11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dhe rendiment as politik, as propagandistik,

as ekonomik. Një “autogol” propagandistik –

ky ishte në atë kohë ndërtimi i Piramidës.

Po kështu, ndërsa përpiqej mesa i vinte

ndoresh për të transformuar diçka nga sistemi

i mëparshëm, grupit politik drejtues të kohës

i duhej të kënaqte edhe pritshmëritë e një

pjese konservatore të shoqërisë, që mendonte

se historia duhej të ndalte menjëherë pasi

u vendos pllaka e fundit e mermerit të

Piramidës.

Nëse ngjarjet e kaluara politike do t’i

quajmë, sikurse bëjnë disa, si “trashëgimi

kulturore e popullit”, atëherë me sinqeritet

dhe ndershmëri duhet të pranojmë se

piramida shenjon pikërisht këtë çast politik

degradues në të gjitha kuptimet e veta dhe

asgjë tjetër. Si simbole, për një brez nostalgjik

apo të traumatizuar në kujtesë, shumë më

tepër vlera sesa ajo kanë hekurudhat që

tashmë janë mbuluar me ferra, hidrocentralet

nga të cilët ende marrim energji elektrike, e

për ata që kanë vuajtur, si simbol i së keqes,

janë shumë më tepër kampet dhe burgjet.

Pasi barazojnë ndërtesën me reliket që

ajo ka mbajtur brenda, përziejnë gjithçka

tjetër. E quajnë “trashëgimi kulturore”.

Por, çfarë kujtese historike përfaqëson

ajo ndërtesë?

Ta shohim me realizëm dhe të mos e

krahasojmë me bunkerin e Hitlerit në Berlin

që disa paskan pasur kohë dhe dëshirë për

t’a vizituar. Të paktën duhet pranuar se aty,

brenda saj, nuk ka ndodhur asnjë ngjarje

historike e shënuar për kombin. Veç ndonjë

puthjeje si të fshehtë që ndonjë vajzë e re i ka

rrëmbyer shpejt e shpejt ndonjë djaloshi, ulur

të dy rreth tavolinave, fshehur pas shtyllave,

në kohën kur gjatë tranzicionit aty gëluan

kafe ku kundërmonin nga larg aroma të

pakëndshme wc-ësh të bllokuara.

Nuk paragjykoj fare kur them se në

piramidë nuk ka ndodhur asnjë ngjarje që

disa mund ta quajnë shpëtimtare apo fatale

për historinë e Shqipërisë. Në këtë kuptim,

shumë më tepër kujtesë historike përmbajnë

orendi fare të thjeshta, një stilograf, një

palë pranga, një palë këpucë, një makinë

shkrimi, disa kocka skeletike të gjetura në

varre të përbashkëta, sesa një bina ku nuk ka

ndodhur asgjë thelbësore, as për mirë e as për

keq, që do të quhej një ngjarje historike për

kombin.

Vetë ndërtesa është me një përmbajtje

simbolike krejt tjetër nga ajo që i dha regjimi

i kohës në atë etapë të fundit të ekzistencës

së tij. Ishte vetëm muze, dhe aspak mauzole.

Ndërkaq vetëm për pak vite. Askund nuk

ngatërrohet përmbajtja e objekteve historike

që “flejnë” në një muze, me muret apo

karabinanë e vetë ndërtesës së muzeut.

Pasi thamë se binaja nuk ka asnjë

peshë politike, apo nuk përfaqëson asnjë vlerë

në trashëgiminë kulturore, fjalën e kemi, që

të mos ngatërrohet ndokush. E prishin për

të bërë një ndërtesë të re Kuvendi, apo nuk

e prishin, dhe e lënë të rrënohet nga koha,

sikurse kanë bërë të gjitha qeveritë deri më

sot, edhe më keq sesa është braktisur, punë e

tyre, por kujtesë historike ajo nuk përmban.

Më kot e politizojnë çështjen. As

piramida nuk ka lidhje me diktaturën sepse

111

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!