07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ka një mungesë të infrastrukturës kërkimore dhe,

së dyti, mungojnë mekanizmat e mbështetjes në

veprimtarinë kërkimore individuale të pedagogut.

8.2.7. Për shkak të mbingarkesës në veprimtarinë

pedagogjike, mungon baraspesha midis punës

kërkimore-shkencore dhe mësimdhënies. Kjo

ka bërë që të mos arrihet kristalizimi i profilit të

kërkuesit, krahas atij të mësimdhënësit.

8.2.8. Aktualisht, në IAL mungojnë mekanizmat

e nxitjes të pedagogut, që ai të kryejë punë

kërkimore. Karriera e një pedagogu nuk ndiqet

në mënyrë të rreptë dhe kjo bën që veprimtaria

kërkimore të mos përbëjë ndonjë nxitje, përveç

përparimit të individit në karrierën e tij akademike.

Në IAL nuk ekziston portofoli i pedagogut, ku të

përfshihet çdo gjë që ai ka bërë për t’u zhvilluar

profesionalisht dhe, gjithashtu, nuk ka vlerësim

vjetor apo disavjeçar të punës së tij.

8.2.9. Ekziston, por nuk zbatohet si duhet, koncepti

i vitit sabatik. Një pjesë e madhe e pedagogëve nuk

e kanë shfrytëzuar atë dhe, madje, ka prej tyre që

nuk janë në dijeni të tij.

8.2.10. Produkti kërkimor nuk konceptohet drejt;

në shumë raste, ai përligjet me botime tekstesh

mësimore, duke mos u përqendruar në punën

origjinale dhe eksperimentale për të sjellë diçka të re

në shkencë. Rastet e plagjiaturës janë të shpeshta.

8.2.11. Niveli i ulët i kërkimit shkencor shprehet

edhe te bashkëpunimi i paktë me institucionet e

huaja në projekte të përbashkëta kërkimore, si me

institucionet perëndimore, ashtu edhe me ato të

vendeve fqinjë.

8.2.12. Ka një mungesë të veprimtarive të rregullta

shkencore, të organizuara nga IAL-të në nivel

fakulteti dhe departamenti.

8.3. Sugjerimet - Organizimi

8.3.1. Në plan kombëtar propozohet organizimi

i punës kërkimore-shkencore në një strukturë

organizative të re, siç paraqitet në skemën 9.1.

8.3.2. Në analogji me organizimin e kërkimit

shkencor në mjaft vende të BE-së, institucione të

kërkimit shkencor (IKSh) do të jenë:

1. Institucionet e Arsimit të Lartë që zhvillojnë ciklin

e dytë dhe të tretë të studimeve (universitetet,

akademitë, kolegjet universitare);

2. Institutet dhe Qendrat Kërkimore

Ndëruniversitare, në varësi të Ministrisë së Arsimit

dhe të Sportit;

3. Institutet dhe Qendrat e Kërkimit të Zbatuar, në

varësi të ministrive të tjera.

8.3.3. Për të rritur e konsoliduar rolin ekzekutiv të

AKTI-së në kërkimin shkencor dhe sidomos në

sistemin e arsimit të lartë, propozohet kalimi i saj

në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit,

me emërtesën Agjencia Kombëtare e Kërkimit

Shkencor (AKKSh), duke ruajtur funksionet e

mëparshme, por duke forcuar përbërësin e

asistencës për programet ndërkombëtare.

8.3.4. AKKSh-ja do të menaxhojë dhe do të bëjë

publike një bazë të dhënash për të gjitha projektet

e financuara në kuadrin e Programeve Kombëtare

të Kërkim-Zhvillimit (PKKZh), në të cilat do të

vazhdojnë të kenë akses institucionet publike e

jopublike në varësi të misionit të tyre. AKKSh-ja do

të vazhdojë të administrojë fondet e programeve

kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkim-zhvillimit,

si edhe donacione të mundshme në rrafsh

kombëtar apo ndërkombëtar.

8.3.5. Për sa i përket rrjetit institucional,

konsiderohet i padobishëm rëndimi aktual i

strukturës së universiteteve me institucione

dhe qendra të kërkimit të zbatuar me rëndësi

dhe përgjegjësi kombëtare, të cilat mbulojnë

shërbime të rëndësishme për shtetin. Nisur nga

ky këndvështrim, sugjerohet transferimi i tyre

nga universitetet pranë ministrive, që mbulojnë

këto fusha të veprimtarisë institucionale në planin

kombëtar. Institutet dhe qendrat do të kenë një

strukturë dhe organizim mbështetur në funksionin

parësor që ato kanë (shërbim dhe/ose kërkimzhvillim).

Është e rëndësishme të përmendet se

këto qendra kanë përgjegjësi institucionale ndaj

shtetit për fushat specifike që mbulojnë, si edhe për

veprimtaritë dhe produktin që ofrojnë. Ato duhet të

financohen nga ministritë përkatëse.

8.3.6. Institutet dhe qendrat e kërkimit të zbatuar

mund të vazhdojnë bashkëpunimin me IAL-të

duke kontribuar në realizimin e programeve të

ciklit të dytë dhe të tretë (tezat e doktoratës dhe

mikrotezat e masterit shkencor, mësimdhënie për

lëndë të specialitetit, praktika mësimore). Personeli

i tyre mund të vazhdojë të zhvillojë një ngarkesë të

kufizuar mësimore në IAL-të e fushave përkatëse.

Këto marrëdhënie do të rregullohen me akte

nënligjore apo normative të veçanta.

8.3.7. Në analogji me IAL-të jopublike, mund të

krijohen, të licensohen dhe të funksionojnë edhe

51

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!