11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Debate në Arkitekturë

112

ndërtesa në fjalë nuk është veçse një obekt

neutral, ngjyrosjen ideologjike ia kemi ngjitur

ne njerëzit, kurse këtë ajo nuk e ka në vetvete.

Ngarkimi i saj me një përmasë simbolike

është një shfaqje e pastër fetishizmi si sjellje

psikologjike, që ju atribuon sendeve shpirt,

një lloj animizmi, i cili na vjen që nga popujt

e vjetër dhe na shoqëron edhe ne banorëve

bashkëkohorë të kësaj toke. Jam gati të

pranoj hapur se objektet muzeale brenda saj,

për mirë a për keq, kanë vlera historike. Por,

jo godina në vetvete.

Nëse Piramida prishet për hakmarrje

atëherë le të mos prishet, por nëse shihet si

rinovim i fondit të ndërtimeve institucionale

të vendit, qoftë me prishje a modifikim,

nuk ka përse të hezitohet fare. Le të mos ia

transferojmë përgjegjësinë e prishjes apo

modifikimit ndonjë studioje të huaj. Ky është

një vendim i urdhëruesit të projektit dhe jo i

arkitektëve, të huaj apo shqiptarë.

Tjetër punë ana financiare pastaj. Pa

asnjë lidhje me radhët e para të këtij shkrimi.

A duhej që të bëheshin ato shpenzime

që thuhen se janë bërë për sallën aktuale të

Kuvendit, apo për t’a kthyer Piramidën në

teatër, ndërkohë që befasisht u vendos që ajo

të prishet për t’u bërë ndërtesë Kuvendi?

Përsëri arsyetimi është pa pikë lidhjeje

me vetë Piramidën. Kush i ka bërë ato

shpenzime le të japë përgjigje. Por, shpesh,

çdo administrator i mirë e di, se ndodh që

nisesh për të bërë një investim, i hyn një

rruge, dhe pastaj gjatë realizimit të saj, vijnë

rrethana apo ide të reja dhe rruga ndryshon.

Firo financiare si këto nuk i ndalon dot kush.

Biles do të ishte gabim që për shkak të disa

shpenzimeve të bëra tashmë, të vazhdohen

investime edhe më të mëdha, në projekte pa

të ardhme.

Ku ka financime që mund ta kthejnë

Piramidën në një sallë teatri pa e përçudnuar

krejtësisht atë nga jashtë dhe nga brenda? Apo

rëndësi ka forma e jashtme kurse nga brenda

nuk ka rëndësi se e shprishim “trashëgiminë

kulturore”?

Ku ka investime që mund t’a kthejnë

ndërtesën e një komiteti qendror stalinian

në një hapësirë të ndërtuar për të mbajtur

brenda saj një parlament demokratik?

Po qe se dikush do t’a realizonte dot

këtë nga ana funksionale dhe estetike, do të

meritonte një çmim të veçantë ndërkombëtar.

Pra, logjika nuk qëndron as kur

ngatërrojnë prishjen apo ruajtjen e Piramidës

me përllogaritje financiare. Arsyeja është e

thjeshtë: meqë disa investime, qoftë edhe

për utopi, kursime, a naivitet, u bënë në

një drejtim të gabuar, kjo nuk na lejon dhe

justifikon për të thënë se meqë e nisëm

kështu, ta çojmë gabimin deri në fund. Më

mirë të ndryshohet drejtimi i investimeve

sesa të vazhdohet për të investuar pa kuptim.

Administratorët e dinë mirë që janë

disa kosto vendimesh të ndryshuara, të cilat

nuk do të mund të evitohen. Sa herë është

hapur dhe mbyllur sheshi “Skenderbej” në

pesëdhjetë vjet, biles edhe vitet e fundit, atje

ku tani bëhen punime? Hap e mbyll, mbyll e

hap. Edhe përsëri do të hapet më pas.

Më duket se po politizohet halli i një

ndërtese që po degradon nga dita në ditë,

duke e ngatërruar atë me emra personash

që ajo ka mbajtur apo mban, pavarësisht se

personat historikë në fjalë nuk kanë asnjë

lidhje, as të afërt dhe as të largët me atë

ndërtesë.

Puna është se në Tiranë nuk ke më ku

ndërton asgjë në qendrën e saj historike të

tanishme. Asnjë ndërtim nuk mund të bëhet

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!