07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ekonomie tregu dhe të një shndërrimi rrënjësor të

strukturës së ekonomisë në vend.

Vitet 1994-‘99 u karakterizuan nga zgjerimi i

mëtejshëm i sistemit dhe sidomos nga zgjerimi i

profileve të universiteteve në rrafsh kombëtar, duke

humbur kështu në mënyrë graduale identitetin

dhe profilin e tyre specifik. Në këtë kohë, sistemi

privat ende nuk kishte filluar të ushtronte trysni mbi

sistemin publik, zbrazëti të cilën, si nga pikëpamja

e shumëllojshmërisë akademike, ashtu dhe nga

pranimet e studentëve, e plotësonte sistemi publik

që rritej dhe zgjerohej, por duke mos ndjekur

domosdoshmërisht zhvillimin ekonomik të vendit

dhe kërkesën për profesione të caktuara.

Në vitin 1998, sistemi i arsimit të lartë në varësi

të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës përbëhej

nga njëmbëdhjetë (11) Institucione të Arsimit të

Lartë, nga të cilat tetë (8) universitete (3 në Tiranë,

5 në rrethe të tjera) dhe 3 shkolla të larta në Tiranë

(Akademia e Arteve, Shkolla e Lartë e Infermierisë

dhe Instituti i Kulturës Fizike).

Ligji i ri për Arsimin e Lartë, në vitin 1999, erdhi

si një domosdoshmëri për të lejuar dhe për të

rregulluar zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë dhe

të gjithë përbërësve të tij, veçanërisht në kushtet e

domosdoshmërisë të përditësimit të tij me elemente

dhe mekanizma të rinj, që impononte Procesi i

Bolonjës.

Përmes këtij ligji sanksionohet qartë, për herë të

parë, autonomia universitare e shprehur kryesisht

në skemën dhe në mënyrën e zgjedhjeve të

autoriteteve dhe të organeve drejtuese, në

vendimmarrjen akademike, në qeverisjen dhe në

menaxhimin financiar.

Në aspektin akademik futen konceptet e kurrikulave

të organizuara, konceptet bazë të Procesit të

Bolonjës, sistemi evropian i krediteve universitare

(ECTS) në kurrikulat e studimeve universitare dhe

bëhen përpjekje për të integruar kërkimin shkencor

që zhvillohej në universitete, me atë të instituteve

kërkimore, kryesisht të Akademisë së Shkencave.

Kjo gjë synonte edhe zbutjen e ndërsjellë

të dallimeve në kapacitetet mësimdhënëse

dhe kërkimore midis personelit akademik të

universiteteve dhe atij kërkimor të instituteve.

Në kuadrin e mekanizmave të Procesit të Bolonjës,

në këtë ligj sanksionohet për herë të parë Sistemi i

Sigurimit të Cilësisë.

Për herë të parë konceptohet dhe hapet rruga

për futjen e arsimit të lartë privat në sistem dhe

përfshirja e arsimimit policor dhe ushtarak në

sistemin e arsimit të lartë.

Vitet 1999-2007 shënuan vitet e riprojektimit

të sistemit, të përshtatjes së institucioneve dhe

kurrikulave sipas Procesit të Bolonjës, dhe hapjes

së institucioneve të para jopublike të arsimit të lartë.

Në vitin 2001, Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen

e Lisbonës për njohjen e diplomave dhe fillimin e

sistemit të njohjes së diplomave të huaja në vend

sipas kritereve dhe standardeve evropiane, të

parashikuara në kuadrin e Procesit të Bolonjës.

Po këtë vit, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës

urdhëron zbatimin e sistemit ECTS (European

Credits Transfer Sistem) në të gjitha kurrikulat e IALve

në Shqipëri.

Gjatë vitit 2003, Shqipëria hyn zyrtarisht në Procesin

e Bolonjës. Ky vit shënon fillimin e organizuar të

rishikimit dhe të përshtatjes së kurrikulave të arsimit

të lartë sipas këtij sistemi, konceptimin e ECTS-së

dhe zbatimin e tyre. Ky ishte dhe është një proces

i vështirë, ende i papërfunduar, veçanërisht në

aspektin e harmonizimit të kurrikulave, sipas cikleve

dhe profileve universitare në rang kombëtar dhe

evropian.

Gjatë kësaj periudhe, duke filluar që nga 2002-shi,

u licencuan institucionet e para private. Deri në vitin

2005 funksiononin vetëm 5 IAL private, pothuajse të

gjitha të specializuara (New York, Marubi, Luarasi,

Zoja e Këshillt të Mirë dhe Fakulteti i Stomatologjisë

i UFO-s).

Theksojmë se, në këto vite, nuk kishte një kuadër

ligjor të plotë, gjithëmbulues dhe me standarde

të plota për procesin e licencimit të institucioneve

jopublike, megjithatë, procesi ishte deri diku i

përgjegjshëm dhe i kujdesshëm e, për pasojë,

gradual. Institucionet e hapura gjatë kësaj kohe

drejtoheshin kryesisht nga figura akademike.

Ato u hapën në kuadrin e marrëveshjeve të

mirëpeshuara për cilësi dhe në fusha profesionale

e plotësuese, që mbuloheshin më me vështirësi

nga institucionet shtetërore. Këto IAL jopublike u

hapën si plotësuese të IAL-ve publike. Procesi ishte

i mirëkontrolluar nga MASH-i, ndërkohë që Sistemi i

Akreditimit ishte ende në hapat e parë të krijimit dhe

të funksionimit.

Gjatë kësaj periudhe (2005-2006), APAAL-ja

ndërmori procesin e parë të vlerësimit dhe të

analizës së programeve dhe të institucioneve

ekzistuese të arsimit të lartë, edhe pse ky proces

15

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!