11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Debate në Arkitekturë

118

ABSTRAKT

Ndërhyrjet rrënjësore në “zemër të

qytetit historik” janë të vështira.

shtë e rëndësishme të bëjmë

kujdes të mos cenohet kujtesa e

qytetit, rrënjet e tij, historia; duhet

respektuar trashëgimia në kuptimin

e përgjithshëm ( trashëgimia

sociale dhe njerëzore, monumentale

dhe arkitektonike, estetike dhe

kulturore).

Kjo do thotë se nuk mund të na

kënaqë vetëm mbushja e hapësirave

boshe (me vepra fryte të fantazisë

personale te arkitektit-artist),

por duhet të krijojmë arkitektura

harmonike, të integruara dhe

ndërlidhura me kontekstin që i

rrethon.

Rasti i medinës së Tripolit është

rasti i një ndërhyrjeje projektuese

delikate në boshllëqet e formuara

në brendësi të qendrës historike.

Projekti i propozuar synon të rikrijojë

atmosferën e humbur të medinës (

pasojë e braktisjes, shembjes dhe

mosmirëmbajtjes), për ta rikthyer

atë në një qendër te rëndësishme të

Tripolit bashkëkohor .

Shtëpitë tipike të Tripolit të ndërtuara nga

shek. XVII në shek. XIX janë të organizuara

rreth një oborri qendror, me formë gati

kuadratike, me portikë karakteristik, te rëndë

dhe të plotë në bazament, dhe të lehtë në

katet e sipërme. Përreth oborrit organizohen

dhomat në një ose disa nivele dhe hyrja

kryesore për në banesë bëhet gjithmonë

nga oborri i brendshëm dhe jo në mënyrë të

drejtpërdrejtë nga rruga.

Drejtimet e akseve kryesore,

qyteti Romak

Arkitektura e shtëpisë arabe, përmes

vendosjes së qartë të ambienteve, dekorit me

shije, kontrastit elegant të strukturave murore

të katit përdhes dhe elementeve të lehta prej

druri të kateve të sipërme, krijon një identitet

të fortë në qytetin arabo-islamik, ku tashmë

ndërtimet romake janë zhdukur plotësisht.

Nga pikëpamja e organizimit të

funksioneve publike, qytetet arabe e

humbasin kompleksitetin e qytetit grek

dhe romak; nuk gjejmë në to fore, bazilika,

stadiume, gjimnaze, teatro dhe amfiteatro,

po vetëm banesa private dhe dy tipologji

ndërtesash publike: xhamitë për kultin fetar

dhe hamamet për mirëqënien e trupit.

Xhamia është ndërtesa kryesore e kultit

të fesë islame. Ajo, përvec funksionit fetar ka

edhe funksion politik e social: në fakt xhamia

përbën edhe qendrën e një sërë funksioneve

publike, si gjykatë, shkollë, sallë asambleje

etj. Shpesh në ambientet që i bashkëngjiten

Medinës gjejmë madje edhe biblioteka e

spitale.

Në qytetet arabe nuk ekziston sheshi (

thamë që të vetmet boshllëqe në strukturën

urbane të medinës janë rrugët e ngushta dhe

oborret e brendshme) dhe xhamia luan rolin

Qyteti Romak, rruget

e një ndërtese kolektive për socializim.

Xhamia nuk i ngjan tempullit pagan (

objekt i mbyllur për njerëzit, që shihet nga

jashtë), dhe as kishave kristiane ( ku të gjithë

besimtarët marrin pjesë në ceremoninë

kolektive). Ato janë salla të mëdha me

kolonata ku secili besimtar apo grup

besimtaresh gjen një vend të caktuar. Kjo

është një karakteristikë e xhamive në Libi,

pasi në tipologjinë tradicionale salla nuk

është ipostile.

Xhamitë më të mëdha të Tripolit që

reflektojnë më së miri ketë karakteristikë

janë Xhamia Karamali dhe Xhamia Gurgi në

pjesën jugore të Medinës.

Strukturat tipike të qytetit arab janë

ato tregtare: suk-et që zgjaten në një apo

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!