07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dy fakulteteve. Diplomat janë të orientuara sipas

kërkesave të tregut dhe standardeve të Rrjetit

Evropian të Universiteteve të Sportit.

A.1.2.4. Pranimi i studentëve në UST realizohet

me anë të testeve sportive, që përbëjnë 50% të

pikëve dhe pjesa tjetër (50%) është nota mesatare.

Për programe të ndryshme aplikohen teste të

ndryshme. Në ciklin e dytë të studimeve pranohen

vetëm studentët që kanë rezultate 80% e lart.

A.1.2.5. Kërkimi i zbatuar është zhvilluar në fushën

e shkencave sportive dhe së fundmi janë ngritur

tre laboratorë të rinj në funksion të kërkimit dhe

mësimdhënies.

Sugjerime – Specifike

A.1.2.6. UST sugjeron që programet e studimit të

fushës së edukimit fizik dhe të sportit që zhvillohen

nga IAL-të e tjera në vendin tone, të përqendrohen

në prodhimin e diplomave të integruara në fushat

e edukimit, si p.sh: mësues i edukimit fizik dhe

historisë, gjeografisë, edukimit shëndetësor etj.

A.1.2.7. Pranimi i studentëve në UST duhet të

realizohet me konkurs përpara specialistëve të

fushës.

A.1.2.8. Nota mesatare e aplikimit për të studiuar

në UST duhet të jetë më e ulët se në IAL-të e tjera

dhe të marrë parasysh edhe arritjet sportive të

kandidatëve.

A.1.2.9 Procedura e realizmit të konkursit të

pranimit të studentëve dhe numrit të atyre fitues të

jetë kompetencë e vetë IAL-së.

A.1.2.10. Duke marrë parasysh specifikat që

shpreh procesi i mësimdhënies në fushat e sportit,

departamentet duhet të kenë përgjegjësinë për të

përcaktuar raportin pedagog/student në procesin e

mësimdhënies.

A.1.2.11. Financimi nga shteti në formën e

grantit duhet të marrë parasysh numrin e vogël

të studentëve në këtë institucion. Granti për

mësimdhënien e kërkimin shkencor duhet të

mbulojë edhe shpenzimet për sigurimin e logjistikës

dhe teknikës didaktike në shërbim të procesit

mësimor në këtë institucion.

A.1.3. Universiteti i Mjekësisë

A.1.3.1 Universiteti i Mjekësisë Tiranë është

universitet publik me karakter akademik, mjekësor

dhe shkencor. UMT funksionon përmes Ligjit të

Arsimit të Lartë, statutit dhe rregullores së UMT-së.

A.1.3.2. UMT ka në përbërjen e vet 5 fakultete:

Fakulteti i Mjekësisë (FM), Fakulteti i Mjekësisë

Dentare (FMD), Fakulteti i Farmacisë (FF), Fakulteti i

Shëndetit Publik dhe (FSHP), Fakulteti i Shkencave

Mjekësore dhe Teknike (FSHMT).

Në Universitetin e Mjekësisë ndjekin studimet rreth

10.000 studentë. Kuotat e pranimit të studentëve

caktohen nga MAS-i.

A.1.3.3. Format e studimit në këto fakultete janë si

më poshtë:

• Fakulteti i Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i

Farmacisë - studime të integruara të nivelit të dytë

DND dhe me kohë të plotë.

• Fakulteti i Shëndetit Publik është i organizuar

sipas sistemit të Bolonjës, Bachelor dhe Master

profesional dhe shkencor, me kohë të plotë.

• Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Teknike

është i organizuar me kohë të plotë dhe me

kohë të pjesshme; studime të nivelit të parë

sipas sistemit të Bolonjës, Master profesional

dhe shkencor. Gjithashtu ka dhe sistem filiali në

Sarandë dhe në Kukës.

A.1.3.4. Financimi i UMT-së për pagat dhe sigurimet

bëhet nga buxheti i shtetit, ndërsa investimet dhe

shpenzimet mbulohen nga të ardhurat dhe tarifat e

shkollimit, skemë me të cilën funksionojnë të gjitha

universitetet publike në Shqipëri. UMT nuk ka asnjë

trajtim të veçantë financiar si rrjedhojë e specifikave

që ka.

Sugjerime – Specifike

A.1.3.5. Konkursi i Pranimit. Specifika e punës së

mjekut me njerëzit dhe me teknologjinë e bën të

domosdoshme, si në të gjithë botën, një sistem

konkursi me pyetje specifike në interesin e tyre për

mjekësinë, si dhe me një intervistë me gojë, pse

jo dhe pamore. Natyrisht, ponderimi në pike i këtij

konkursi do të përcaktohet nga UMT-ja dhe do të

jetë një përqindje e ponderuar e vlerës së pikëve të

marra nga matura shtetërore.

A.1.3.6. Procesi i mësimdhënies. Në një pjese

të mirë të UMT-së (p.sh. në FM, FMD etj.) ai

realizohet në kushte specifike; në universitet, por

sidomos në QSUT, në shtratin e të sëmurit, në

kabinetet mjekësore, në sallat e operacioneve, në

ISHP, në laboratorët e specializuar të qendrave të

rëndësishme në vend etj. Normalisht, kjo formë

mësimdhënieje duhet të garantojë që studenti,

63

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!