11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pjesët e vdekura, gjymtyrët e gangrenizuara,

arkitektura e shëmtuar.

Nëse kthehemi në diskutimin tonë

lidhur me muzeun e Enver Hoxhës apo

Piramidën, a mund të themi se është ky

një objekt i shëmtuar? Do të ishte i mangët

kufizimi i gjykimit vetëm mbi kriterin

estetik, “shëmtia nuk mjafton”. Nga ana

tjetër ta reduktosh arkitekturën në çështje

“numrash” referendumesh, apo ”gustoje”

do të thotë ta neutralizosh atë. Qyteti është

si një libër historie me faqe të bukura dhe

të shëmtuara, padyshim që nuk mund të

grisim faqet e shëmtuara, por vetëm ato

që na “bëjnë keq”, ato që na “helmojnë”.

Sipas gjykimit tim edhe Piramida është

një objekt që bën keq, kurorëzon fuqinë,

pushtetin dhe kultin e individit. Përmbajtja

e saj e ndot qytetin, ndërsa arkitektura

ka një ndikim traumatik dhe shkatërron

bukurinë pamore. “Arkitektura -thoshte

Louis Kahn- nuk egziston , por egziston vepra

arkitekturore, pra vepra arkitekturore është

vetëm një ofertë ndaj arkitekturës, me shpresë që

kjo ta pranojë në thesarin e saj”, atëhere nëse

kjo është e vërtetë, mendoj se Piramida

është pikërisht një vepër që nuk arriti dot

të bëhet pjesë e thesarit.

Një vepër arkitekturore përpara se të

vlerësohet për formën, vëllimet, materialet

e teknollogjinë, duhet të vlerësohet sesa

arrin të krijojë një vend, të integrohet

e të bëhet pjesë e qytetit. Në fakt ky

objekt ka prodhuar një non-lieu nëse do ti

referoheshim konceptit të etnologut dhe

antropologut Marc Augé mbi vendet dhe

jovendet. Me vendosjen e saj qëndrore dhe

mospërfillëse për çfarë ka rrotull, Piramida

arriti të neutralizojë një parcelë tepër të

vyer për qytetin dhe ta kthejë atë vetëm në

funksion të monumentalitetit të saj dhe

aspak të krijimit të një vend, ku njerëzit

mund të krijojnë marrëdhënie mes tyre.

Pikërisht për shkak të qëllimit e

programit Piramida është edhe mbulesë

e një varri edhe muze, edhe objekt kulti

edhe arkitekturë konvencionale, edhe

monument edhe memorial, pra është një

lloj sfinksi apo minotauri ku formulimit

arkitekturor në pjesën e pasme i shkrihet

një monument në atë përpara. Në këtë

pikpamje, projektuesit e saj janë treguar

Artan Raça është diplomuar

në Arkitekturë në fakultetin e

Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë

më 1987. Deri në 1993 ishte arkitekt

në ISPN, vit kur dhe hap studio raça

arkitektura ku ushtron aktivitetin

projektues në fushën e arkitekturës

e dizajnit. Autor i disa projekteve në

Tiranë si, “Pallati i Verdhë” në rrugën

Hoxha Tahsin (2000), pallat banimi në

rrugën Naim Frashëri mbi ish market

VEFA(2002), dhe atyre në ndërtim

si “Lingotto Center” në bulevardin

Zhan D’Ark(2004), pallati “Linja” në

rrugën Don Bosco(2007), tre “Vilat

e Bardha” në Shirokë(2007), etj. Në

vitin 2000 përkthen e boton në shqip

librin “Vers une Architecture” të Le

Corbusier dhe prej vitit 2007 është

pedagog i projektimit arkitektonik në

Universitetin POLIS në Tiranë.

99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!