11.10.2019 Views

Forum A+P 08

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

POLIS University publishes the “Forum A+P” journal, the only scientific and cultural magazine in the Albanian –speaking countries for the fields of architecture and territory planning. This magazine is recognized by the Ministry of Education and Science, the Academic Degrees Evaluation Committee and has an ISSN international registration code in France. The magazine is published in Albanian and English language and contains a package of scientific, informative articles and analysis.

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Standarte të Kombeve të Bashkuara për

Barazinë e Mundësive për personat me

aftësi të kufizuara 11 . Në Planin e Veprimit

të kësaj Strategjie fusha e parë i përket

pikërisht jetesës pa barriera, me objektiva

dhe masa për zbatimin e tyre.

Hapa pozitivë u hodhën më tej në

përfshirjen e problematikës së planifikimit

dhe të zhvillimit të territorit pa barriera në

ligjin e ri, në vitin 2009, “ Për Planifikimin

e Territorit“ 12 , në grupin e punës për

hartimin e të cilit kishte përfaqësim edhe të

organizatave të aftësisë së kufizuar. Në këtë

ligj çështja e planifikimit dhe zhvillimit të

një territori të përshtatur për përdorim nga

personat me aftësi të kufizuara: a) Ka zenë

vend në Qëllimin e ligjit; b) Është pjesë

e Parimeve të planifikimit të territorit;

c) përcaktohet si çështje e Rëndësisë

kombëtare në planifikimin e territorit;

d) Është detyrim për t’u përfshirë në

rregulloret e ndërtimit; e) Është pjesë e

objektivave të planifikimit vendor.

11 A/RES/48/96 (1993) Rregullat Standarde të OKB për të

drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Neni 5 përcakton

detyrimet e shteteve për përshtashmëri për personat me aftësi

të kufizuara.

12 Ligji Nr. 10 119, datë 23.4.2009. “ Për Planifikimin e

Territorit “, neni 1, neni 3, neni 4, neni 6, neni 25, neni 27.

Një tjetër zhvillim pozitiv është edhe

miratimi i ligjit ” Për mbrojtjen nga

diskriminimi” 13 që pozicionon dukshëm

konceptin e ”përshtatjes së arsyeshme”

(resonable accomodation), mospranimi ose

kundërshtimi i së cilës përbën diskriminim

në rastin e personave me aftësi të kufizuara.

Ky koncept përbën një risi që duhet të

ndikojë veçanërisht në nxitjen e zbatimit

të legjislacionit aktual për ndërtimin e

mjedisit pa barriera.

Ligji “ Për administrimin dhe

bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit 14 ”

parashikon gjithashtu detyrimin për

sigurimin e përshtatjes së hyrjes në banesat

e personave me aftësi të kufizuara, si

detyrim të pushtetit vendor.

Në nëntor te vitit 2008 u miratua

“Rregullorja për shfrytëzimin e hapësirave

nga ana e personave me aftësi të kufizuara” 15 .

Në këtë rregullore përcaktohen rregullat

teknike për ndërtime të përshtatura,

njëkohësisht edhe për mjete transporti dhe

13 Ligjin nr. 10221, datë 4.2.2010 ”Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”,

neni 20.

14 Ligji Nr.10 112, datë 9.4.2009 “ Për administrimin dhe

bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit, neni 40”.

15 VKM Nr 1503, datë 19.11.2008 “ Rregullorja për shfrytëzimin

e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara”.

Elemente përshtatshmërie

ABSTRAKT

Në këtë artikull autorët paraqesin

rëndësinë e projektimit të përshtatur për

gjithëpërfshirjen sociale. Ato analizojnë

ecurinë e procesit të ndërtimit të

kornizës ligjore në këtë fushë, si edhe

mangësitë në zbatimin e saj, të jetësuara

në mjedisin rrethues. Përmes rezultateve

të vëzhgimeve ato sjellin në vëmendje të

lexuesve se, edhe pse legjislacioni ekziston,

mjedisi ndërtimor vazhdon të zhvillohet

me barriera që pengojnë përdorimin e tij

barazisht nga të gjithë njerëzit. Në artikull

tërhiqet vëmendja se procesi i edukimit

të studentëve - arkitektë, urbanistë,

konstruktorë e ndërtues të ardhshëm luan

një rol të rëndësishëm në parandalimin

e shfaqjes së barrierave në ndërtim. Për

këtë është e domosdoshme të pasurohen

kurrikulat dhe metodat e mësimdhënies

me njohuritë e domosdoshme për

konceptimin drejt projektimit universal.

Në artikull paraqiten gjithashtu hapat që

duhen bërë drejt progresit.

147

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!