07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

6.2.5. Granti i Mësimdhënies.

6.2.5.1. Ky grant përbën pjesën kryesore të

mbështetjes nga shteti për arsimin e lartë dhe

mbulon të paktën 60% të financimit shtetëror në

arsimin e lartë.

6.2.5.2. Ky grant përbëhet nga:

• Fondi institucional

• Fondi i mbështetjes studentore

6.2.5.2.1. Fondi institucional. Fondi institucional u

jepet IAL-ve publike, i përllogaritur në bazë të numrit

të studentëve që ndjekin ciklin e parë të studimeve,

drejtimin e programeve studimore, si edhe numrit të

personelit akademik. Ky fond garanton funksionim

bazë të IAL-ve publike.

Formula që përdoret, merr parasysh numrin e plotë

të studentëve të ciklit të parë të pranuar në vitin

paraardhës; treguesit e rëndësishëm të raportit

student/pedagog; cilësinë e diplomave të lëshuara;

logjistikën e vlerësuar të mësimdhënies.

6.2.5.2.2. Fondi i mbështetjes studentore. Ky

fond është i përbërë nga tre zëra financimi: bursat

e studimit për studentët e shkëlqyer, bursat për

studentët më të mirë në programet parësore të

studimit, si edhe bursat sociale:

• Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer u

jepen studentëve me rezultatet më të larta në nivel

kombëtar, pavarësisht nga programi i studimit dhe

IAL-së publike ose jopublike, të përzgjedhur prej

tyre.

• Bursat për studentët në programet parësore u

jepen studentëve që zgjedhin programet parësore

në IAL-të publike. Sipas rastit, bursat mund të

përfitohen nga të gjithë studentët e një programi

parësor ose nga studentët më të mirë që zgjedhin

programin, pavarësisht se në shkallë kombëtare

nuk klasifikohen si studentë të shkëlqyer.

• Bursat sociale u jepen të gjithë studentëve që

përmbushin kriteret e kategorisë “në nevojë” dhe

janë shpallur fitues në IAL-të publike.

6.2.6. Granti i Punës Kërkimore-Shkencore.

Ky grant është shumë i rëndësishëm për të nxitur

punën kërkimore-shkencore dhe ka munguar deri

diku në sistemin e arsimit të lartë në vend.

6.2.6.1. Ky grant është i hapur për të gjithë IAL-të në

vend. Jepet për punën shkencore (përfshi doktoratat),

ku përfitojnë si IAL-të publike edhe ato jopublike.

6.2.6.2. Shpërndarja e fondeve bëhet nga AKKSHja

mbi bazë merite/aplikimi dhe renditjes (“rankim”-i)

që u bëhet IAL-ve publike dhe jopublike nga

AKKSH-ja.

6.2.6.3. Renditja duhet të bëhet një herë në katër

vjet. Vlerësimi dhe shpërndarja e fondit bëhet vetëm

për institucionet e akredituara.

6.3. Sugjerimet - Burimet e financimit

6.3.1. Në këtë këndvështrim, komisioni sugjeron që

format e financimit në të ardhmen të diversifikohen,

por është e domosdoshme që të rritet ndjeshëm

dhe në mënyrë progresive edhe mbështetja

financiare nga shteti. Këto forma të përfshijnë:

6.3.1.1. Financimin e drejtpërdrejtë nga buxheti i

shtetit (në formë granti), siç u përmend edhe më lart.

6.3.1.2. Të ardhurat nga veprimtari ekonomike

fitimprurëse. IAL-të publike duhet të krijojnë të

ardhura nga produktet e tyre akademike dhe

infrastrukturore; puna shkencore; patentat; botimet;

përdorimi i laboratorëve e të tjera.

6.3.1.3. Donacionet e ndryshme. Kjo formë deri më

sot nuk njihet në sektorin publik dhe, si e tillë, duhet

të rregullohet me ligj për të ardhmen.

6.3.1.4. Kontributi i biznesit dhe i autoriteteve

lokale. Një nga problemet e arsimit të lartë te ne

është dhe lidhja e dobët e tij me tregun e punës.

Orientimi në të ardhmen i arsimit të lartë duhet të

bëhet drejt tregut të punës. Në këtë këndvështrim,

edhe biznesi lokal dhe qeverisja vendore mund

të jenë kontribues në financimin e arsimit të lartë

rajonal. Në rastin e përfshirjes së sektorit privat

në financim ose donacione për arsimin e lartë,

sugjerohet të krijohen lehtësi fiskale stimuluese.

6.3.1.5. Tarifat e studentëve. Deri tani këto tarifa

kanë qenë minimale dhe, si të tilla, nuk përbëjnë

një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave të

IAL-ve publike. Në të ardhmen, komisioni vlerëson

si të pashmangshme rritjen e kontributit të tarifave

të nivelit Bachelor në buxhetin e IAL-ve. Shteti

për këtë nivel studimi është i detyruar të vendosë

një tarifë tavan, bazuar në studimet e detajuara të

tregut, mbi bazën e mundësisë së çdo familjeje për

të përballuar të ardhurat e arsimimit të lartë.

Tarifat e studimeve në IAL-të publike përcaktohen

prej tyre. Niveli maksimal i tarifave të studimeve për

programet e ciklit të parë caktohet me Vendim të

Këshillit të Ministrave.

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!