07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

7.4.9. Mungesa e një politike të zhvillimit të

kurrikulave me synimin për t’i orientuar të rinjtë sa

më mirë drejt tregut të punës ka bërë që struktura

e kurrikulave në IAL-të publike të mbizotërohet nga

ato të shkencave humane (479), përkundrejt atyre

të shkencave teknike dhe të zbatuara (333). Ky

raport është edhe më i thellë midis këtyre drejtimeve

në IAL-të jopublike (497/228).

7.4.10. Rritja e numrit të pranimeve ka prekur edhe

ciklin e tretë të studimeve. Numri i doktorantëve

të regjistruar në një vit akademik është rritur me

shpejtësi të madhe në këto vitet e fundit, rreth 2.6

herë në vitin akademik 2011-2012, krahasuar me

vitin 2009-2010. Kryerja e studimeve të doktoratës

u pa si një mundësi karriere në sektorin publik të

punësimit dhe jo si një karrierë akademike në punën

kërkimore-shkencore.

7.4.11. Në kushtet e mungesës së infrastrukturës

kërkimore, rritja e madhe dhe e menjëhershme e

numrit të doktorantëve, e pashoqëruar me zhvillimin

e infrastrukturës kërkimore të nevojshme, ka

ndikuar negativisht në cilësinë e doktoratave, duke

bërë që një pjesë e madhe e tyre të jenë më shumë

teorike.

7.4.12. Punësimi i shumëfishtë i stafit akademik

të IAL-ve publike dhe i atyre jopublike, të cilat

shpesh kishin mungesë të kapaciteteve për ngritjen

e kurrikulave dhe zhvillimin e tyre, shpërndau

përkushtimin, vëmendjen dhe kohën për zhvillimin

e punës shkencore, duke ulur cilësinë dhe duke i

shndërruar IAL-të, në mjaft raste, në shkolla teorike

ku zhvillohet mësim, ndërsa koha për kërkim

shkencor, fatkeqësisht, është e kufizuar.

7.4.13. Transferimet në vite të ndërmjetme nga

universitet jopublike në ato publike kanë shmangur

zbatimin e mekanizmit meritë-preferencë të Maturës

Shtetërore, duke krijuar një rrugë alternative për

të përfituar hyrje të pamerituar në programe të

caktuara studimi pranë IAL-ve publike.

7.4.14. Baza materiale dhe infrastruktura kërkimore

mbeten një nga pikat e dobëta të IAL-ve publike. U

bë kohë shumë e gjatë që universitetet publike nuk

marrin mbështetje për bazën materiale mësimoreshkencore

nga ana e shtetit. Ndërkohë, edhe

procedurat e blerjes së mjeteve bazë të punës dhe

të bazës materiale për zhvillimin e mësimit dhe të

kërkimit, janë shumë burokratike, të zgjatura, të

vështira dhe, në përgjithësi, kjo situatë ka ndikuar

drejtpërsëdrejti në dëmtimin e rëndë të cilësisë së

mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Rregullimi

i këtij procesi kërkon përmirësimin e legjislacionit

financiar të buxhetit dhe të prokurimeve, për t’i

trajtuar IAL-të me një status të veçantë.

7.5 Sugjerime - Rishikimi i programeve të

studimit

7.5.1. Mbështetur mbi Kornizën Kombëtare të

Kualifikimeve dhe atë Sektoriale të Kualifikimeve

të përgatitet dhe të publikohet një tablo e qartë

e programeve të studimit të ofruara nga të gjitha

IAL-të. Kjo do të shërbejë edhe për të nxjerrë

përfundime mbi politikat e zhvillimit dhe të financimit

të diferencuar të tyre.

7.5.2. Numri i studentëve për çdo program

studimi dhe IAL të përcaktohet mbi bazën e

kapaciteteve akademike e infrastrukturore, si

edhe të rikonceptimit të ngarkesës së personelit

akademik. Është e rëndësishme që në këtë kuadër

të zbatohen standardet ndërkombëtare.

7.5.3. Për çdo cikël studimi të IAL-ve publike

të përcaktohen programet e studimit që do të

financohen nga buxheti i shtetit si parësore dhe të

domosdoshme për zhvillimin strategjik të vendit, si

edhe kufijtë e kuotave përkatëse të studentëve, që

do të financohen për këto programe.

7.5.4. IAL-të publike, mbi bazën e kapaciteteve

akademike dhe infrastrukturore, mund të ofrojnë

programe të tjera studimi, mbështetur në studimin

e tregut të punës dhe në vendosjen e tarifave të

shkollimit brenda vlerave dysheme dhe tavan të

përcaktuara nga shteti. Nëse për hapjen e këtyre

programeve kërkohet financim shtetëror, atëherë

këto programe duhet të miratohen, përpos MAS-it,

edhe nga Agjencia Kombëtare e Financimit.

7.5.5. Ofertës formuese të ciklit të tretë të

studimeve i shtohet Masteri i Ciklit të Tretë

(Master Ekzekutiv). Kjo dallon kualifikimin e kryer

pas programeve të ciklit të dytë. Ky master ka

kohëzgjatje 1 ose 2 vite akademike, me 60 deri

120 kredite ECTS. Hapja e këtij masteri do të

përmirësojë ofertën formuese universitare e, në

mënyrë të veçantë, atë të ciklit të tretë.

7.5.6. Kohëzgjatja e Masterit Profesional është 1 vit

akademik dhe organizohet me 60 kredite ECTS, për

t’u dalluar qartë nga Masteri i Shkencave.

7.5.7. Programet e ciklit të 2të dhe të 3të,

me përjashtim të masterave profesionalë dhe

ekzekutivë, duhet të kenë përbërës kërkimorëshkencorë

dhe të mbështeten me infrastrukturën

e nevojshme, si kusht për hapjen e këtyre

44

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!