07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

më shumë kërkim shkencor, krahas rritjes së nivelit

dhe cilësisë së mësimdhënies

7. Forcimin dhe garantimin e financimit të tyre për

të përballuar sfidat e një zhvillimi afatgjatë dhe

strategjik të arsimit të lartë konkurrues në Shqipëri.

Kjo do të bëhet duke rritur financimin shtetëror, por

duke diversifikuar edhe financimin e çdo IAL-je

8. Zvogëlimin e barrierave burokratike të

funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë, për

të rritur eficiencën dhe funksionimin në përmbushje

të misioneve të tyre.

9. Krijimin e një hapësire rajonale, mbarëkombëtare

të institucioneve të arsimit të lartë, të afta që

të tërheqin studentë dhe veprimtari kërkimoreshkencore

me interes për rajonin, duke ndikuar në

tregun universitar rajonal.

10. Institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri

duhet të ofrojnë mësimdhënie jo vetëm në gjuhën

shqipe, por të paktën edhe në atë angleze, me

qëllim hapjen e programeve të studimit me interes

për studiues dhe kërkues nga vendet e tjera të

zhvilluara, si dhe për të krijuar mundësi reale për

bashkëpunim institucional dhe partneritet me

simotrat evropiane e më gjerë.

11.10. Ndërsa në fazën e parë afatmesme të

zhvillimit të arsimit të lartë në Shqipëri është

menduar të përqendrohemi drejt përmirësimit të

cilësisë së arsimit të lartë, në fazën e dytë afatgjatë

duhet të kemi mundësi për zgjedhje më efikase të

statuseve të IAL-ve me orientim vetadministrimin

dhe autonominë e tyre.

11.11. Sot arsimi i lartë është publik dhe jopublik,

ku ky i fundit ka karakter fitimprurës dhe jo

fitimprurës. Komisioni vlerëson se në terma

afatgjatë, duke lejuar njëkohësisht larminë dhe

zgjedhjen e institucioneve të arsimit të lartë, të

shkohet drejt strukturave universitare efektive dhe

konkurruese. Në vlerësimin e komisionit, organizimi

si fondacione apo struktura të ngjashme që lejojnë

zhdërvjelltësi në orientimin drejt zhvillimit, si për

institucionet publike ashtu edhe për ato jopublike,

është e ardhmja që do konsolidojë suksesin e

reformimit afatgjatë të sistemit arsimor.

11.12. Për këtë kërkohen ndryshime të mëtejshme

ligjore dhe, pa dyshim, edhe ndryshime në

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të paktën

për sa i përket përcaktimit të tyre si institucione

publike dhe jopublike, si dhe ndryshimit të statusit

nga institucione autonome në institucione të

pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në

arsimin e lartë nuk duhet të mbizotërojë koncepti i

institucionit publik, por ai i shërbimit publik.

61

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!