11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

këto ndërhyrje. Ajo u krijua si një memorial

dhe do të mbetet e tillë deri sa të ekzistojë.

I ngjashëm për sa i përket simbolikës

është edhe godina e parlamentit. Kjo

simbolikë është jo vetëm formale, por

kryesisht funksionale, e lidhur me qëllimin

e tij.

Ashtu si kishat në mesjetë, bankat

në fillimet e kapitalizmit, godinat e

parlamenteve kanë qenë dhe janë simbole

të një sistemi, të një “regjimi“ demokratik,

ku nëpërmjet pushtetit të deleguar me anë

të votës së lirë, diskutohet dhe vendoset

për fatet e popullit dhe të vendit.

Në vendet me demokraci të zhvilluar,

godinat e parlamenteve janë pika referimi

të arkitekturës dhe urbanistikës së qyteteve

ku ato janë ngritur.

Për këto veçori, zgjedhja e vendit

të ndërtimit të parlamentit të ri, ka një

karakter të fortë simbolik. Është kjo arsyeja

që prishja e piramidës është e lidhur me

ndërtimin e parlamentit të ri. Çdo ndarje e

këtyre dy vendimeve (prishje dhe ndërtim)

është e pavërtetë dhe jo logjike.

Piramida u ndërtua për të krijuar një

memorial për një simbol të caktuar. Prishet

për t’i lënë vendin Parlamentit të ri, një

institucioni, si shtëpi e demokracisë.

Kjo simbolikë është e lidhur ngushtë

edhe me vendin e ndërtimit. Sheshi, në

kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e

Kombit” me atë “Bajram Curri”, paraqet

një nga zonat më të mira të qendrës së

Tiranës. Shtrirja e saj, hapja ndaj shikuesit,

fushë-pamja mjaft e gjerë dhe sfondi në

pjesën lindore të malit të Dajtit e bëjnë

këtë shesh një nga sheshet më të mira dhe

më interesante të kryeqytetit.

Ndoshta këto vlera kanë bërë, që

çuditërisht, kjo zonë të lihet e paprekur,

e bardhë, një shesh tabu, e vetmja ku

nuk parashikohet asnjë lloj ndërhyrje nga

projekti i qendrës së Tiranës.

Si përfundim, dua të nënvizoj faktin

se, heqja e një simboli dhe vendosja e

një tjetri nga pushteti legjislativ, nuk bën

gjë tjetër vetëm se rithekson dukurinë se

çdo kohë, nëpërmjet përfaqësuesve të saj

politik, vendos të lërë gjurmën e saj mbi

urbanistikën e qyteteve tona. Përjashtim

nga kjo dukuri nuk bëjnë as kohët moderne,

jo vetëm tek ne, por edhe në vende më të

zhvilluara. Shembulli më i qartë është

Parisi, ku gjurmët e “urbanistëve” më

të rëndësishëm në strukturën e tij janë

lënë nga G. E. Haussmann e deri te F.

Mitterrand.

Përfundoi studimet për arkitekturë

në vitin 1975 në Universitetin

Politeknik të Tiranës. Ka kryer

studime pasuniversitare në Milano

në vitin 1985 dhe ka mbrojtur gradën

Doktor i Shkencave në Arkitekturë në

vitin 1987 në universitetin Politeknik

të Tiranës. Ka punuar në Institutin

e Studimeve dhe Projektimeve të

Arkitekturës, Urbanistikës dhe të

Veprave Industriale që prej vitit

1976. Duke filluar nga viti 2009

punon si pedagog në Universitetin

POLIS duke kontribuar si drejtues

i departamentit të shkencave te

aplikuara dhe si lektor e drejtues

projektesh në lendët e Teknologjisë së

Arkitekturës dhe Mjedisit.

Që nga viti 2006 ka kontribuar

në organizimin e konkursit

ndërkombëtar për Kompleksin e ri

Parlamentar të Shqipërisë, si edhe

bashkëpunon me studjo të huaja për

projekte me rëndësi kombëtare e

ndërkombëtare.

109

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!