07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

studimet e këtij cikli me temë diplome, që mund

të jetë teorike ose eksperimentale (sipas fushës së

studimit).

7.6.6. Studimet e ciklit të dytë duhet të përmbyllen

me realizimin e një teze diplome, që mund të jetë

teorike apo eksperimentale, në varësi të llojit të

programit të studimit. Temës së diplomës i përkasin

një numër kreditesh, në varësi të llojit të programit

të studimit. Për studimet e ciklit të dytë ”Master

profesional”, përmbyllja e studimeve mund të jetë

me tezë teorike, me detyrë kursi ose me projekt.

Në programet e studimit “Master i Shkencave”,

përzgjedhja e temës eksperimentale duhet të jetë e

lirë nga studenti, mbështetur në temat e vendosura

në dispozicion nga IAL-ja, në përputhje me politikat

e saj të kërkimit shkencor.

7.6.7. Për doktoratën, në vitin e parë hiqen

studimet e organizuara teorike dhe zhvillohen

plotësime të formimit teorik dhe metodologjik rast

pas rasti, si edhe puna kërkimore e parashikuar në

kuadrin e temës. Pas këtij viti bëhet një vlerësim

i brendshëm formal përzgjedhës i ecurisë së

doktorantit. Doktorata zhvillohet me kohë të plotë,

pranë departamentit të paktën për 3 vite. Programi

i doktoratës nuk zgjat më shumë se 5 vite. Projekti

kërkimor i doktoratës përcaktohet në bashkëpunim

midis studentit dhe departamentit (drejtuesit

shkencor) në varësi të programit/objektivave të

përcaktuara për kërkimin shkencor, si dhe projektet

në zhvillim. Studentët e doktoratës aplikojnë për

projektet e shpallura nga IAL-të. Për çdo projekt të

shpallur përcaktohet dhe drejtuesi shkencor apo

drejtuesit shkencorë në varësi të numrit të vendeve

në dispozicion për doktorantë. Drejtuesi shkencor

nuk mund të udhëheqë më shumë se një numër

kufi doktorantësh, në varësi nga titulli i tij akademik.

Ata duhet të kenë të paktën titullin Profesor i

Asociuar.

7.6.8. Praktikat profesionale dhe programet që

përgatisin profesionistë në profesione të rregulluara,

të parashikohen në përputhje me direktivën e BE-së

për profesionet e rregulluara.

7.6.9. Të përcaktohen kodet kombëtare të

programeve ekzistuese të studimit dhe çdo

program i ri që shtohet, merr një kod sipas

fushës përkatëse dhe klasifikimeve të njohura

ndërkombëtarisht.

7.6.10. Të përcaktohen edhe programe të tjera me

cikël të integruar 5-vjeçar veç atyre aktuale, për

shembull, drejtësia, arkitektura, etj., në përputhje

me përvojat më të mira evropiane.

7.6.11. Ndryshimet në programet e studimit

pas licensimit të tyre duhet t’u bëhen të njohura

strukturave kompetente miratuese të MAS-it. Nëse

programi ka në përbërjen e tij lëndë me zgjedhje,

këto duhet të jenë të miratuara në çastin e miratimit

të programit dhe më pas mund të aktivizohen ose

jo. Studentët duhet të kenë të drejtë që të zgjedhin

me vullnetin e tyre midis lëndëve me zgjedhje, që

ofrohen nga lëndët e miratuara për vitin në vazhdim.

7.6.12. Në IAL-të publike duhet të përcaktohet

numri minimal i studentëve për zhvillimin e një lënde

me zgjedhje.

7.6.13. Kurrikulat e programeve të studimit

duhet të ndërtohen në bazë të parimit të varësisë

ndërlëndore.

7.6.14. Të përcaktohet një nivel minimal për

frekuentimin e detyruar të lëndës sipas zërave,

veçanërisht për ciklin e parë.

7.6.15. Mangësitë e ndeshura në formimin bazë

të studentëve që hyjnë në arsimin e lartë, shtrojnë

nevojën e rishikimit të shpejtë të strukturës dhe

të përmbajtjes së kurrikulave të Arsimit të Mesëm

(AM).

7.6.16. Reformimi i sistemit arsimor parauniversitar

nga 4 + 4 + 4 në atë 9 + 3 shkurtoi me një vit

periudhën e formimit në AM, duke ia kaluar atë

arsimit 8-vjeçar. Për pasojë u reduktua me një vit

edhe ngarkesa formuese e nxënësve, pikërisht

në periudhën e arritjes së pjekurisë së tyre, kur

kapaciteti nxënës dhe analitik janë në fazën rritëse.

7.6.17. Në këto kushte rekomandojmë plotësimin

e strukturës së Arsimit të Mesëm me një vit, duke

e rikthyer kohëzgjatjen e tij të paktën në 4 vjet.

Arkitektura e re e sistemit parauniversitar mund të

strukturohet në 2 variante:

7.6.17.1. me kohëzgjatje 12 vjet dhe strukturë

4 + 4 + 4 (sistemi i vjetër, por mjaft i konsoliduar

dhe rezultativ, i kishte bërë maturantët shqiptarë

konkurrues edhe jashtë Shqipërisë);

7.6.17.2. me kohëzgjatje 13 vjet dhe me 2 zgjedhje

strukture: 9 + 4 ose 8 + 5. Sigurisht që ky variant

është më i miri, pasi krijon më shumë hapësirë për

formimin e maturantëve. Ai zbatohet në disa vende

evropiane dhe është plotësisht i përligjur për vendin

tonë.

7.6.18. Çdo IAL duhet të ketë të miratuar Kodin Etik

Institucional.

46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!