11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Debate në Arkitekturë

Piramida midis simbolit të së

shkuarës dhe së ardhmes

Arben Shtylla

108

Në korrik të vitit 2004, kur deputetët e

Kuvendit të Shqipërisë, miratonin njëzëri

me rreth 140 vota, Vendimin për ndërtimin

e parlamentit të ri pak kush parashikonte se

për të, vite më vonë, në mediat shqiptare,

do të ndizej një diskutim i gjallë dhe mjaft

i nxehtë.

“Duhet prishur apo jo, Piramida”, ose

më saktë, “Duhet apo nuk duhet një godinë

për Parlamentin e ri”, apo siç debatonin

specialistët, “A është ky vendi i duhur për një

Parlament”, .... ....“vendi i përshtatshëm mund

të jetë kudo, mjaft të mos jetë në qendër”...?

këto ishin pyetjet që nxitën debatin!!!

Pikërisht këtyre pyetjeve nga pikëpamja

thjesht profesionale do të mundohem t’i

përgjigjem më poshtë.

Piramida dhe Parlamenti, janë dy

objekte që për shumë arsye të ndryshme

bashkohen në një pikë dhe që paraqesin

një simbolikë tepër të fortë. Ata lidhen në

përmbajtje, funksionin dhe qëllimin për të

cilin janë ngritur dhe të cilit i shërbejnë.

Ndërsa parlamenti ka një funksion

tashmë të kristalizuar qartë dhe shumë

të rëndësishëm në vendet me një sistem

demokratik, rasti i ndërtimit të piramidës

është i veçantë dhe interesant në historinë

e arkitekturës së fundit të shekullit 20.

Piramida u ideua, u projektua dhe u ndërtua

si muze i një lloji të veçantë. Në të nuk u

ekspozuan materiale relike dhe eksponate

të epokës, por u tentua që në muze gjithçka

të jepej nëpërmjet formës dhe arkitekturës.

Kjo ishte një zgjidhje origjinale jo vetëm

se rimori nga lashtësia forma arkitekturore,

të cilat i trajtoi në një këndvështrim krejt

modern, por edhe sepse arriti të krijojë një

vepër në formën e një memoriali. Pra, kemi

një simbiozë jo të zakontë në arkitekturën

shqiptare, ku forma bëhet primare dhe

funksioni utilitar i ndërtimit del në plan

të dytë.

Gjithashtu, kemi të bëjmë me një

shembull shumë të veçantë ku forma

arkitekturore bëhet njësh me funksionin,

ku ndërtesa paraqet që prej së largu

qëllimin e ngritjes së saj dhe trajtimi i

brendshëm mbetet unikal, jo funksional

dhe utilitar, por formal dhe vazhdues i

idesë së memorialit të eksterierit.

Janë këto veçori, në bazë të mos

suksesit të ndërhyrjeve të njëpasnjëshme,

të bëra në këto njëzet vjet, për të ndryshuar

dhe përshtatur piramidën në një godinë

me funksione të tjera si panair, ekspozitë,

bibliotekë, zyra, teatër etj.

Piramida për fatalitetin e saj, nuk i pranoi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!