07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kreu II

QËLLIMET DHE PARIMET E REFORMËS

PJESA I – KOMISIONI

DHE REFORMA E

ARSIMIT TË LARTË

2.1. Qëllimet e raportit

2.1.1. Arsimi i Lartë në Shqipëri, ashtu si në vendet

e zhvilluara, konsiderohet një shërbim publik dhe

e mirë publike, pavarësisht nga forma e pronësisë.

Për rrjedhojë, një nga qëllimet kryesore të kësaj

reforme është të ruajë parimet bazë të këtij arsimi,

të tilla si:

• cilësi sipas standardeve të HEAL-së;

• mundësi të barabarta, pa diskriminim dhe

mbështetje për shtresat në nevojë;

• konkurrencë e lirë mes institucioneve të arsimit të

lartë, personelit akademik dhe studentëve;

• mundësi për të gjithë mbi bazën e meritës;

• mbështetje të përparësive strategjike të zhvillimit

të vendit nëpërmjet kërkimit shkencor.

2.1.2. Qëllimi i çdo reforme është të përmirësojë

treguesit e fushës ku ajo do të veprojë dhe, në

mënyrë të veçantë, ata të matjes së procesit

në “dalje”. Në rastin e Reformës së Arsimit të

Lartë dhe të Kërkimit Shkencor, reformimi ka si

qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë

në dy drejtimet kryesore: mësimdhënie dhe punë

kërkimore-shkencore.

2.1.3. Arsimi i lartë duhet t’u përgjigjet, t’u

përshtatet dhe t’u paraprijë ndryshimeve në tregun

e punës dhe në zhvillimin e vendit. Qëllimi i kësaj

reforme është të krijojë premisat për një arsim të

lartë cilësor, që t’u përgjigjet nevojave të tregut të

punës, si dhe drejtimeve të zhvillimit strategjik të

vendit.

2.1.4. Është shumë e rëndësishme të mendojmë

për një sistem të njësuar dhe të standardizuar të

arsimit të lartë në Shqipëri, ku të krijohen mundësitë

për një arsim të lartë, të bashkëmatshëm dhe

konkurrues me “tregjet” rajonale dhe ato evropiane.

Krijimi i një sistemi të njësuar mbetet qëllimi

afatgjatë i kësaj reforme.

2.1.5. Një nga qëllimet e reformës arsimore është

të vendosë arsimin e lartë mbi baza financiare

të qëndrueshme për t’u bërë ballë ndryshimeve

dhe cikleve ekonomike. Në këtë prizëm, larmia e

financimit dhe autonomia institucionale e IAL-ve

janë shumë të rëndësishme për maksimalizimin e

të gjitha burimeve të financimit të arsimit të lartë që

ekzistojnë në shoqëri.

2.1.6. Një tjetër qëllim i reformës është të krijojë

mekanizma të qëndrueshëm të brendshëm (brenda

IAL-ve) dhe të jashtëm të kontrollit, në mënyrë që të

sigurojë standarde evropiane për sistemin e arsimit

të lartë.

2.1.7. Reforma synon krijimin e institucioneve të

pavarura të arsimit të lartë që t’u bëjnë ballë kohës

dhe ndryshimeve të ekonomisë dhe tregut.

2.1.8. Krijimi i mekanizmave për rritjen e

përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë dhe në shërbim të

interesit publik.

2.2 Parimet bazë të Reformës së Arsimit

të Lartë

2.2.1. Parimet bazë iu nënshtruan një procesi të

gjerë diskutimi me IAL-të publike dhe jopublike,

me grupet e interesit dhe me aktorët shoqërorë.

Ato u miratuan nga Komisioni i Reformës dhe janë

mbajtur parasysh në të gjitha fazat e punës së këtij

komisioni.

Reforma udhëhiqet nga pashmangshmëria e rritjes

së aftësive vepruese të IAL-ve publike për një

konkurrencë më të mirë brenda vetes dhe në treg,

si dhe nga masa për t’u dhënë fund njëherë e mirë

abuzimeve si në IAL-të publike ashtu dhe në ato

jopublike.

2.2.2. Arsimi i lartë në Shqipëri është dhe duhet të

jetë SHËRBIM DHE E MIRË PUBLIKE dhe, si i tillë,

kërkon në mënyrë të vazhdueshme financim dhe

vëmendjen e institucioneve të shtetit.

2.2.3. Arsimi i lartë duhet të bazohet mbi parimin e

MUNDËSIVE TË BARABARTA.

Shteti e ka detyrim ligjor të ndihmojë për shkollim

studentët që plotësojnë kriteret, por e kanë të

pamundur financimin e studimeve të tyre, në

përputhje me kapacitetet, mundësitë e financimit

publik dhe përparësitë e zhvillimit të vendit.

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!