07.07.2014 Views

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

Raport_Final_Ministria_Arsimit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KREU 7

MËSIMDHËNIA

PJESA II –

NDRYSHIMET E

REKOMANDUARA

7.1 Cilësia e mësimdhënies

Pas vitit 2000, me fillimin e procesit të riorganizimit

të programeve të studimit në përputhje me kërkesat

e Procesit të Bolonjës, sistemi i vlerësimit të tyre u

përshtat me këtë sfidë si në formë, ashtu edhe në

përmbajtjen e kurrikulave universitare.

Vitet 2000-2003 shtruan platformën për këtë

proces, ndërkohë në vitet në vijim të gjitha kurrikulat

e programet iu nënshtruan këtij procesi.

Vlerësimi i programeve të reja të studimit për

herë të parë filloi të bëhej mbi bazën e kritereve

të strukturës dhe të përmbajtjes, shoqëruar edhe

me organizimin e kurrikulave sipas moduleve e

lëndëve me aktivitete formuese të disa niveleve (të

përgjithshme, bazë, profesionale dhe me zgjedhje),

si dhe me vlerësimin e ngarkesës së studentit

me kredite ECTS. Çdo program i ri studimi, i

konsideruar si i tillë edhe kur ishte riorganizim i një

ekzistuesi, kaloi në këtë proces. Kjo ishte e vërtetë

veçanërisht për IAL-të publike, ndërkohë që deri

në atë kohë pak programe të IAL-ve jopublike ishin

aktive jashtë kuadrit të Bolonjës.

Kështu, të gjitha programet e reja që ofrohen sot,

janë në përputhje, të paktën në formë, në strukturë

dhe në organizimin e përgjithshëm, me strukturën

dhe ciklet e Bolonjës.

Në procesin e vlerësimit paraprak përfshiheshin

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, si dhe Agjencia

Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë. Gjatë

këtij procesi ka pasur shpesh mbivendosje të

kompetencave institucionale, madje dhe në linjën

formale administrative, duke u lënë për vlerësim

institucioneve të sigurimit të cilësisë pothuajse

vetëm përmbajtjen e programeve. Si pasojë e

një ndarjeje jo të qartë të përgjegjësive midis

institucioneve dhe të mungesës së koordinimit

midis tyre, procesi i vlerësimit paraprak ka qenë i

copëzuar.

Mungesa e kritereve dhe e standardeve të qarta,

lehtësisht të matshme, edhe për fushat kryesore

akademike, ka bërë që procesi të rezultojë shpesh

i paharmonizuar, madje edhe brenda së njëjtës

fushë. Edhe përpjekja për përafrimin e programeve

të studimit për formimin e mësuesve rezultoi e

pasuksesshme, për shkak të ndryshimeve të

vazhdueshme të këtyre programeve pas akreditimit,

bazuar në lirinë që kanë senatet akademike për

ndryshimin e kurrikulave.

Vlen të theksohet se akreditimi nuk është shoqëruar

me mbikëqyrje të procesit në vazhdimësi e, për

pasojë, programet e studimit, pas akreditimit të

tyre, kanë pësuar ndryshime të rëndësishme në

përmbajtje, në personelin akademik, në format

e mësimdhënies, madje edhe në vetë emërtimin

e diplomës. Në këto rrethana, një nga detyrat

kryesore të menjëhershme është zhvillimi i një

sistemi funksional të vazhdueshëm mbikëqyrjeje për

të garantuar respektimin e cilësisë.

Cilësia e mësimdhënies duhet të vendoset në

qendër të kësaj reforme. Deri më sot, cilësia e

mësimdhënies është vlerësuar vetëm përmes

treguesve formalë, që kanë lidhje me disiplinën,

me respektimin e orareve mësimore, por pothuajse

aspak me cilësinë e njohurive që përcillen te

studenti, pra, me procesin e mësimnxënies.

Përmirësimi i sistemit të sigurimit të cilësisë në të

ardhmen duhet të përfshijë si vlerësimin e jashtëm,

ashtu edhe atë të brendshëm.

Pjesa më e madhe e IAL-ve publike nuk i janë

nënshtruar asnjëherë procesit të akreditimit të

programeve të studimit, pas licensimit dhe përpara

lëshimit të diplomave, duke bërë që shpesh të

kemi ndryshime tërësore të kurrikulave të këtyre

IAL-ve, si në nivelin e objektivave, kompetencave

profesionale, apo edhe të vlefshmërisë reale

të diplomave në treg. Mungesa e zbatimit të

standardeve të njëjta në vlerësim dhe në akreditim

ka sjellë në këtë proces dallime në trajtimin midis

IAL-ve publike dhe atyre jopublike.

Ndërkohë që akreditimi i programeve në IAL-të

jopublike, me pak përjashtime (në disa, që ofrojnë

programe serioze, madje edhe të dyfishta apo të

përbashkëta zyrtarisht me IAL-të jashtë vendit),

është kryer në mjaft raste jo në mënyrë konsistente

dhe koherente, me praktika përzgjedhëse edhe

shpesh klienteliste. Problem i madh është jo vetëm

akreditimi i programeve, por dhe zbatimi i tyre.

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!