme, të rrisë ndjeshëm kontributin e tij

financiar dhe të ofrojë lehtësi të tjera të karakterit

ligjor dhe fiskal, për të mundësuar që IAL-të të

arrijnë objektivat afatgjatë të reformimit.

11.2. Mbështetur në përvojat më të mira

ndërkombëtare, ndërsa përqasja e shtetit në

arsimin e lartë të ndryshojë, njëherazi duhet të

ndryshojë edhe autonomia e plotë institucionale

e IAL-ve në Shqipëri. Kjo autonomi nuk mund

të arrihet plotësisht, në qoftë se nuk do të ketë

edhe ndryshim në statuset e IAL-ve publike, ku të

garantohet me ligj kjo autonomi.

11.3. Institucionet publike të arsimit të lartë nuk

kanë autonominë kushtetuese, neni 57/7, që duhej

të ishte garantuar sipas legjislacionit aktual në fuqi.

Ky nen nuk garanton zhdërvjelltësi, mekanizma

efektivë të administrimit të suksesshëm dhe nuk

është motivues për të ofruar një arsim cilësor në

kushtet aktuale të zhvillimit të shoqërisë. Nga ana

tjetër, edhe arsimi i lartë jopublik nuk solli pritshmëri

lidhur me përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë,

edhe pse ndikoi në rritjen e numrit të studentëve në

Shqipëri. Ky nen nuk garanton autonominë e IAL-ve

në katër aspektet e rëndësishme të autonomisë:

autonomia organizative, autonomia financiare,

autonomia e personelit dhe ajo akademike.

11.4. Në të njëjtën kohë, bazuar në përvojat më

të mira ndërkombëtare, por edhe në përvojat

më të mira vendëse, organizimi i IAL-ve të tipit

fondacion është i preferuar, për shkak se ato kanë

zhdërvjelltësi dhe liri organizimi e përdorimi efektiv

të fondeve dhe se ofrojnë shërbim publik pa qëllim

fitimi. Por, nga ana tjetër, institucionet e arsimit të

lartë nuk mund të kthehen të gjitha në fondacione,

bazuar në ligjin dhe Kushtetutën e RSH-së.

11.5. Një tjetër arsye për të ndryshuar statusin

afatgjatë të institucioneve të arsimit të lartë në

Shqipëri është edhe fakti se fuqia blerëse e

familjeve shqiptare nuk është e tillë për të përballuar

një sistem të fortë jopublik, ku të ketë tarifa

konkurruese, që të garantojnë një nga parimet

kryesore, atë të konkurrencës së barabartë.

11.6. Një tjetër argument për të shkuar drejt

njehsimit të statuseve të arsimit të lartë në Shqipëri,

është edhe fakti që tregu në Shqipëri është i vogël

dhe, si i tillë, parimi i konkurrencës së mirëfilltë

nuk mund të zbatohet duke pasur një numër të

madh të institucioneve me statuse të ndryshme.

Mekanizmat rregullues të institucioneve me statuse

të ndryshme, bëhen shumë të ndërlikuar (siç tregoi

edhe përvoja 15-vjeçare në Shqipëri) dhe kështu

krijojnë mundësinë për abuzime në sistem.

11.7. Bazuar në sa përmendëm më lart, komisioni

vlerëson që, në fazën afatgjatë të zhvillimit të

arsimit të lartë në Shqipëri, IAL-të të lëvizin drejt

“qendrës”, pra, drejt një statusi të ri të të qenit

IAL I SË ARDHMES, një organizatë jofitimprurëse,

por që edhe mund të krijojë veprimtari ekonomike

fitimprurëse për produktet akademike që

prodhon dhe që duhet t’i përdorë në funksion të

mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Në këtë lloj

organizimi garantohet autonomia e plotë e IAL-ve

në vend.

11.8. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet apo nuk do

të ekzistojnë institucione me status tjetër në sistem,

me status publik dhe jopublik, fitimprurës dhe

jofitimprurës. Edhe në vende si Britania e Madhe,

ku zbatohet ky sistem, nuk ndalohet krijimi apo

edhe funksionimi i IAL-ve me status tjetër nga ai i

lartpërmendur. Kjo për shkak të lejimit të larmisë

dhe zgjerimit të tregut për arsimin dhe kërkim

shkencor.

11.9. Komisioni sugjeron tiparet e mëposhtme të

zhvillimit afatgjatë universitar në Shqipëri:

1. Autonomi: a) e plotë akademike b) financiare e

audituar c) organizative dhe d) personeli

2. Një status të ndryshëm kushtetues ku garantohet

autonomia

3. Një organizim të qartë institucional të pavarur

dhe efektiv, ku ndarja midis anës akademike dhe

asaj financiare të jetë e qartë.

4. Një mundësi për trajtim jodiskriminues financiar,

bazuar mbi parime të njëjta

5. Garantimin e një cilësie dhe standardi në

mësimdhënie dhe kërkim shkencor konkurrues me

ato të vendeve të zhvilluara evropiane

6. Transformimin e orientimit të tyre për të realizuar

60

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!