11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Debate në Arkitekturë

120

në Planin Rregullues të Tripolit të vitit 1912

. Italianët përqendrohen në ndërtimin e

qytetit të ri përtej mureve dhe lënë thuajse të

paprekur Medinën.

Ndërhyrjet e vetme në Medinë, kanë të

bëjnë me rilevimin dhe katalogimin e xhamive

, kishës, sinagogës, zbulimin e harkut të Mark

Aurelit deri në kuotën arkeologjike të qytetit

antik, zgjerimin për arsye higjienike të rrugës

që lidh Portën e Re me Portën e Detit.

Ky qëndrim shpreh një strategji të prerë

projektuese që kërkon ta izolojë popullsinë

vendëse brenda Medinës për të evituar

përzierjen me qytetin e ri , të ndërtuar

apostafat për italianët.

Plani rregullues i vitit 1914 konfirmon

të njëjtat zgjedhje projektuese ku i vetmi

ndryshim është prishja e mureve dhe

shumimi i hyrjeve në qytet.

Tema urbane më domethënese e Planit

Rregullues të vitit 1914 është transformimi i

hapësirës së paformës pranë portës Bab Elmenscia,

në jug të Medinës. Transformimi

nis me ndërtimin e Bashkisë dhe teatrit

Miramare, dhe vazhdon me ndërtesat me

vulë racional-fashiste “ Banco di Roma “

dhe “Institutit Kombëtar të Sigurimeve”,

të cilat përcaktojnë edhe kufirin e sheshit

Italia. Sheshi i ri kthehet kështu në hapësirën

qendrore publike të qytetit në dalje të

Medinës dhe kështjellës (duke qenë se

Medina nuk kishte sheshe), pikë takimi

dhe ndalesë të detyruar për ata që vijnë nga

rrugët më të rëndësishme: Rruga Sicilia që

lidh stacionin hekurudhor në lindje, Rruga

Vittorio Emanuele III që të çon tek sheshi i

Katedrales dhe Shëtitorja Volpi (vaterfronti i

ri ku ndodhen hotelet më në zë).

Periudha koloniale shënoi një lulëzim

dhe një zmadhim të dimensioneve të qytetit,

por njëkohësisht edhe një shkëputje të raportit

me Medinën. Medina edhe pse tashmë e

zhveshur pjesërisht nga muret rrethuese, nuk

arriti të integrohej në procesin e zhvillimit të

qytetit kolonial. Kufiri ndarës ekziston ende

ndërmjet Medinës dhe qytetit bashkëkohor,

dhe një nga shkaqet është ndërtimi i një

infrastrukture rrugore të pakapërcyeshme në

shërbim të portit ( tashmë i zmadhuar sipas

porosisë së planit italian të vitit 1914).

Patologjitë aktuale

Transformimet më të fundit të Medinës

mund t’i permbledhim në dy arsye kryesore:

dinamikat esogjene ( probleme që lidhen

me raportet ndërmjet trupit të Medinës

dhe qytetit bashkëkohor) dhe endogjene

( problemeve të lidhura drejtpërdrejt me

kushtet e banimit në Medinë ).

Sot Medina perceptohet si pjesë e

veçuar nga qyteti. Ndërsa ndërtesat kryesore

përfaqësuese të institucioneve kolektive

islamike ( xhami, medrese, hamam, funduk)

të ndërthurura me rrjetën e gjallë të kalimeve

të mbuluara të suq-eve, përbëjnë akoma një

zonë tërheqëse për popullsinë urbane, pjesa

më e madhe e lagjeve të banimit dhe mbi të

gjitha lagjet periferike pranë mureve janë në

kushte të rënda degradimi nga pasojat sociale,

ekonomike e strukturore. Në veçanti lagjja

e hebrenjve, e artikuluar rreth sinagogës,

zona në kontakt me portin, skajet pranë

mureve antike të shembura nga italianët në

periudhën koloniale, paraqesin hapësira

të mëdha boshe si pasojë e shembjes së

ndërtesave, ndërhyrjeve të papajtueshme dhe

një braktisjeje në masë nga ana e banorëve

vendës.

Më pas ngulja në struktura të tilla e

popullsisë së imigruar nga zona të thella të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!