11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

70

RELACION

Është e nevojshme një parathënie për shpjegimin e projektit

të transformimit të Qëndrës Nderkombatare te Kultures të

Tiranës në një Teatër Kombëtar dhe Qëndër Artesh Figurative,

në fazën e tanishme historike që po jeton kryeqyteti i

Shqipërisë. Tirana sot është një qytet me një milion banorë,

e destinuar të rritet akoma, e të marrë gjithmonë e më shumë

rolin e një qytet-shteti: në fakt sot Shqipëria identiikohet

me kryeqytetin e saj, një kryeqytet që po punon seriozisht

për tu bërë në të ardhmen një qytet modern europian. Por

problemi për tu përshtatur objektivave të reja, është i lidhur

me një tjetër problem të karakterit të pergjithshëm që i

përket politikës së qyteteve dhe menyrës se si ato përdorin

arkitekturën në vëndet që po përballen me skenarin e një

zhvillimi të ri. Në të vërtetë këto aspekte sëbashku janë

opotunitete dhe rreziqe: në fakt zhvillimi që parashikohet

për qytetin në vitet e ardhshëm bën të mundshëm ndërhyrje

me rëndësi të medha. Si rrjedhim paraqitet rreziku i humbjes

së karakterit tipik urban të qytetit siç ka ndodhur në shumë

vende me evolucion të madh ekonomik. Për të eliminuar

këto rreziqe duhet punuar duke u bazuar në historinë dhe

në traditat: është kultura Shqiptare që duhet të zërë një

rol qendror në rritjen e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Shqipëria, siç ndodh shpesh ose siç u ka ndodhur vëndeve

të tjera mbas ndryshimeve të mëdha politike, rrezikon që

dëshira për tu shkëputur nga e kaluara ti trasformohet në

humbjen e identitetit. Një rast si ky i konkursit për ndërtesën

e Piramidës është një okazion që s’duhet humbur sepse,

kjo ndërtesë, kohet e fundit ka perfaqësuar momente të

rëndësishme të ngjarjeve shqiptare dhe duhet të vazhdoj

ta bëj atë edhe në të ardhmen. Për arkitektët, një teme me

rëndësi të madhe është se si të ndërhyjnë në një godinë

ekzistuese, që të detyron të konfrontohesh me një vepër që

e kanë realizuar të tjerët. Nderhyrja ne nje godine egzistuese

eshte gjithmone nje teme interesante per arkitektet e cila

imponon perballjen me nje veper te realizuar nga te tjere.

Ndonjëherë, siç mund të ndodhë në këtë rast, të vjen pyetja

nese ja vlen edhe nga ana ekonomike, ta shëmbësh dhe ta

rindërtosh një ndërtesë që ndoshta nuk të bën të mundur

ndërrimin e përdorimit për të cilin ishte ndërtuar ose nuk ka

cilësi të veçanta estetike. Në rastin e Piramidës, është e

nevojshme të theksojmë që një qytet dallohet nga disa për

ndërtesave të saj dhe jo vëtem për bukurinë e veçantë të tyre

ose për vlerën arkitektonike, por për një bashkësi arsyesh,

shpeshherë të panjohura. Ndërtesa e Piramidës duhet

parë me shumë vëmendje me simbolin e saj kuptimplotë:

një shqiponjë e madhe – shqiponja e lamurit shqipëtar –

e mbështetur mbi truallin e Tiranës. Edhe në brëndësi të

ndërtesës, shume elemente të rikujtojnë simbolet shqiptare:

midis tyre ylli me pesë cepa që mbulon hapësiren e madhe

qëndrore, edhe ky një simbol historik, edhe pse tani nuk

është me i pranishëm në lamurin kombëtar. Piramida

sigurisht është një nga ndërtesat për të cilën qyteti i Tiranës

njihet, por nga proili thjeshtë arkitektonik, duhet të pranojmë

që organizimi i brendëshëm i saj e bën shumë të vështirë

trasformimin. Në fakt kemi të bëjmë me një strukturë shumë

të përcaktuar nga ana morfologjike, shumë të kushtëzuar

për vlerat e saj simbolike të cilat i përmendëm më sipër.

Tema e propozuar nga konkursi është një sidë e madhe që

pranuam: pa harruar që një arkitekturë publike për tu quajtur

vërtetë moderne duhet tu pergjigjet jo vetëm kërkesave të

perfaqësimit por dhe të funksionimit të mirëdiferencuar. Në

këtë rast, kërkesa ishte ajo e transformimit të ndërtesës

ekzistuese në një Teatër Kombëtar dhe në një Qëndër të

Arteve Figurative dhe na u desh të konfrontoheshim me të

tërë problematikën dhe aspektet që lidhen me funksionimin

sa më të mirë të një ndërtese që do të kryej funksione të

larta. Idea qëndrore e projektit ishte të punonim mbi temën e

“formës brenda formës” ose e “ndërtesës brenda ndërtesës”

duke bërë të mundur zgjedhjen e një igure gjeometrike e

morfologjike të caktuar – një sferë – në brendësi të një tjetre

me karakteristika të ngjashme me të piramidës. Praktikisht

u vendos të realizonim një “sferë teatrale” në brendësi

të piramidës: një sferë që shihet vagëllimthi nga jashtë

– dhe nga brenda dallohet qartësisht forma e saj e pastër

gjeometrike – sikur do të prezantojë Shqipërinë moderne që

lind nga historia e traditat e saj. Keshtu funksioni i ri – ai

teatral – vendoset brënda simbolit duke u kthyer edhe ai vete

në një simbol. Vlera e lartë simbolike e kësaj projektideje

është vërtetuar nga referenca të shquara ku jemi bazuar për

projektin : arkitektura vizionare e Claude Nicolas Ledoux dhe

e Etienne Louis Boullèe, përkatesisht për varrezat e Chaux

dhe për çenotain që i dedikohet Isaac Newton, që trajtojnë

temën e përjetësisë dhe të harmonisë midis universit dhe

gjërave. Edhe Pantheoni i Romës, që ruan në etimologjinë e

tij referencen ndaj tempullit te dedikuar

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!