07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KREU 10

VËNIA NË JETË E REFORMËS

PJESA II –

NDRYSHIMET E

REKOMANDUARA

10.1 Rëndësia e vënies në jetë

10.1.1 Çështja më e rëndësishme e çdo reforme

është vënia në jetë e saj. Në kushtet e një reforme

të thellë, kjo çështje merr një rëndësi edhe më të

veçantë. Të gjitha reformat e thella kanë një element

që i dallon: atë të zbatimit të rreptë të vendimeve,

apo ligjeve që dalin prej tyre.

10.1.2. Sugjerohet që mbikëqyrja e zbatimit

të Reformës në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin

Shkencor, i propozuar nga ky Komision, duhet të

jetë, si edhe hartimi i tij, i pavarur dhe rigoroz.

10.1.3. Detajet e vënies në jetë të reformës për

arsimin e lartë në Shqipëri do të paraqiten në një

dokument të tretë, të prodhuar nga komisioni –

Raporti i Detajuar i Zbatimit të Reformës.

10.2. Fazat e vënies në jetë

10.2.1. Faza hartuese e dokumentit strategjik dhe

ligjit

Kjo reformë që nisi në janar të 2014, ka kaluar

tashmë fazën përgatitore, atë të hartimit të

dokumentit strategjik për parimet dhe drejtimet

kryesore të reformës.

10.2.1.2. Pas hartimit të Raportit të Parë (Green

Paper) nga komisioni, raporti u diskutua me

grupet e interesit dhe me faktorët e arsimit të

lartë në Shqipëri. Kjo është faza e parë, ajo e

hartimit të raportit (Shiko figurën 10.1). Propozimet

e marra, pasi u analizuan, u përfshinë në këtë

Raport Përfundimtar (White Paper), që është edhe

dokumenti kryesor për realizimin e politikës dhe të

hartimit të Ligjit për Arsimin e Lartë në Shqipëri.

10.2.1.3. Kjo fazë ndiqet nga ndryshimet ligjore

përkatëse dhe kalon në strukturat ekzekutive dhe

legjislative që parashikon ligji.

10.2.1.4. Me miratimin e ligjit, mbyllet faza e hartimit

dhe fillon faza tjetër, ajo e zbatimit afatmesëm të

Reformës në Arsimin e Lartë në Shqipëri. Kjo fazë

do të zgjasë së paku tre vjet. Në fillim të kësaj faze,

komisioni përfundon edhe të ashtuquajturin Raport

të Detajuar të Zbatimit të Reformës, që i vlen çdo

IAL-je në vend, si edhe vetë MAS-it për hapat e

duhur gjatë zbatimit të reformës.

10.2.2. Faza e parë afatmesme. Kjo fazë ndahet të

paktën në tri vite dhe ka si qëllim vënien në jetë të

ligjit të arsimit të lartë dhe përgatitjen e IAL-ve për

krijimin e sistemit të njësuar të arsimit të lartë në

Shqipëri.

10.2.2.1. Viti i parë i kësaj faze (2014-2015) është ai

i përgatitor për IAL-të në vend për transformimin e

tyre në strukturat pe reja – përgatitja për ndryshim.

Në këtë vit duhet të realizohen:

• riorganizimi i IAL–ve sipas parimeve të reformës

• riorganizimi strukturor i arsimit të lartë shqiptar

(agjensitë kombëtare pranë MAS-it dhe Qeverisë)

• krijimi i sistemit të aplikimit të studentëve hyrës në

IAL sipas parimeve të reformës (Krijimi i AKAU-t)

• mbikëqyrja e ndryshimeve organizative brenda

IAL-ve

• mbikëqyrja e ndryshimeve në nivel makro: qeveria

dhe institucionet e reja

• shpërndarja e informacionit për studentët,

prindërit, mësuesit e shkollave të mesme dhe

pedagogët

• krijimi i mekanizmave të kontrollit, brenda IAL-ve

dhe jashtë tyre

• shpjegimi i ndryshimeve ligjore

• përgatitja e akteve nënligjore

• trajnimi i stafit drejtues të çdo IAL-je për ndryshim,

si dhe të vetë agjencive kombëtare

• krijimi i një komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të

reformës.

10.2.2.2. Viti i dytë i kësaj faze (2015-2016) - Viti

i vënies në jetë përqendrohet në zbatimin dhe

mbikëqyrjen e ndryshimeve. Gjatë kësaj faze duhet

të kryhen:

• krijimi i një organi të asistencës për ndryshime

në IAL (pranë ministrisë) për të dhënë ndihmë dhe

asistencë teknike

• zbatimi i skemës së re të financimit të arsimit të

lartë

• zbatimi i reformës për kërkimin shkencor

• renditja e IAL-ve (dhe çdo departamenti) në vend

mbi bazën e punës shkencore të çdo pedagogu

57

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!