11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Dizajni Universal

146

Shoqëria shqiptare, e dalë nga një

sistem totalitar, ku mungonte krejtësisht

pjesëmarrja qytetare në planifikim e

vendimmarrje, ka ecur me hapa shumë të

ngadaltë në drejtim të gjithëpërfshirjes.

Në Shqipëri statistikat zyrtare flasin

për 121500 persona 5 me aftësi të kufizuara

në lëvizje, në shikim e dëgjim, të regjistruar

dhe përfitues nga skemat e përkrahjes

sociale. Ndërkohë që shifra reale është më

e lartë, sepse kategori të veçanta të aftësisë

së kufizuar, si persona me probleme

zhvillimi, më dëgjim të dëmtuar etj. Janë

të paevidentuar sepse nuk përfitojnë

nga skemat e përkrahjes për shkak të

mangësive ligjore. Personat me aftësi të

kufizuara përjetojnë izolimin dhe veçimin,

duke u diskriminuar me pamundësinë për

të shkuar në shkolla, për t’u punësuar,

për të arritur shërbimet e domosdoshme

shëndetësore, për të marrë pjesë në

aktivitete si gjithë të tjerët për shkak të

barrierave të shumta që mjedisi ndërtimor

ngre ndaj tyre.

Legjislacioni shqiptar gjatë viteve ’90,

i mënjanoi pothuajse tërësisht alternativat

për realizimin e një mjedisi pa barriera.

Përpjekjet e para ligjore për realizimin

e ndërtimeve pa barriera i gjejmë në

Statuset 6 e grupimeve të personave me

aftësi të kufizuara, në vitet 1994-2000, ku

në nene të veçanta u përfshi detyrimi për

ndërtime të reja pa barriera për personat

me aftësi të kufizuara. Këto nene nuk u

5 www.minin.gov.al/.../MPCSSHB; Raporti i monitorimit

për 6-mujorin e parë të vitit 2009, per Ministrine e Punës,

Çështjeve Sociale, dhe Shanseve të Barabarta

6 Ligji Nr. 7889, datë 14.12.1994, i ndryshuar, “Për Statusin

e Invalidit të punës”; Ligji Nr.8098, datë 28.3.1996, i

ndryshuar, “Për statusin e të Verbërit”; Ligji Nr. 8626, datë

22.6.2000, i ndryshuar “ Statusi i Invalidit Paraplegjik dhe

Tetraplegjik”

zbatuan për shumë arsye, duke veçuar atë

të mungesës së vëmendjes dhe të vullnetit

politik të institucioneve përgjegjëse, për të

dhënë zgjidhjen e duhur. Fatkeqësisht edhe

specialiste të fushës dhe rrethet akademike

nuk luajtën rolin e duhur në këtë proces.

Pas vitit 2000, një përpjekje më e

organizuar e një grupi shoqatash dhe

individësh me aftësi të kufizuara, të

grupuara pranë FSHDPAK 7 , nëpërmjet

fushatave të shumta të ndërgjegjësimit,

të avokatisë dhe lobimit për përmirësime

ligjore në këtë fushë, bënë që të

ndërtohej dhe të funksiononte një rrjet

bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile

dhe institucioneve dhe të përgatitej

dhe miratohej në vitin 2004 një Paketë

Normash Urbanistike dhe Arkitektonike

për personat me aftësi të kufizuara, e

para e këtij lloji, si pjesë e Rregullores

së Urbanistikës, me të njëjtin detyrim

ligjor për zbatim 8 . Kjo Paketë Normash,

gjatë gjithë kohës së funksionimit deri në

shfuqizimin e saj, në nëntor 2008 9 , nuk

arriti as të njihej sa duhej nga specialistët,

ndërsa rezultatet e zbatimit të saj ishin

pothuajse të padukshme.

Hartimi dhe miratimi i Strategjisë

Kombëtare të Personave me aftësi të

kufizuara 10 në vitin 2005, e pozicionoi

problematikën e mjedisit pa barriera në

objektivat kryesorë të saj, si parakusht

për integrim, në përputhje me rregullat

7 Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të

Kufizuara, www.adrf.org.al.

8 Vendim Nr.401, datë 25.6.2004. Paketa e Normave Urbanistike

dhe Arkitektonike për personat me aftësi

të kufizuara.

9 Në 19 Nëntor 2008, miratimi i “ Rregullores për shfrytëzimin

e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara”,

shfuqizoi “ Paketën e Normave Urbanistike dhe Arkitektonike

për personat me aftësi të Kufizuara”.

10 VKM nr.8 , dt. 25 janar 2005 Strategjia Kombëtare e

Personave me aftësi të kufizuar, www.mpcs.gov.al

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!