54
Nisur nga këndvështrimi funksional, projekti parashikon hyrjen kryesore në shërbim jo vetëm të teatrit, por edhe të Qendrës së Arteve Vizive. Hyrja kryesore jo vetëm do të pajiset me shërbimet e duhura si recepsioni, biletaria, informacioni, gardëroba, por mund të organizohet me mjaft lehtësi për të ofruar të dyja funksionet njëkohësisht. Kati Përdhe Zona e ekspozimit do të ketë edhe një hyrje të dytë, e cila ndodhet në anën e prapme të ndërtesës. Kjo hyrje komunikon me shkallët, ashensorët e mediatekës, bibliotekës dhe zyrat duke lejuar një përdorim tërësisht të pavarur të Qendrës së Arteve Vizive nga teatri për raste të nevojshme. Teatri do të ndërtohet në mënyrë të tillë që të lejojë, me pak adoptime të sallës, organizime të ndryshme të skenës duke illuar nga ajo tradicionale, me paraskenë në pjesën e fundme të sallës, platenë dhe galerinë deri tek ajo tërësisht moderne, ku skena ndodhet në qendër dhe publiku në dy anët e saj. Në rastin e organizimit modern të teatrit, ku skena ndodhet në qendër, pjesa e dedikuar spektatorëve në kurriz të skenës mund edhe të përdoret për korin apo orkestrën pas krahëve të aktorëve në koordinim me sallën tradicionale. Teatri do të jetë i pajisur me hapësira të mjaftueshme. Ato lejojnë një lëvizshmëri të sigurt e të lirshme të skenave si dhe një drejtim më se të thjeshtë të impiantit të dritave me kulla skenike e paraskenë teknike të sipërme e të poshtme. Salla do të ketë katër dalje emergjente. Dy prej tyre do të jenë pranë skenës në drejtim të pjesës së poshtme. Niveli 1 Pjesa qendrore, poshtë sallës së teatrit, do të përdoret si depozitë për shkak të mungesës së ndriçimit natyral. Nga hyrja qendrore do të vendoset bar- kafeteria, që arrihet në të edhe me shkallë e ashensorë, e cila është e hapur për sa i përket mjedisit të jashtëm duke lejuar në këtë mënyrë pavarësinë nga teatri dhe Qendra e Arteve Vizive. Në këtë anë të ndërtesës do të vendosen salla e seminareve me rreth 100/120 vende, zona e shërbimeve dhe hapësira për drejtorinë qendrore. Zonat e ndryshme do të ndriçohen në mënyrë natyrale si pasojë e uljes së nivelit të terrenit përreth deri në atë masë sa të lejojë hapjen e dritareve. Në anën e majtë të ndërtesës do të ngrihen atelietë si dhe vendet për futjen e materialeve jo vetëm për teatrin, por edhe për Qendrën e Arteve Vizive. Qenia pranë njëri-tjetrit e këtyre dy funksioneve krijon mundësinë e bashkëveprimit operativ dhe krijues midis studiove që i përkasin arteve vizive dhe aktiviteteve të predispozuara të skenograisë teatrale. Në të tilla kushte shfrytëzohet në maksimum mundësia për të shprehur vlerat artistike në nivelin më të lartë. Pjesa tjetër e katit nëntokë do të jetë në shërbim të aktorëve dhe drejtorisë së teatrit me shërbimet e nevojshme, dhomat e aktorëve, zonat për trukun, rrobaqepësia, dhoma e veshjes dhe gjithçka e duhur për një funksionim sa më të mirë të aktivitetit teatral. Kati i parë dhe katet e sipërme Në katin e parë është parashikuar ngritja e bibliotekës dhe e mediatekës, kurse dy katet e sipërme mund të përdoren për zyra, aktivitete përgatitore e ndihmëse për teatrin dhe qendrën e arteve vizive. Hyrja në këto ambiente bëhet në mënyrë direkte nga shkallë të vendosura në pjesën e prapme të ndërtesës si dhe nga një bllok i ri ashensorësh që të çojnë në një holl të dytë. Ana teknike Nga ana teknike projekti ka si qëllim rishfrytëzimin e strukturës ekzistuese në mënyrë sa më racionale nëpërmjet eliminimit të elementëve teknologjikë dhe arkitektonikë të dalë jashtë përdorimit dhe realizimit të një objekti të qëndrueshëm, mirëmbajtja e të cilit të realizohet me shpenzime të ulta. Për uljen e konsumit të energjisë parashikohet përmirësimi i karakteristikave izoluese të veshjeve, kuizimi i ekspozimit direkt të sipërfaqeve të xhamta dhe adoptimit të impianteve të përshtatshme me synimin e uljes së konsumit elektrik e termik të objektit. Në mënyrë të veçantë, zgjedhja arkitektonike e propozuar parashikon eliminim e vetratave ekzistuese që janë të ekspozuara ndaj diellit dhe shiut, të cilat përfaqësojnë (pavarësisht nga zgjidhja teknike e propozuar për instalimet) një pikë kritike jo vetëm për mbrojten nga depërtimi i ujit, por edhe ruajtjen e energjisë diellore. Prerjet e aplikuara në fasadat e pjerrëta, përveç se sigurojnë mundësinë e një ndriçimi të përshtatshëm në mjediset e brendshme, lejojnë përdorimin e fasadave vertikale me xham për mbrojtje nga rënia e shiut nëpërmjet disnivelit të mbulesës së sipërme metalike. Për një kontroll maksimal të ndriçimit natyral në mjediset e brendshme, vetrata të tilla pajisen me tenda që lejojnë depërtimin ose bllokimin e dritës. E njëjta zgjidhje mund të përdoret edhe në pjesën e prapme të ndërtesës për të siguruar një ndriçim maksimal në mjediset e brendshme duke evituar edhe në këtë rast instalimin e vetratave të pjerrëta. Mbulimi i ri do të jetë i tipit i ajrosur, i realizuar nëpërmjet një veshjeje metalike, initura zink-titan e mbështetur nga një strukturë e lehtë metalike e zinkuar, iksuar në strukturën prej betonarmeje ekzistuese. Vetratat ekzistuese do të hiqen plotësisht. Zonat e fshehura të fasadës aktuale, pas heqjes së veshjes me material guri, bëhen të padepërtueshme nga uji dhe izolohen nëpërmjet një shtresë me përbërje vetro cellulare. Ndërhyrjet për ndryshimin e strukturës ekzistuese konsistojnë vetëm në eliminimin e disa soletave të brendshme për t’i dhënë një zgjidhje optimale niveleve të hyrjes në platenë e teatrit si dhe në eliminimin e dy shtyllave të pjerrëta në anën e hyrjes duke bërë të mundshme, në këtë mënyrë, realizimin e një objekti më të hapur ndaj mjedisit të jashtëm. Sfera që përmban teatrin e ri do të realizohet me një strukturë mbajtëse hapësinore me material çeliku, në të cilën mbështeten shtresa izoluese me material allçie të riveshura nga materiale fonoassorbuese. Karakteristikat e tyre sigurojnë një izolim të përsosur midis sallës dhe mjedisit rrethues. Përdorimi i strukturës me material çeliku dhe pjesë ndarëse të lehta në sferë sigurojë mundësinë e realizimit të një elementi arkitektonik të rëndësishëm për sa i përket lehtësisë, anës ekonomike dhe kohës së shkurtër të ekzekutimit. Finiturat e brendshme dhe instalimet e sistemit elektrik, mekanik, hidro-sanitar dhe ai kundërzjarrit do të përtërihen plotësisht. Salla e teatrit, ku një shpjegim më i hollësishëm jepet në relacionin akustik, do të ndërtohet me materiale të një rendimenti akustik nga më të mirat pa komplikime teknike. Shpenzimet për initurën dhe vënien në skenë do të jenë mëse të përmbajtshme. Struktura e hapësirës së sallës paraqitet me një formë të thjeshtë gjeometrike, por që mishëron një karakter tipik. Finiturat e propozuara, veshja akustike me MDF e tipit “Topakustic” për muret, tavanet e ndërtuara me material të modelueshëm të tipit “Barrisol”, elementet për ndriçimin, do të krijojnë mundësinë optimale përsa i përket karakteristikës akustike të sallës me ekuilibrin e duhur ndërmjet sipërfaqeve fonoassorbuese dhe fonorelektuese. Në këtë mënyrë salla iton një stil modern dhe me dritë të mjaftueshme pa patur nevojën e elementeve shtuese, të komplikuara e të kushtueshme. Dyshemeja do të vishet me parket, listelet e së cilës janë shumë të rezistueshme, kolltukët më se komode sigurojnë stabilitetin akustik të sallës pavarësisht nga vendi që zë, total apo të pjesshëm. Në rastin e skenës qendrore, me orkestër apo kor në fund të saj, disa panele akustike që kanë vetinë e dukjes dhe zhdukjes do të lejojnë ndryshimin e cilësive akustike të faqes së fundit duke e trasformuar në një mur përthithës apo relektues për t’i dhënë kështu zgjidhjen optimale për sa i përket cilësive akustike të këtij ambienti. Nga ana arkitektonike mjedisi për Qendrën e Arteve Vizive përreth teatrit do të karakterizohet nga sipërfaqja e jashme e sferës që përmban teatrin, e cila nëpërmjet vetratave mund të shikohet nga çdo anë jo vetëm nga mjedisi i brendshëm, por edhe nga ai i jashtëm, në veçanti në orët e mbrëmjes, kur jeta e teatrit është në maksimum. Finitura e pjesës së jashtme të sferës së teatrit do të bëhet me ngjyrë, me pastë, me shpatull e tipit “OIKOS”, e cila do t’i japë sipërfaqes një ngjyrë gri perle gjysmë për gjysmë të shkëlqyeshme. Kjo karakeristikë lejon krijimin e efekteve speciale me drita, të cilat rrisin cilësinë artistike dhe kreative të Qendrës së Arteve Vizive dhe të Teatrit. Mjediset që i përkasin ekspozimit për Qendrën e Arteve Vizive do të kenë një natyrë të thjeshtë dhe esenciale për të lejuar një drejtim, mirëmbajtje dhe organizim sa më të thjeshtë e të mundshëm. Dyshemeja e zonës rreth sferës qendrore do të bëhet me material gres të emaluar porcelani me një nivel rezistence të lartë. Mjedisi do të organizohet dhe do të ndahet me panela druri në bazë të ezigjencave. Zgjedhja e materialeve për mjediset e brendshme dhe të jashtme siguron raportin optimal për sa i përket çmimit, cilësisë, thjeshtësisë së mirëmbajtjes duke respektuar kërkesat e nevojshme për buxhet. Nga ana akustike, objekti do të rindërtohet në mënyrë totale duke i dhënë rëndësi të veçantë organizimit të duhur të hapësirave dhe kursimit të energjisë elektrike. Për anën e jashtme do të tregohet kujdes në jopërcjellshmërinë dhe mbrojtjen nga rrezet e diellit të vetratave dhe veshjeve. Kjo e fundi, sikurse është përmendur edhe më parë, karakterizohet nga një shtresë që nuk lejon përcjellshmërinë dhe të tipit të ajrosur për të krijuar kështu një mbrojte sa më të mirë termike të objektit. Instalimet e sistemit të ajrit të kondicionuar do të bëhen duke pasur parasysh kursim sa më të lartë, në mënyrë të veçantë atë të energjisë elektrike. Për këtë arsye, përveç sistemit të rikuperimit të ngrohjes dhe konvertitorëve për një funksionim optimal të centralit ngrohës dhe ftohës, mund të parashikohet përdorimi një impianti me gaz për prodhimin e ajrit të ftohtë, i cili përballë një kostoje illestare lehtësisht më të madhe, bën të mundur në të ardhmen uljen në mënyrë të ndjeshme të konsumit elektrik të objektit. Një vëmendje e veçantë do t’i drejtohet mundësisë për të optimizuar ventilimin natyral të ambienteve. Për sa i përket energjive të rinovueshme, përveç instalimit të sistemeve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë, struktura e ndërtesës dhe tarraca e saj, bën të mundur edhe parashikimin e një impianti për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet sistemeve fotovoltaike, veçanërisht në ato raste, ku kjo zgjidhje ekologjike mund të mbështetet nga inancime të mundshme shtesë, që do të jetë në gjendje të kompensojë me anë të prodhimit të energjisë elektrike vlerën e lartë të investimit illestar. Impiantet elektrike do të karakterizohen nga një zgjedhje e elementeve ndriçues cilësorë me eiçencë të lartë dhe konsum të ulët. Nga instalimi i sistemeve të menaxhimit dhe përdorimit të aftë do të garantohet një përdorim korrekt dhe funksional për të gjitha llojet e përdorimit duke kuizuar konsumin e panevojshëm (si p.sh. sensorë për praninë e personave në ambientet e shërbimit, menaxhim të centralizuar të ndriçimit etj.) Parashikohet përveç të tjerash dhe një sistem për rikuperimin e ujërave të reshjeve dhe aty ku është e mundur edhe e ujërave gri, për t’i ri-integruar në serbatorët e mbrojtjes nga zjarri dhe për t’i përdorur gjithashtu, edhe për sistemin ujitës të sipërfaqeve të gjelbërta. Projekti i ndriçimit Ndriçimi i jashtëm i godinës duhet të marrë në konsideratë karakterin e dyishtë të objektit arkitektonik. Ai në vetvete, është i përftuar nga “shenjat” projektuese të strukturës aktuale, të cilat rivlerësohen nga përdorimi dhe aplikimi i “velave” metalike të ndriçuara me projektues drite të përqëndruar, të pajisura me burime joduresh metalike me ngjyrë të ftohtë dhe që nënvizojnë elementet e sipërpërmendur me një rreze drite të prerë; po ashtu, është i kompozuar edhe nga volumi qendror gjysmë-sferik, pjesë e ndërhyrjes së re projektuese, i cili duke përmbajtur shfaqjet teatrore do të evidentohet nga një ndriçim në retro i kalotës prej qelqi satinat, falë përdorimit të një serie projektorësh të vendosur në dysheme e të pajisur me burime joduresh metalike, të cilat sipas mundësisë dhe nevojës do të mund të ndriçojnë vetratat dhe ambientin si me dritë të bardhë, ashtu edhe me dritë me ngjyrë nëpërmjet iltrave të përshtatshëm, pra një lloj lanterne, e cila tërheq vëmendjen e kalimtarit në rast shfaqjesh dhe programesh në mbrëmje. Përbrenda dhe në qendër të kompleksit, gjen vendndodhje salla e shfaqjeve, e cila mendohet të jetë e ndërtuar me një seri tavanesh të varura, në plastikë polimerike të tërhequr me nxehtësi dhe me ngjyrë opake të bardhë, të cilat kompozojnë sipërfaqe të valëzuara duke ripërcjellë njëfarësoj sipërfaqen e harkuar të tavanit të mësipërm. Këto sipërfaqe ndriçohen në retro me anën e një sistemi RGB të përbërë nga burime lineare drite luoreshente, të cilat mundësojnë vizatimin e një numri të pafundëm formash dhe koniguracionesh ndriçuese të ambientit. Poshtë këtyre të fundit do të mund të varen, nga sipër, elemente në formë reje, të përbëra nga po i njëjti material polimer i lartpërmendur, që nuk lejon pamjen e llampave të ndriçimit, por i përshkueshëm nga rrezet e dritës dhe që krijon njëfarësoj vendin e iksimit dhe të fshehjes së burimeve luoreshente si dhe një lloj ekrani relektues, ku drejtohen disa nga projektorët e fshehur në gropën e skenës. Të dyja rastet do të shërbejnë për ndriçimin e tërthortë të sallës së teatrit. Në pjesën e ngritur të shkallëve, për shenjimin e kalimit, do të vendosen ndriçues kalim-shenjues me led ngjyrë blu. 55
- Page 3: Përmbajtja Editorial Ndërtimi pë
- Page 6 and 7: 6
- Page 8 and 9: 8
- Page 10 and 11: Editorial ABSTRACT: FROM “URBICID
- Page 12 and 13: Seria 1: “Percements” dhe Paris
- Page 14 and 15: Editorial Këndi nga “Rue de la C
- Page 16 and 17: Editorial bëjmë një analizë pak
- Page 18 and 19: Editorial Bijlmermeer, gjendja në
- Page 20 and 21: Seria 5: Rruga e “Barrikadave”
- Page 22 and 23: Editorial 22 Rruga e “Barrikadave
- Page 24 and 25: Editorial Shkatërrimi përmes ndë
- Page 26 and 27: Seria 5’: shkatërrimi i “Kukë
- Page 28 and 29: Seria 5’: shkatërrimi i “Kukë
- Page 30 and 31: Editorial 30 urbicidi është bër
- Page 32 and 33: Editorial Seria 7: “virusi shesh
- Page 34 and 35: Editorial nga karakteristikat e kë
- Page 36 and 37: Seria 8: Shkaterrimi i kinemave “
- Page 40 and 41: Muzeu “Enver Hoxha” u inaugurua
- Page 42 and 43: 42
- Page 44 and 45: 44
- Page 46 and 47: 46
- Page 48 and 49: 48
- Page 50 and 51: 50
- Page 52 and 53: 52
- Page 56 and 57: LIST OF INTERNAL SURFACES FOR THE F
- Page 58 and 59: PROTEC SRL 58 Protec Napoli-Roma NA
- Page 60 and 61: 60
- Page 62 and 63: 62
- Page 64 and 65: 64
- Page 66 and 67: 66
- Page 68 and 69: 68 STATEMENT A necessary preamble t
- Page 70 and 71: 70 RELACION Është e nevojshme nj
- Page 72 and 73: PRESINT ENGINNERING SRL 72
- Page 74 and 75: 74
- Page 76 and 77: 76
- Page 78 and 79: 78
- Page 80 and 81: 80
- Page 82 and 83: 82
- Page 84 and 85: 84
- Page 86 and 87: 86
- Page 88 and 89: 88
- Page 90 and 91: 90
- Page 92 and 93: 92
- Page 94 and 95: 94
- Page 96 and 97: 96
- Page 98 and 99: Debate në Arkitekturë Shkatërrim
- Page 100 and 101: Debate në Arkitekturë ABSTRAKT Q
- Page 102 and 103: Debate në Arkitekturë të shtetit
- Page 104 and 105:
Debate në Arkitekturë klasa polit
- Page 106 and 107:
Debate në Arkitekturë me anë të
- Page 108 and 109:
Debate në Arkitekturë Piramida mi
- Page 110 and 111:
Debate në Arkitekturë Piramida Ar
- Page 112 and 113:
Debate në Arkitekturë 112 ndërte
- Page 114 and 115:
Rikuperimi Përmes Arkitekturës Ri
- Page 116 and 117:
Imazh i projektit 116
- Page 118 and 119:
Debate në Arkitekturë 118 ABSTRAK
- Page 120 and 121:
Debate në Arkitekturë 120 në Pla
- Page 122 and 123:
122 Funksionet në medinë
- Page 124 and 125:
Debate në Arkitekturë e saj janë
- Page 126 and 127:
Sistemi i boshllëqeve urbane hapë
- Page 128 and 129:
128
- Page 130 and 131:
Ideja e projektit katrore apo drejt
- Page 134 and 135:
134
- Page 136 and 137:
Debate në Arkitekturë 136 nga dri
- Page 138 and 139:
138
- Page 140 and 141:
Xhamia 140
- Page 142 and 143:
Kalimi 142 i brendshëm
- Page 144 and 145:
Dizajni Universal Standarde të pan
- Page 146 and 147:
Dizajni Universal 146 Shoqëria shq
- Page 148 and 149:
Dizajni Universal në fokus të Kon
- Page 150 and 151:
procesin zinxhir të lëvizjes së
- Page 152 and 153:
Dizajni Universal • Buxhete të m
- Page 154 and 155:
Arkitektët dhe Arkitektura Shqipta
- Page 156 and 157:
Pallati i Kulturës Durrës përshk
- Page 158 and 159:
Arkitektët dhe Arkitektura Shqipta
- Page 160 and 161:
Arti në Hapësirat Publike 1.60 in
- Page 162 and 163:
Arti në Hapësirat Publike 49 ekpo
- Page 164 and 165:
Arti në Hapësirat Publike në të
- Page 166 and 167:
166 Arti në Hapësirat Publike
- Page 168 and 169:
Workshope Ndërkombëtare SAW - Jav
- Page 170 and 171:
Workshope Ndërkombëtare Pamje pan
- Page 172 and 173:
172
- Page 174 and 175:
Workshope Ndërkombëtare 174 SUSPE
- Page 176 and 177:
EXE.LIXIS 176
- Page 178 and 179:
Workshope Ndërkombëtare 178 Katov
- Page 180 and 181:
Workshope Ndërkombëtare tek konce
- Page 182 and 183:
417 M 182 social, ku bashkepunohet,
- Page 184 and 185:
184
- Page 186 and 187:
Grupi i workshopit dhe momente nga
- Page 188 and 189:
Debate në Arkitekturë Two differe
- Page 190 and 191:
Debate në Arkitekturë effects of
- Page 192 and 193:
Housing Vienna, l’abitare tra inn
- Page 194 and 195:
Housing Pamje e Vienës bashkepunim
- Page 196 and 197:
Housing Abitare e Intergrazione: vi
- Page 198 and 199:
Casa con Verande - vista assometric
- Page 200 and 201:
Housing 200 Lainer è particolarmen
- Page 202 and 203:
International Architecture Rem Kool
- Page 204 and 205:
International Architecture 204 Cent
- Page 206 and 207:
International Architecture from gro
- Page 208 and 209:
International Architecture 208 “B
- Page 210 and 211:
Redevelopment Genoa harbour, 1985-1
- Page 212 and 213:
International Architecture of part
- Page 214 and 215:
International Architecture 214 prod
- Page 216 and 217:
Bercy-2 shopping Center, Charenton
- Page 218 and 219:
International Architecture Kansai A
- Page 220 and 221:
220 reflect the light coming from a
- Page 222 and 223:
Auditorium Parco Della Musica Rome,
- Page 224 and 225:
the skills to create buildings that
- Page 226 and 227:
for his, “restlessness and invent