07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH)

është organ këshillimor i Ministrisë së Arsimit dhe

të Sportit dhe i Këshillit të Ministrave për politikat

e zhvillimit në arsimin e lartë dhe në shkencë. Ky

organ ka një varësi të dyfishtë sipas legjislacionit

ekzistues.

KALSH-i ka për mision të japë mendime e

propozime për:

• strategjitë e zhvillimit të arsimit të lartë si në lëmin

e mësimdhënies, ashtu edhe në atë të

veprimtarisë kërkimore-shkencore;

• drejtimet kryesore të zhvillimit të arsimit të lartë;

• projektbuxhetin e parashikuar për arsimin e lartë

dhe shkencën dhe metodologjinë e shpërndarjes

së tij;

• standardet për vlerësimin dhe akreditimin e IAL-ve

dhe të programeve të studimeve;

• kriteret për dhënien e titujve dhe gradave

shkencore, së bashku me Komisionin e Vlerësimit

të Titujve Akademikë;

• çështje të tjera të veçanta, të kërkuara nga

Ministri i Arsimit dhe i Sportit.

Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA).

Ky organ kolegjial ka këto detyra kryesore:

• të vlerësojë propozimet e IAL-ve dhe të marrë

vendim për dhënien e titullit akademik “Profesor”;

• të kryejë njohjen zyrtare në Republikën e

Shqipërisë të gradave shkencore ose titujve

akademikë, të lëshuara nga institucione të

huaja të arsimit të lartë, sipas procedurave, të

përcaktuara me udhëzim të Ministrit të Arsimit

dhe të Sportit;

• të përcaktojë kriteret e dhënies së titujve

akademikë dhe të gradave shkencore në

bashkëpunim me KALSH-in; t’u rekomandojë

institucioneve të arsimit të lartë organizimin e

studimeve të doktoratës dhe promovimin për titujt

akademikë;

• të vlerësojë, me kërkesë të Ministrit të Arsimit dhe

të Sportit, zbatimin e kritereve dhe të procedurave

për kualifikimin shkencor nga institucionet e

arsimit të lartë dhe, kur vëren shkelje të kuadrit

ligjor dhe nënligjor, propozon masat përkatëse;

• të dërgojë përfaqësuesit e vet për të mbikëqyrur

procedurat për mbrojtjen e doktoratave, si

dhe për shqyrtimin e titujve akademikë, të cilat

zhvillohen nga institucionet e arsimit të lartë në

mbledhjet (seancat) e hapura.

Konferenca e Rektorëve është organ kolegjial i

pavarur i autoriteteve drejtuese të institucioneve

publike dhe jopublike të arsimit të lartë. Kryen

veprimtari të koordinimit dhe zhvillimit të arsimit të

lartë dhe kërkimit shkencor dhe shpreh opinione për

probleme të zhvillimit të institucioneve të arsimit të

lartë, si dhe për rastet të tjera të parashikuara në ligj.

4.2 Problematika

4.2.1. Nga një analizë e thellë dhe e hollësishme

e funksionimit, e drejtimit, e organizimit dhe e

akreditimit të IAL-ve, si dhe nga vlerësimet e bëra

në vite nga institucionet vendëse dhe të huaja

(MAS, BB, UNICEF, UNDP) rezulton se sistemi

i arsimit të lartë në Shqipëri paraqet një sërë

problematikash komplekse, si edhe nuk u përgjigjet

plotësisht nevojave aktuale dhe të ardhshme të

zhvillimit të vendit, si për sa u përket aspekteve

të mësimdhënies, ashtu edhe atyre të punës

kërkimore-shkencore.

4.2.2. Vlerësimet e sistemit të arsimit të lartë në

Shqipëri tregojnë se ai mbart problematika në disa

aspekte, në nivele të ndryshme. Këto problematika

në disa raste nuk e kanë lejuar sistemin të formojë

profesionistë që të mund t’u përgjigjen kërkesave të

kohës dhe tregut të punës.

4.2.3. Ndër problemet më të rëndësishme është

mungesa e ndërthurjes së mësimdhënies me punën

kërkimore-shkencore. Tregues i drejtpërdrejtë i kësaj

anomalie është ekzistenca e dy ligjeve të ndara për

Arsimin e Lartë dhe për Shkencën, që pasqyrohet

në të gjithë organizimin e arsimit të lartë në vend.

4.2.4. Vihen re edhe moszbatime apo zbatime të

gabuara të ligjit aktual të arsimit të lartë, pavarësisht

nga problematikat që ai paraqet në vetvete, si nga

institucionet qendrore qeverisëse edhe nga IALtë.

Kjo ndodh për arsye të ndryshme që lidhen si

me faktorin njerëzor, ashtu edhe me mungesën

e mekanizmave të vlerësimit dhe të kontrollit në

çdo hallkë të sistemit. Raportimet vjetore nga ana

e IAL-ve nuk janë gjithnjë transparente dhe here

pas here u mungon analiza reale e gjendjes së

tyre në çdo nivel, që nga cilësia e mësimdhënies

deri te standardi i punës kërkimore-shkencore.

Llogaridhënia në disa raste është në nivel minimal.

4.2.5. Zhvillimet e vrullshme të sistemit të arsimit të

lartë në Shqipëri kanë sjellë mbivendosje të ofertës

akademike të IAL-ve dhe mungesë të përshtatjes

më të mirë të rezultateve të të mësuarit me nevojat

e tregut.

4.2.6. Një mangësi tjetër e sistemit është edhe

centralizimi i theksuar dhe vertikal i vendimmarrjes.

21

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!