11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Debate në Arkitekturë

Piramida

Artan Fuga

110

Pasi ideja e prishjes së ndërtesës në

Bulevardin «Dëshmorët e Kombit», e quajtur

në zhargonin tiranës «Piramida», u debatua

furishëm, me pasion dhe kaloi në sallën

e Kuvendit, çështja doli sigurisht edhe në

ekranet televizive.

Sigurisht për t’u ndërlikuar edhe më.

Në fakt, shpesh, duhen mbushur

me diçka orët e programimit televiziv. Ne

mërzitemi ndoshta nga disa debate pa

fund, por redaksitë televizive kënaqen,

lumturohen, sepse programi mbushet. Dhe

po të ankohemi se përse humbim kohë me

debate kaq të gjatë, atëherë edhe pyetja që na

kap «mat» është e menjëhershme «Kur nuk

i pëlqeni emisionet tona, atëhere përse na

shikoni?» Ky është sekreti i mediave televizive,

ato të ngulin përpara ekranit si për të shijuar

të bukurën dhe interesanten, ashtu edhe

gjërat pa shumë interes.

Të prishet apo jo ajo ndërtesa, e cila

sipas zhargonit të rinisë tiranëse u quajt

“Piramidë»?

Sipas meje, ajo ndërtesë dhe fati i saj

nuk ka vend të politizohen.

Është një çështje thjesht urbanistike, kaq

anësore, çështje financiare dhe arkitekturore,

pra, por amà aspak, politike. Sipas meje,

piramida as nuk ka simbolizuar diktatorin,

sikurse shprehen antikomunistët, as nuk ka

simbolizuar udhëheqësin, sikurse mund të

shpreheshin kundërshtarët e tyre. As njerin

dhe as tjetrin. Për një arsye të thjeshtë sepse

aty, te Piramida, vetëm nga fundi i jetës

së regjimit monist u ndërtua një bina e

madhe, vlerat arkitekturore të së cilës nuk i

kam kuptuar kurrë sepse nuk jam arkitekt,

funksioni i së cilës, si muze, nuk zgjati veçse

dy a tre vjet. Ndërtesa në fjalë në asnjë rast

nuk u asociua me përfytyrimin imagjinar të

relikeve që mbante brenda saj nëpër vitrina.

As nga komunistët e atëhershëm dhe as nga

antikomunistët.

Mbi të gjitha, ndërtimi i një binaje të

tillë në ato vite shihej me ironi nga popullsia,

që nga njera anë, vrojtonte sesi partia në fuqi

po dorëzonte pushtetin dhe po largohej me

rendje të paniktë nga parametrat ideologjike

që përfaqësonin reliket e atij që u quajt muze,

dhe nga ana tjetër, shihte me lemeri sesi në

kushtet e një krize edhe për bukën e gojës

që pllakosi në Shqipëri në ato vite, pushteti i

tërhequr nga grandomania harxhonte hekur,

beton, mermer etj. për të ndërtuar fasada

arkitekturore, ndërkohë që dihet nga të gjithë

se e thjeshta është e bukur.

Aq më shumë që si ndërtesë, si praktikë,

si akt, ndërtimi i Piramidës nuk kujtonte

aq shumë njeriun që i mbante emrin, por

ishte shprehje e manipulimit dhe e frikës

së udhëheqjes së atëhershme për t’i dhënë

kurajë vetes nëpërmjet ndërtimit të veprave

faraoniake, solide, të shpërmasuara, gjigante,

shtypëse për vështrimin qytetar, ndërkohë që

psikologjikisht, kolekivisht, grupimi drejtues

ndodhej nën një pasiguri të konsiderueshme

e ankth për fatin e vet nga ndryshimet

gorbaçoviane dhe më pas të atyre në Lindje.

Frikën politike dhe ankthin psikologjik

kolektiv që kishte pllakosur kërkonte t’a

nxirrte jashtë, t’a “eksorcizonte”, nëpërmjet

ndërtimeve gjigantomane pa asnjë funksion

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!