07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KREU 6

Financimi i arsimit të lartë

PJESA II –

NDRYSHIMET E

REKOMANDUARA

Në analizën e finincimit të arsimit të lartë është

shumë e rëndësishme të kemi parasysh disa

premisa të rëndësishme. Premisa e parë në

financimin e arsimit të lartë është që arsimi i lartë

është shumë pak i financuar dhe qeveria duhet

të shtojë financimin e arsimit të lartë si parakusht

i suksesit në këtë drejtim. Premisa e dytë për

ndryshimin e sistemit tonë universitar, gjithnjë

nën këndvështrimin e mundësive financiare që ka

aktualisht ky sistem, është pamundësia e shtetit/

buxhetit në periudhën afatmesme për të financuar

dhe për të mbështetur arsimin e lartë në nivelet

që kërkojnë standardet bashkëkohore të cilësisë.

Për rrjedhojë, përveç rritjes së vazhdueshme të

financimit shtetëror, duhen gjetur edhe rrugë e

mundësi alternative për krijimin e të ardhurave, por

duke zbatuar politika sociale.

Aktualisht, buxheti i shtetit ka në dispozicion rreth

38 milionë euro për të mbështetur mbi 126 000

studentë në universitetet shtetërore (kësaj shume

mund t’i shtohen afërsisht edhe 20 milionë euro të

tjera nga të ardhurat dytësore, të siguruara nga vetë

universitetet), pra, afërsisht 460 euro për student

në sektorin shtetëror. Sektori privat me rreth 34 500

studentë dhe tarifë shkollimi rreth 1000-1500 euro/

student, i shton sistemit rreth 20-25 milionë euro.

Ndërkohë që vendet me zhvillim modest të BEsë,

si Rumania dhe Bullgaria, kanë kuota financimi

rreth 2700-2900 euro/student, pa folur për vende,

si Britania e Madhe, Franca etj. që janë në kuotat

10000-11500 euro/student, Zvicra 15700 euro/

student, Suedia 15210 euro/student, SHBA-ja

22000 euro/student.

Në Shqipëri, prej vitit 1992, me pak përjashtime,

buxheti për arsimin në përgjithësi nuk ka qenë

më i lartë se 3% e PBB-së duke u luhatur në

intervalet 2.2-2.8% e PBB-së, ose 10-15% të

gjithë shpenzimeve të buxhetit. Duhet theksuar se

këto shifra i referohen arsimit në përgjithësi (në të

gjitha nivelet) dhe jo vetëm atij universitar. Vendet

e zhvilluara perëndimore në kuadrin e OECD-së e

financojnë arsimin e tyre në nivelet 5 - 8% të PBBsë,

nga i cili 1 - 3% e PBB-së shkon drejtpërdrejt

për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Shqipëria, aktualisht, shpenzon 0.4 – 0.6% të PBBsë.

Kjo shifër duhet të rritet në vitet në vazhdim si

premisë e suksesit të vendit në arsimimin e lartë të

popullsisë. Komisioni sugjeron që kjo shifër duhet

të paktën të dyfishohet në periudhën afatmesme të

zbatimit të reformës.

Premisa e tretë që kërkon reformimin e sistemit

arsimor, ka të bëjë me rënien e cilësisë së

mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore

që, midis të tjerave, ka ardhur si rezultat i një

masivizimi të universiteteve, duke ulur në disa

raste cilësinë e diplomave. Aktualisht, Shqipëria

ka rreth 161 500 studentë, numër ky që (në qoftë

se nuk reformohet sistemi) ka prirje të rritet (në 5

vitet e ardhshme ky numër mund të shkojë deri

në 175-180 000 studentë), dhe 1350 programe

studimi që zhvillohen në 59 IAL të vendit (44

jopublike – megjithëse një pjesë e tyre janë

formale - dhe 15 publike). Kjo rritje shkon në kah të

kundërt me rritjen e investimit apo të standardit në

mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Pothuajse

të gjitha standardet e një mësimdhënieje cilësore,

e kërkimit shkencor real e efecient, mjediset e

laboratorët, bibliotekat, tekstet mësimore e botimet

akademike etj., shfaqin mangësi, kryesisht si pasojë

e mungesës së financimeve të domosdoshme.

6.1. Problematika

6.1.1. Nga gjendja problematike aktuale financiare

e institucioneve të arsimit të lartë në vend nxirren tri

përfundime:

i. Niveli i ulët i financimit të arsimit të lartë në

Shqipëri në krahasim me të gjitha vendet e Evropës,

përfshi fqinjët tanë të afërt që kanë pasur një fazë të

ngjashme tranzicioni;

ii. Mundësitë e kufizuara të IAL-ve për të krijuar

të ardhura alternative për të mbështetur rritjen e

standardeve dhe të cilësisë së mësimdhënies dhe

të kërkimit shkencor.

iii. Mungesa e një mekanizmi financiar që krijon

nxitje të brendshme për rritjen e cilësisë, si dhe

rritjen e eficiencës së menaxhimit financiar.

6.1.2. Krahas detyrimit të shtetit, për të rritur

financimin e arsimit të lartë duke e çuar atë drejt

standardeve bashkëkohore, është e rëndësishme

gjetja e alternativave mbështetëse për financimin e

IAL-ve.

35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!