11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

eduktuar atë thjesht në një “zanat” apo

në një organizëm që flet vetëm me veten

e tij. Është rasti të kujtojmë se ajo duhet

të jetë një përfaqësim, që do të thotë

mishërim i një projekti politik alternativ

në përputhje me vizionin e një metropoli

të tregut të lirë. Kjo do të thotë ta kuptosh

mendimin arkitektonik jo vetëm si vendi

i zhvillimit kulturor, por për më tepër si

një mjet konkret i veprimit politik. Kështu

duke e përqëndruar të gjithë energjinë

imagjinative në zhvillimin teknologjik, pa

asnjë perspektivë politike, shumë utopi

urbane të kultivuara në dekadat e fundit

- si përshembull ajo e përpunuar nga grupi

Archigram si një arkitekturë apolitike

dixhitale - ka qënë e paracaktuar për të mos

ndryshuar gjërat.

Ne vazhdojmë e pyesim pse

Parlamentin në këtë vend kaq të

rëndësishëm dhe jo në një vend tjetër? Pse

të mos e ndërtojmë gjetiu për të realizuar e

gjallëruar një qendër tjetër të qytetit i cili

ka nevojë të ngutshme të policentrizohet?

Shumë e drejtë, por nuk është në dinjitetin

e Parlamentit të bëjë një detyrë të tillë

dhe nuk më duket se do të jetë shumë i

vlefshëm. Nga ana tjetër zbatimi i parimit

të “subsidiaritetit” nuk na lejon t’ia japim

këtë detyrë Parlamentit kur ndërkohë

këtë nuk e kanë kryer ende stadiumet,

palestrat, kinematë, sallat e koncerteve,

muzeumet, qëndrat financiare, bibliotekat,

si dhe vëmendja e kujdesi urban për të

shpërndarë të mirën në mënyrë kapilare. A

nuk do të ishte më me vend, nëse duam

policentrizmin, që kullat 85-së metroshe që

rrethojnë qëndrën e Tiranës të projektuara

nga “Plani francez” të grumbulloheshin

diku tjetër për të krijuar një qëndër

bashkëkohore tregtare e financiare, duke

liruar në këtë mënyrë edhe qëndrën nga

një detyrë tepër e rëndë e cila kështu shkon

në kah të kundërt me çdo koncept për

policentrizim të qytetit?!

Po pse kësaj ndërtese t’i jepet kaq

rëndësi? Dyshimtarëve edhe kjo u duket se

bie erë provokim. Por këtu jam pa mëdyshje

në anën e Parlamentit. Pas flamurit

Parlamenti i një shteti është simboli më i

rëndësishëm. Meqënëse teoria e mëtejshme

në këtë pikë do të binte erë moralizim po

vazhdoj me armët e arkitekturës.

Në debatin e konsumuar deri më tani duket

se nuk ka qenë e drejtë idea e krahasimit të

Reischtagu-t gjerman me Piramidën tonë.

Por në fakt është e kundërta, ato kanë lidhje,

por kjo jo në favor të rikonstruktimit të

Piramidës, meqë rikonstruksion bënë edhe

gjermanët, (duket shumë sipërfaqësore) por

në favor të vëmendjes që duhet t’i jepet kësaj

ndërtese ashtu siç e vlerësuan gjermanët

parlamentin e tyre. Nëse ka objekt që

103

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!