07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

6.1.3. Reforma e Arsimit të lartë nuk mund

të garantohet pa reformuar vetë sistemin

e financimit dhe pa rritur efektivitetin dhe

autonominë institucionale. Krijimi i hapësirave dhe

i mekanizmave nxitës për rritjen e investimeve

paralele me ato të shtetit duhet të vihet në jetë

në të njëjtën kohë me rritjen e autonomisë së

Institucioneve të Arsimit të Lartë.

6.1.4. Komisioni e sheh reformën me dy faza

të zhvillimit dhe të realizimit të saj: në zgjidhjet

afatmesme dhe ato afatgjata. Zgjidhjet afatmesme

janë ato që do të shëndoshin institucionet e

arsimit të lartë dhe do të përmirësojnë gjendjen

e tyre në drejtim të mësimdhënies, të kërkimit

shkencor, të menaxhimit drejt autonomisë nga

shteti, si dhe të rritjes së mundësive financiare.

Në zgjidhjet afatgjata është projektuar një model

më i mirë i financimit dhe zhvillimit të arsimit të

lartë në Shqipëri, bazuar në: (i) përvojat më të mira

ndërkombëtare; (ii) sigurimin e cilësisë së arsimit të

lartë dhe maksimizimin e financimit për IAL-të në

vend; (iii) traditën e zhvillimit të arsimit të lartë në

Shqipëri.

6.1.5. Skema e re e financimit (në fazën e parë) do

të zgjeronte autonominë financiare në universitet

publike, në mënyrë që ato të shëndoshen

financiarisht dhe të krijohen kushtet për të hyrë në

fazën e dytë zhvillimore.

6.2. Sugjerimet - Llojet e financimit

6.2.1. Mënyra e financimit të arsimit të lartë

duhet të kthehet në një instrument, i cili i vendos

universitetet në lëvizje për zhvillim të mëtejshëm dhe

profilizim të tyre sipas përparësive të përcaktuara

nga universiteti, por edhe nga zhvillimi strategjik i

vendit.

6.2.2. Parimet mbi të cilat duhet të mbështetet

financimi i arsimit të lartë nga buxheti i shtetit, janë:

i. Konkurrenca e lirë

ii. Mundësitë e barabarta

iii. Mbështetja e interesave prioritare strategjike të

vendit

iv. Shpërndarja e fondeve mbi standardet e

cilësisë për:

• mësimdhënien,

• kërkimin-shkencor

• inovacionin/zhvillimin.

6.2.3. Për të përmbushur detyrimin për një arsim të

lartë që të nxisë rritjen e standardit në tri aspektet

kryesore (mësimdhënien, punën kërkimoreshkencore

dhe inovacionin/zhvillimin), propozohet

që edhe investimi nga buxheti i shtetit në arsim të

ndahet në këto tri fusha. Raportet midis përbërësve

të financimit përcaktohen sipas përparësive të

qeverisë.

6.2.4. Granti i Politikave të Zhvillimit të Arsimit të

Lartë.

Ky grant është shumë i rëndësishëm për zhvillimin

afatgjatë të vendit dhe jepet vetëm për IAL-të

publike.

6.2.4.1. MAS-i, në bazë të politikave të saj,

përcakton përparësitë për këtë grant dhe e

shpërndan atë mbi bazën e aplikimit apo të

përparësive strategjike të zhvillimit të vendit.

6.2.4.2. MAS-i përcakton përparësitë dhe termat

e shpërndarjes së këtij granti (“guidelines”).

Gjithashtu, MAS-i përcakton edhe mënyrën e

shpërndarjes dhe formën e aplikimit.

6.2.4.3. Masa e financimit ndryshon mbi bazën e

përparësive të çdo qeverie.

6.2.4.4. Shpërndarjen e këtij granti e bën Agjencia

Kombëtare e Financimit (AKF) mbi bazën e kritereve

që përcaktohen nga: a) përparësitë e qeverisë dhe

b) kapacitetet zhvillimore të çdo IAL-je.

6.2.4.5 Ky grant jepet edhe për mbështetjen e

logjistikës/infrastrukturës mësimore- shkencore.

6.2.4.6 Ky grant mbështetet mbi performancën

akademike të IAL-ve, e cila merr parasysh cilësinë e

mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore.

Ajo varet nga madhësia e universiteteve dhe u jepet

vetëm institucioneve publike të arsimit të lartë. Në

këtë vlerësim është shumë e rëndësishme renditja

e IAL-ve, e cila, midis të tjerave, mbështetet në

faktorin e impaktit të botimeve, në citimet e bëra

për çdo botim, në konferencat ndërkombëtare,

si dhe në impaktin e punës shkencore të çdo

departamenti në: a) Shkencë dhe b) Shoqëri

(politikëbërje).

Kjo bëhet me anë të raportimit të çdo departamenti/

IAL-je dhe vlerësimeve të komisioneve përkatëse

pranë AKKSH-së.

Shpërndarja e këtij granti bëhet edhe mbi renditjen

që realizon AKKSH-ja për departamentet e IAL-ve

publike.

36

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!