07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Madje, në këtë proces ka pasur shkelje të

procedurave të vlerësimit e të akreditimit,

angazhimit të ekspertëve joprofesionalë e pa ndonjë

lidhje me fushën, cilësi të dobët të vlerësimit dhe

raste të inkoherencës midis rezultateve të vlerësimit

dhe vendimit të akreditimit. Këtyre u shtohet

paqartësia, interpretimi i dyzuar i ligjeve dhe akteve

nënligjore, i standardeve vështirësisht të lexueshme

dhe të zbatueshme, edhe pse në vitet e fundit

në procesin e vlerësimit dhe të akreditimit janë

përfshirë edhe ekspertë të huaj.

Për sa i përket akreditimit, vetëm rreth 50% e

programeve të studimit të IAL-ve jopublike janë

të akredituara. Një pjesë e mirë e tyre janë në

proces, për shkak se ende nuk kanë arritur në vitin

e fundit të studimeve. Thuajse të gjitha kërkesat e

paraqitura deri tani për akreditim të programeve

nga IAL-të jopublike kanë marrë vendim akreditimi

pozitiv, me përjashtim të pak rasteve, kur janë

vendosur kushte për akreditim.

7.2 Ciklet e studimit

Meqenëse Shqipëria ka hyrë në Procesin e

Bolonjës, strukturimi i kurrikulave të IAL-ve sipas

ligjit ekzistues është ndërtuar në tri cikle: cikli i parë,

cikli i dytë dhe cikli i tretë.

Cikli i parë i studimeve përfundon me diplomën

Bachelor (me kohëzgjatje normale 3 vite/180

kredite). Cikli i dytë i studimeve përfundon me

diplomë Master i Shkencave (me kohëzgjatje

normale 2 vite/120 kredite) ose diplomë Master

Profesional (1,5 vite/ 60-90 kredite). Në ciklin e dytë

të studimeve futen edhe programet e integruara

të ciklit të dytë (me kohëzgjatje normale 5-6

vjet/300-360 kredite). Cikli i tretë i studimeve ku

bëjnë pjesë: Doktorata, me kohëzgjatje të paktën

3 vite akademike dhe 180 kredite, nga të cilat 60

kredite janë për studime të organizuara teorike;

Specializimet afatgjata, që zgjasin jo më pak se

2 vite akademike dhe 120 kredite. Në fushën e

mjekësisë, programet e studimeve të doktoratës

mund të ofrohen të integruara me studimet

specializuese afatgjata, sipas planit dhe programit

mësimor, të miratuar nga IAL-të.

IAL-të kanë të drejtën të ofrojnë programe të

studimeve jouniversitare, profesionale, pas arsimit

të mesëm me jo më pak se 120 kredite dhe

kohëzgjatje jo më pak se 2 vite akademike. Kreditet

e grumbulluara mund të transferohen në studimet

universitare të ciklit të parë, në përputhje me kriteret

e IAL-së.

7.3 Programet e studimit

Aktualisht, sot në Shqipëri ka 59 IAL, nga të cilat

15 publike dhe 44 jopublike. Në këto institucione

ofrohen gjithsej 1560 programe studimi, nga të

cilat 725 ofrohen nga IAL-të publike dhe 835 nga

ato jopublike. Nga këto, vetëm 13 janë diploma

dyvjeçare jouniversitare (9 në IAL-të publike dhe 4

në ato jopublike).

Në ciklin e parë ofrohen 582 nga 1560 programe

studimi (nga të cilat 271 në IAL-të publike dhe 311

në IAL-të jopublike); 850 programe në ciklin e dytë

(463 në IAL-të publike dhe 387 në IAL-të jopublike)

dhe 128 programe në ciklin e tretë (nga të cilat 101

në IAL-të publike dhe 27 në IAL-të jopublike (këto

të fundit janë mundësuar vetëm në tri vitet e fundit).

Në programet e ciklit të dytë vërehet se programet

“Master i Shkencave” mbizotërojnë në numër në

krahasim me programet “Master Profesional”, si në

sektorin publik ashtu dhe në atë jopublik.

Të ndara sipas fushave, mbizotërojnë programet

që ofrojnë studime në fushën e ekonomisë (304).

Shpërndarja e programeve në fushat e tjera

paraqitet: Mësuesia dhe Shkencat Mjekësore

(172 secila), Shkencat Sociale (161), Drejtësia

(141), Gjuhësia dhe Matematika-Informatika (93

secila), Inxhinieri-teknologjia (97), Arti dhe Dizajni

(65), Shkencat Bujqësore (60), Shkencat Natyrore

(43), Arkitekturë-Planifikimi Urban (31), Gjeografia-

Gjeologjia (35), Shkencat Humane (40), Shkencat

e Komunikimit (30) dhe të tjera, ku përfshihen dhe

programet dyvjeçare (23).

Referuar treguesve të arsimit të lartë në Shqipëri

për vitin akademik 2012-2013, të dhënat kryesore

paraqiten në tabelën 7.3.

Tabela 7.3. Tregues të arsimit të lartë në Shqipëri në

2014-ën.

Tregues Gjithsej IALpublike

IALjopublike

Numri i IAL-ve 59 15 44

Numri i

1560 835 725

programeve të

studimit

Nr. Prog. C1 582 271 311

Nr. Prog. C2 850 463 387

Nr. Prog. C3 128 101 27

Nr. i studentëve 174.421 141.295 33.126

Me kohë të plotë 138.935 106.152 32.783

Me kohë të

pjesshme

31.264 30.921 343

42

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!