11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

i rikonstruktuar ishte një nga vizatimet

e këtij hoteli”.

Hotelet në Elbasan, Kukës, Bajram

Curri dhe sidomos Hotel “Tirana”

në kryeqytet, Shtepia e Kulturës në

Pogradec, Kinoteatri në Durrës, Klubi

i Marinarëve Durrës, tregojnë tendenca

të qarta të një fryme më të re që po

vinte në arkitekturën shqiptare të asaj

kohe të influencuar nga arkitektura e

periudhës së modernizmit, e cila prej

kohësh ishte zhvilluar në vendet e tjera

të rajonit. Kjo nuk ishte edhe kaq e

lehtë në Shqipërinë e asaj kohe po të

marrim parasysh faktin, që arkitektura

sikurse edhe artet konsiderohej se

duhej të bazohej në përmbajtje me

principet komuniste dhe të diktohej

nga parimet e realizmit socialist. Për

Hotel “Tiranën”, që ka qenë ndërtesa

më e lartë në Shqipëri deri në gjysmën

e viteve ’90, Valentina është nderuar

me Çmimin e Republikës të shkallës së

dytë.

Le të ndalemi pak më shumë tek

ky projekt që jo vetëm ishte një nga më

të rëndësishmit për Valentinën, por

edhe një nga më të rëndësishmit për

projektimin dhe realizimet arkitektonike

të asaj periudhe, sikurse e dëshmon

edhe “Revista Ndërtuesi” e vitit 1985 3

në artikullin e shkruar për arkitekten me

rastin e dhënies së Çmimit të Republikës.

Atje faktohet se hotel “Tirana” është

më i madhi në vend në tipologjinë

e vet me një kapacitet 320 shtretër

mjedise shoqërore për 1250 vende me

shkallë komoditeti të lartë. Ky hotel

konsiderohej si një detyrë e vështirë,

ku duhej të harmonizoheshin një sërë

problemesh të karakterit funksional,

teknologjik, ekonomik, konstruktiv e

të instalimeve, me çështjet e zgjidhjeve

arkitekturore e artistike. Nga pikëpamja e

llogaritjeve statike dhe e realizimit të këtij

konstruksioni me kallëp inventari lëvizës,

kjo godinë shënoi një hap përpara për

shkencën tonë të konstruksioneve dhe

për ndërtimin. Tek Hotel “Tirana” për

herë të parë u aplikua në pjesën e bllokut

shumëkatësh të fjetjes konstruksioni

me parete betonarmeje mbrojtëse që

zëvendësuan konstruksionin e kolonave

dhe njëkohësisht kryejnë funksionin

e mureve ndarëse të dhomave. Sikurse

vazhdon më tej artikulli, në kontrast, por

edhe në harmoni me horizontalitetin e

vëllimeve të pallatit të Kulturës dhe të

3 Ndërtuesi, Organ i Ministrisë së Ndertimit.

Nr. 2, 1985.

Muzeut Historik Kombëtar, hoteli

ka theksim vertikal, që përshtatet

mjaft mirë me funksionin e tij.

Sikurse e dimë ky objekt ka qenë

ndër elementet më të rëndësishme

të ansamblit urbanistiko-arkitekturor

të sheshit Skenderbej dhe ka qenë

elementi vertikal, që jo vetëm

dominonte siluetën e Tiranës, por që

u kthye në një element të rëndësishëm

identifikimi të banorëve të qytetit

për një kohë të gjatë. Kështu, blloku

vertikal prej 15 katesh nuk ishte

brutal në prezencën e tij, pasi kjo

balancohej me trajtimin lakonik dhe

pa ngarkesa të tepërta të formës së tij

të pastër ku lexoheshin me modesti

brezat horizontalë të dritareve me

gurë të bardhë të Karaburunit.

Vlen të përmenden gjithashtu edhe

interieret dhe në veçanti holli kryesor

si elementi lidhës i të gjitha mjediseve

shoqërore me lartësi dyfishe e me

variacionin e gjallërinë që krijohet

nga ballkonada që e qarkon.

Në vitin 1974 në artikullin

“përmbi gjysma e popullsisë

në banesa të reja 4 ” arkitektja

4 Revista “Shkenca dhe Jeta” nr. 3,

1974, Revistë tekniko- shkencore.

155

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!