11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Debate në Arkitekturë

ABSTRAKT

Që prej mijëra vjetësh, shkatërrimi ka

qenë së bashku me konservimin elementi

themelor i krijimit të qyteteve, një nga

mjetet që i ka siguruar jetëgjatësinë,

duke hapur rrugën dhe duke bërë të

mundur rikrijimin e tij urban. Pothuaj

përherë shkatërrimi ka qenë parathënia

e një ndërtimi të ri, fillimi i një procesi

nëpërmjet të cilit është prodhuar me

shtresëzime edhe vetë thelbi i qytetit.

I parë në këtë këndvështrim dhe bazuar

në një analizë estetiko-arkitekturore ky

shkrim synon të argumentojë se Piramida,

(ish muzeu Enver Hoxha) nuk arriti të bëhet

pjesë e thesarit të arkitekturës. Si një

vepër thellësisht ideologjike e porositur për

të kurorëzuar fuqinë, pushtetin dhe kultin

e individit ajo nuk mundi të bëjë një “vend”

dhe qyteti t’i bëjë një “vend” asaj.

Nga ana tjetër si një tipologji tepër e rrallë

ajo e ka të pamundur të mbijetojë duke u

ripërdorur me sukses si arkitekturë me

një tjetër destinacion. Ripërdorimet e saj

të pasuksesshme, edhe pse e realizuar

më së miri konstruktivisht në beton të

derdhur në vend, vërtetojnë edhe një herë

karakterin e saj éphémère dhe fatin e saj

të pashmangshëm: shkatërrimin, për t’i

hapur rrugë ndërtimit të një arkitekture

bashkëkohore dhe tepër të nevojshme për

vendin (Kompleksit të Ri Parlamantar),

që do të ishte dhe një rast i mirë për një

rilindje arkitekturore për qytetin, duke

na sjellë në mend fjalët e teoricienit të

arkitekturës të viteve ‘700 Francesco

Milizia, “se për të zbukuruar një qytet

lipsen të shkatërrohen shumë pjesë të tij”.

100

tepër të aftë për të shprehur e për të

përmbushur detyrën e projektimit. Në fund

të fundit fuqia e arkitektit, mund të thonte

një arkitekt i njohur, qëndron tek bindja ndaj

invenstitorit, pra edhe pse nuk kemi në dorë

detyrën e projektimit, investitori duhet

të ketë qenë i kënaqur që të gjitha ato që

thamë më sipër janë mishëruar më së miri

në këtë objekt.

Piramida sot është një ndërtim

tërësisht i panevojshëm që e ka kryer

ciklin e tij të jetës. Heqja e saj do t’i jepte

një rifrymëmarrje qytetit dhe do të hapte

mundësi të reja imagjinuese.

Edhe pse e realizuar më së miri

konstruktivisht në beton të derdhur në

vend, kjo vepër ka qënë e ndërgjegjshme

se i përkiste arkitekturës éphémère-e, e

cila nuk përcaktohet nga materiali me

të cilën ndërtohet, se sa nga vetë idea e

përkohshmërisë që ngërthen përmbajtja e

saj, dhe me sa duket shpëtimi i saj është i

pamundur. Ajo është “viktimë” e programit

dhe destinacionit të saj. Përdorimi i këtij

objekti gjatë këtyre njëzet viteve të fundit

për të tjera funksione, provoi se ripërdorimi

i arkitekturës së saj nuk sjell asnjë risi, nuk

jep asnjë mundësi dhe nxori edhe më në

pah pamundësinë e saj për t’u bërë pjesë e

qytetit dhe për të krijuar një vend. Sforcoja

për ta përshtatur e ripërdorur atë, nuk do të

bënte gjë tjetër veçse do të konsumonte më

kot energji dhe vlera monetare. Tipologjia

e saj tepër specifike nuk krijon mundësi të

mjafta arkitekturore për një rishpirtëzim të

kësaj ngrehine, por do të prodhonte vetëm

një sfinks të ri, një kitsch dhe njëkohësisht

veçse do të zgjaste agoninë e saj.

Por, le të bëjmë dhe një përpjekje për

ta shpëtuar. Ka vetëm një alternativë për

mendimin tim, “ballsamosja” e saj, rikthimi

i kësaj vepre në gjendjen fillestare, ashtu siç

ka qenë projektuar, si në interier, ashtu dhe

në eksterier. Vetëm kështu mund të fitojë

kuptimin dhe dinjitetin e saj si arkitekturë,

duke ju treguar atyre që do të vijnë më

pas pa asnjëlloj dykuptimësie qëllimin

për të cilin ajo u ndërtua. Pra për të gjithë

tradicionalistët që e shikojnë traditën jo si

një pikpamje që njerëzit e sotëm zhvillojnë

për të kaluarën, por si një produkt të së

shkuarës të thithur në mënyrë pasive, pra

për të qënë koherent ruajtja e këtij objekti

ka vetëm një rrugë metafizike: kthimin e tij

në identitet si një relike turistike e kohës së

socializmit shqiptar.

W. Benjamin thotë se “në çdo epokë

duhet të jemi në gjendje të ndajmë traditën nga

konformizmi, i cili bën çështë e mundur për ta

shtypur atë”, duke komentuar se armiku

i vërtetë i traditës është pikërisht ky i

fundit me pretendimin për besnikëri ndaj

tipollogjive të saj. Pra a mund të qëndrojë

ky objekt si i tillë në këmbë? Luks shumë

i madh për vendin që ka zënë. A mund të

fillojë edhe një herë jetën e tij së bashku me

qytetin dhe njerëzit e tij? Them se është e

pamundur. Gjërat do të ngatërroheshin më

keq. Askush nuk mund të thotë se kjo nuk

do ta rriste edhe më tepër kompleksitetin e

marrëdhënieve shoqërore dhe do ti bënte

mirë qytetit. Si zor që shoqëria jonë të

arrinte të treste një situatë të tillë dhe për

më tepër në emër të kujt do ta bënte ajo

këtë sakrificë?

Atëherë ç’ta bëjmë? Nicolai Ouroussoff

, kritiku tepër i hidhur i arkitekturës i New

York Times-it ka një përgjigje të fortë e të

thjeshtë: “t’i shkatërrojmë” ka shkruar qartë

e thatë në të përditshmen newyorkeze

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!