07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shkencor dhe trajnimit për përgatitjen e

specialistëve të fushës së veterinarisë, klinikës dhe

shëndetit publik veterinar. Fakulteti i Mjekësisë

Veterinare synon të kthehet në një pikë referimi

për zhvillimin e mjekësisë veterinare, mbarështimin

e kafshëve, mirëqenien dhe prodhimtarinë e tyre,

duke kontribuar drejtpërdrejt në integrimin evropian

të vendit.

Sugjerime specifike

A.1.6.6. Fakulteti Mjekësisë Veterinare duhet të ketë

kuota pranimi të përcaktuara nga vetë fakulteti.

A.1.6.7. Pranimi i studentëve në Fakultetin e

Mjekësisë Veterinare të realizohet nëpërmjet

ndërthurjes së rezultateve të maturës shtetërore me

konkurrimin në fakultet.

A.1.6.8. Krijimi i strukturave të plota për trajnimin e

studentëve në klinikat bazë veterinare të financohet

me një fond shtesë për inovacionin ose kërkimin

shkencor, nga granti i zhvillimit.

A.1.6.9. Ndërtimi i infrastrukturës spitalore për

kafshët e shoqërimit dhe atyre të fermës. Të

realizohet me financim nga ministria përkatëse.

A.1.6.10. Duke qenë degë me natyrë të veçantë,

vetë departamentet të përcaktojnë numrin e

studentëve në grupet mësimore, bazuar në kriteret

e edukimit veterinar.

A.1.6.11. Sugjerimi për një numër të vogël të

studentëve për grup të bazohet në parimin që çdo

student duhet të marrë pjesë në mënyrë të pavarur

në praktikat laboratorike dhe klinike, bazuar në

parimin e edukimit veterinar “Day–one–Skills“.

A.1.6.12. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, si degë

me nevoja të veçanta, sugjeron instalimin e një

autonomie financiare për përballimin e kërkesave që

garantojnë cilësinë e mësimdhënies dhe realizimin e

standardeve të kërkimit shkencor.

Universiteti Bujqësor i Tiranës

A.1.6.13. Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT)

është qendra e vetme e formimit universitar,

pasuniversitar, kërkimit shkencor dhe trajnimit në

fushën e bujqësisë dhe të ushqimit. Ky IAL u krijua

më 1 nëntor 1951, si Instituti i Lartë Bujqësor (ILB)

dhe mori statusin e një universiteti në vitin 1991, kur

dhe u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT).

Deri në vitin 1990, universiteti ishte i organizuar

në katër fakultete (Agronomi, Ekonomi Agrare,

Inxhinieri Pyjore dhe Veterinari) me rreth 6000

studentë e 480 pedagogë. Në vitin 1992-1994, u

krye ristrukturimi akademik i universitetit. Që nga viti

akademik 2005-2006, UBT i ka organizuar studimet

sipas skemës së re 3+2+3 (Bachelor, Master dhe

Doktoraturë).

A.1.6.14. UBT zbaton dhe duhet të zbatojë të gjitha

rregullat organizative dhe administrative si edhe

IAL-të e tjera në vend. Por për arsye të Fakultetit të

Mjekësisë Veterinare, si degë me natyrë të veçantë,

për arsye të financimit të dyfishtë, si dhe për arsye

të rëndësisë së lartë që kanë disa nga profilet e këtij

universiteti për zhvillimin e vendit, ky universitet po

trajtohet në mënyrë të veçantë, por jo me status të

veçantë.

A.1.6.15. Në UBT, kërkimi shkencor konsiderohet

si një të përbërës thelbësor i jetës akademike.

Kërkimi është realizuar në sajë të një numri të madh

projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare. UBT

është nismëtar i lidhjeve të shkencës me prodhimin.

Këto lidhje janë konkretizuar përmes marrëveshjeve

të lidhura me biznesin shqiptar.

A.1.6.16. UBT-ja, ka në përbërjen e tij pesë

fakultete: Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit,

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakulteti

i Bioteknologjisë dhe i Ushqimit, Fakulteti i

Shkencave Pyjore, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

A.1.6.17. UBT-ja është qendra më e madhe e

edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit dhe

trajnimit për përgatitjen profesionale të specialistëve

të fushës së bujqësisë, ushqimit dhe të mjedisit.

Sugjerime

A.1.6.18. Universiteti Bujqësor i Tiranës me degët

parësore duhet të jetë promotori i mbështetjes dhe i

zhvillimit të politikave kombëtare dhe rajonale, duke

ndikuar sidomos në fushat e bujqësisë, blegtorisë

dhe fondit gjenetik të farërave.

A.1.6.19. UBT-ja duhet të promovojë prirjet e reja të

zhvillimit në fushat me rëndësi strategjike parësore

për përparimin e vendit.

A.1.6.20. UBT-ja duhet të shërbejë si një hallkë

lidhëse midis politikave të zhvillimit, ekspertizave të

kërkimeve shkencore dhe përgatitjes së kuadrove

në shërbim të fushave, që mbulon për të ndikuar

në rritjen ekonomike të vendit, si dhe në drejtim të

agrobiznesit, agroturizmit, agroindustrisë etj.

A.1.6.21. UBT-ja duhet të ndikojë përmes

67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!