11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

NDËRTIMI PËRMES SHKATËRRIMIT

DHE SHKATËRRIMI

PËRMES NDËRTIMIT

ndërhyrjet “antiqytet”,

kontekstualizmi urban

dhe transformimi evolutiv i kontekstit

Sotir Dhamo

Metropoli e ka këtë forcë të madhe

tërheqëse, që përmes asaj që është

shndërruar mund të mendohet me nostalgji

për atë që ka qënë (I. Calvino). Edhe pse

materiali në vijim ka qenë përgatitur prej

kohësh, mendoj se mund të vlejë si një

guidë teorike për të shqyrtuar disa pista

arsyetimi në lidhje me qëndrimet që mund

të mbajmë në një kontekst të caktuar për

vazhdimësinë e tij, ose “fshirjen” dhe

ndërprerjen e menjëhershme të lidhjeve të

tij me pjesën tjetër të kontekstit fizik dhe

social, apo edhe transformueshmërinë e tij

në kuptimin e evoluimit në një formë tjetër.

Artikulli synon të tregojë se qëndrimet

lidhur me “fshirjen” apo “vazhdimësinë” e

një objektit përfaqësojnë vetëm ekstremet.

Po të çlirohemi nga emocionet e shkaktuara

nga koniunktura të përkohshme do të

kuptojmë se hapësira e të menduarit është

shumë më e thellë dhe mundësi krijuese,

se sa vetëm ekstremet. Artikulli synon të

rikujtoje vetëm disa prej tyre.

Ndërtimi përmes shkatërrimit

Qytetet kurrë nuk marrin formën

përfundimtare, ato nuk ndalen në procesin

e tyre të përshtatjes me format e reja të jetës.

Kjo përshtatje përndahet në të gjitha qelizat

e tij dhe ndeshja / beteja e asaj që vjen me

atë që shkon krijon atë tablo që shohim.

Por në se kemi ndeshje, “luftë”, apo

përshtatje (urbane), kjo varet nga faktorë

të ndryshëm që ekskluzivisht ekzistojnë në

atë qytet. Transformimi i një qyteti nuk

ndodh vetëm duke ndërtuar, por edhe duke

“shkatërruar”. Si dhe sa? Ky është problemi.

Historia e arkitekturës ka pasur qëndrime të

ndryshme në lidhje me këtë çështje.

Të njohura me termin “percements” 1 :

shembje në shkallë të gjerë dhe në vijë të

drejtë për të krijuar rrugë krejtësisht të

reja, u përdorën së pari tek ai që njihet

si “plani i artistëve” për Parisin në vitin

1793. Piktori Jacques-Louis David drejtonte

një komision artistësh revolucionarë.

Kjo lidhej edhe me tendencën franceze

1 Framton, Storia dell’archittetura moderna, Zanichelli,

1993, fq 15, 16.

Sotir Dhamo është arkitekt urbanist me

eksperiencë të gjerë profesionale në fushën

e dizainit dhe planifikimit urban, autor i

disa studimeve që fillojnë nga Instituti i

Arkitekturës dhe Urbanistikës, Ministria e

Punëve Publike dhe Rregullimit të Territorit,

Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit,

etj. Sotiri është një nga bashkëthemeluesit

dhe drejtuesit e Universitetit POLIS,

Shkolla Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe

Politikave të Zhvillimit Urban në Tiranë.

Ai mban gjithashtu gradën “Master” në

Administrimin Publik të fituar në SHBA në

universitetin e Syracuses, NY. Aktualisht

S.Dhamo është edhe lektor i lëndës së

Analizave Urbane në Universitetin POLIS

me fokus të veçantë transformimet dhe

zhvillimet e hapësirës në nivel urban dhe

territorial.

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!