07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PJESA II –

NDRYSHIMET E

REKOMANDUARA

KREU 4

ORGANIZIMI I ARSIMIT TË LARTË

4.1 Organizimi aktual i arsimit të lartë

në Shqipëri

Arsimi i lartë në Shqipëri ofrohet dhe zhvillohet

në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) Publike

dhe Jopublike, në përputhje me Kushtetutën e

Shqipërisë dhe me Ligjin për Arsimin e Lartë. Në

grupimin e parë bëjnë pjesë IAL-të me financim

të drejtpërdrejtë nga fondet publike, ndërsa

në grupimin e dytë bëjnë pjesë dy tipe të IALve:

jofitimprurëse dhe fitimprurëse, të cilat nuk

përfitojnë financim nga fondet publike. Të gjitha

IAL-të e mësipërme menaxhohen dhe funksionojnë

mbi bazën e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe atij për

ndërmarrjet jopublike e fondacionet në Shqipëri.

Mënyra se si organizohen IAL-të në Shqipëri

detajohet në kreun 5.

Ministria e Arsimit dhe e Sportit (MAS) është

institucioni përgjegjës, në përputhje me kornizën

ligjore në fuqi, për realizimin e programit politik

qeverisës në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit

shkencor, si dhe për sigurimin e cilësisë dhe

respektimin e standardeve nga institucionet publike

dhe jopublike të arsimit të lartë në Republikën e

Shqipërisë. Ajo kontrollon zbatimin e ligjshmërisë dhe

përdorimin e fondeve publike në institucionet publike

të arsimit të lartë, si dhe zbatimin e ligjshmërisë në

institucionet jopublike të arsimit të lartë.

Në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, institucionet

qendrore publike që merren me mbarëvajtjen dhe

mbikëqyrjen e arsimit të lartë, janë:

• Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, njësi

përbërëse e MAS-it;

• Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të

Lartë (APAAL), agjenci varësie e MAS-it, dhe

Këshilli i Akreditimit (KA), organ kolegjial që kryen

veprimtarinë e vet pranë APAAL-së;

• Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), agjenci

varësie e MAS-it;

• Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH),

organ këshillimor i MAS-it dhe i Këshillit të

Ministrave për politikat e zhvillimit të arsimit të

lartë dhe të shkencës;

• Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë

(KVTA), organ kolegjial i kryesuar nga Ministri i

Arsimit dhe i Sportit.

Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës pranë

MAS-it, është njësia bazë që harton strategjitë

dhe politikat për zhvillimin e arsimit të lartë me

objektiva specifikë, të realizueshëm, të matshëm

dhe strategjikë, për përmirësimin e mëtejshëm

të kurrikulave dhe të cilësisë së tyre, në bazë të

legjislacionit dhe të standardeve në fuqi, si dhe në

përputhje me Procesin e Bolonjës.

Drejtoria harton planet e monitorimit për zbatimin

e kurrikulave dhe për vlerësimin e cilësisë së tyre,

bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Vlerëson veprimtarinë kërkimore-shkencore në

vend, zhvillimin dhe përsosjen e vazhdueshme

të legjislacionit për shkencën drejt modeleve

bashkëkohore të organizimit, bashkëpunimit

nëpërmjet zbatimit në projekte kombëtare e

ndërkombëtare, me synim përfundimtar integrimin

në Hapësirën e Kërkimit Shkencor Evropian.

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë

(APAAL) është agjencia e ngarkuar për vlerësimin

e cilësisë dhe akreditimin institucional dhe të

programeve të studimit të reja dhe ekzistuese, si

dhe përmes mekanizmave të tjerë, me sigurimin

e cilësisë në arsimin e lartë, të programeve të

studimit të të gjitha cikleve dhe llojeve dhe të

Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend. Pranë

APAAL-së funksionon Këshilli i Akreditimit, i cili, në

bazë të vlerësimit dhe të rezultateve të tij, i sugjeron

Ministrisë vendimin e hapjes së programeve të reja

ose akreditimin e programeve apo institucioneve

ekzistuese. Vendimi merret nën përgjegjësinë e

Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit. Në procesin e

vlerësimit angazhohen edhe ekspertë të jashtëm

dhe të huaj sipas fushave akademike. APAAL-ja ka

si mision dhe objektiv kryesor vlerësimin e cilësisë

në arsimin e lartë, në bashkëpunim me Ministrinë

dhe krijimin e kulturës së brendshme të cilësisë, në

bashkëpunim edhe me vetë Institucionet e Arsimit

të Lartë në vend.

Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) është një

institucion i posaçëm që ka një funksion teknik,

profesional, mbështetës dhe rekomandues të

politikave të vlerësimit dhe organizimit të Provimeve

të Maturës dhe të Shtetit. Ka në varësi disa drejtori.

20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!